Mikpritja shqiptare në sofrën tradicionale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mikpritja shqiptare në sofrën tradicionale

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Oct 27, 2009 10:13 pm

Mikpritja shqiptare në sofrën tradicionale

Sejdiu: “Darka e Lamës” shenjë falënderimi për të mirat që na i ka dhuruar Zoti

Si shenjë falënderimi për të mirat që na i ka dhuruar zoti brenda një viti, përkatësisht si lutje sublime për të mirat që do të na dhurojë në motet e ardhshme organizohet ky manifestim, i cili na bashkon e na ofron përreth sofrës së begatshme me drithërat dhe frutat e shëndetshme që i prodhon toka e bereqetshme e Kosovës, ka thënë presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ai këto deklarime i bëri të hënën me rastin e Ditës së Falënderimit, ku edhe ka shtruar “Darkën e Lamës”.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu është shprehur se kjo festë është një festë shumë e vjetër tradicionale, si dhe me këtë rikujtojnë nderimin që i takon presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili edhe e shpalli festë shtetërore.
“Në Kosovën moderne si akt i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, ‘Darka e Lamës’ e rikujtojmë nderimin që i takon në vitin 2002, kur presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e shpalli festë shtetërore. Që atëherë nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, si shenjë falënderimi për të mirat që na i ka dhuruar zoti brenda një viti, përkatësisht si lutje sublime për të mirat që do të na dhurojë në motet e ardhshme organizohet ky manifestim, i cili na bashkon e na ofron përreth sofrës së begatshme me drithërat dhe frutat e shëndetshme që i prodhon toka e bereqetshme e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.
Ndërsa, ka shtuar se sivjet këtë festë po e festojmë me të arriturat të rëndësishme të shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, ku progresi i Kosovës vlerësohet lart edhe nga miqtë e Kosovës në të katër anët e globit, duke theksuar se 62 vende të botës që tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës si dhe vendet e tjera që pritet të njohin në vijim, janë përkushtuar që të përkrahin pa kursim.
Ndaj, edhe në këtë natë solemne, presidenti shprehu mirënjohjen e thellë për të gjitha ato vende të botës që kanë përkrahur Kosovën për të arritur lirinë dhe pavarësinë dhe që po ne përkrahin edhe sot.
Me këtë rast, Sejdiu ka thënë se Kosova po kalon një sprovë të rëndësishme, zgjedhjet për pushtet lokal, ku i vlerësoi se deri më tani është parë një garë korrekte mes kandidatëve dhe subjekteve konkurruese.
“Me kënaqësi mund të them që deri tani kemi parë një garë korrekte dhe dinamike, e cila ka reflektuar një kulturë të mirë demokratike të kandidatëve, subjekteve konkurruese. Uroj që urtësia, toleranca dhe fryma e mirëkuptimit ta karakterizojë këtë proces deri në mbarim, sepse në këtë mënyrë ne do të jepnim para botës dhe para miqve tanë provimin e parë të madh të demokracisë”, ka thënë Sejdiu.
Kurse, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë votë nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë për pjesëmarrje sa më të gjerë në zgjedhjet e 15 nëntorit të këtij viti.
Në këtë darkë përveç presidentit Sejdiu, morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadorë, gjenerali i KFOR-it, Marcus Bentler, përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, kryetari i akademisë së shkencave, Besim Bokshi dhe anëtarë të tjerë të akademisë, familje të dëshmorëve, deputetë, ministra, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të policisë, pushtetit lokal dhe partive politike, përfaqësues të bashkësive fetare të Kosovës, përfaqësues të Biznesit e të tjerë, ndërsa munguan kryetaret e partive opozitare, Begjet Pacolli i AKR-së, Nexhat Daci i LDD-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 36490
Age: 60
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi