Prova e shtetit në demokraci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Prova e shtetit në demokraci

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Nov 16, 2009 11:52 pm

Prova e shtetit në demokraci

Fehmi Ajvazi
Në demokracitë e zhvilluara, zgjedhjet janë një festë

Nuk është diçka e re për qytetarët e Kosovës, procedura e votimit. Qytetarët dhe shoqëria jonë, edhe pse nuk vijnë nga sferat e traditës së lashtë të kultivimit të demokracisë, kanë treguar që munden të qenësohen logjikshëm në korniza të vlerave dhe parimeve të sistemit të demokracisë. Shoqëria jonë “postluftë”, ka ditur të rreshtohet në mënyrë të shkëlqyeshme brenda kornizave eksplicite ku fuzionohet mendimi i lirë, vullneti i lirë qytetar, sistemi etj. Kjo duhet vlerësuar me përkushtim dhe duhet çmuar ex katedra, pavarësisht mendimeve dhe vullneteve divergjente qytetare, pavarësisht vështirësive të ndryshme, ideve dhe praktikave që shfaqen gjithandej, bazuar në faktin që më 15 Nëntor ( 2009) do të rreshtohemi sërish në fushën e “lojës” perfekte që imponon demokracia si sitem. Thjeshtë: do të rreshtohemi në provën e zgjedhjeve të radhës, për pushtetin lokal.
Sovrani popull, e ka fjalën të dielën më 15 Nëntor. Populli, do të votojë i lirë për subjektet politike që i preferon. “Liria e votës” apo “Fshehtësia e votës”, është thelbi që determinohet nga sistemi demokratik, si më i miri sistem ndër sistemet politike që njeh shoqëria dhe historia e organizuar njerëzore. Çerqilli ka thënë pak a shumë kështu: “…as sistemi demokratik nuk është më i miri por, s’ka sistem më të mirë se ky“. Duke qenë demokracia vlerë njerëzore-universale, Kosova ka nevojë që të ndërtojë në vazhdimësi rrugën e demokracisë dhe të fuqizohet në këtë univers. Zgjedhjet para të cilave ndodhemi, e “provokojnë” në disa mënyra kapacitetin tonë të organizimit dhe të zhvillimit demokratik. Janë disa arsye aktuale, ecja drejt të cilave shëmbëllen me provat e lirisë dhe të demokracisë të cilat ngase janë universale, çmohen dhe zhvillohen kudo.
E para, këto janë zgjedhje historike për Kosovën sepse mbahen të organizuara në mënyrë të mëvetësishme pas 17 shkurtit 2008, dita kur u shpall pavarësia e vendit. Duke qenë të këtilla, këto zgjedhje mendoj që duhet të ‘provokohen’ nga ndjenja plebishtare: qytetarët, t’u përgjigjen zgjedhjeve të 15 nëntorit me dalje masive në vendvotime. Faktorë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtar, tashmë e kanë dhënë këtë mesazh. Në demokracitë e zhvilluara dhe konkurrente, zgjedhjet janë një festë më vete. E qartë: mbase nuk jemi ende në këtë stad mirëpo, s’mund të vendnumërojmë dhe aq më pak të kthehemi prapa! Përkundrazi…
E dyta, dalja në votime është një obligim moral dhe kushtetues, sado që ky “obligim” nuk është i detyrueshëm dhe as i sanksionuar me ndonjë lloj norme. Kurse dalja masive në zgjedhje, do ta rriste kredibilitetin e shoqërisë kosovare në plotësimin e këtij standardi strategjik të sistemit të demokracisë dhe të shtetit ligjor, do ta forconte vetëdijen tonë individuale dhe kolektive për faktin që dimë dhe mundemi tutje të gjitha problemeve, t’i kryejmë detyrat tona të shtëpisë ashtu siç kërkohet.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi