Faton Abdullahu:Gara dhe hilet për Prishtinën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Faton Abdullahu:Gara dhe hilet për Prishtinën

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Oct 09, 2009 10:43 pm

Gara dhe hilet për Prishtinën

Faton Abdullahu


Fushata zgjedhore për Prishtinën si pjesa më e rëndësishme e zgjedhjeve lokale të nëntorit, ka filluar para kohe. Ajo është plot me tensione ende pa filluar, apo thënë me sakt, vetë mënyra e fillimit të parakohshëm fletë për këto tensione. Kjo garë për Prishtinën në një mënyrë ti kujton disa notues, garues të renditur para kërcimit në pishinë të cilët kërcejnë para se të jepet sinjali për start. Kështu ndodhi edhe me disa garues për Prishtinën. Disa prej tyre u hodhën në garë para sinjalit për start. Ajo çfarë ndodhë në garat e notit dihet, garuesit e padurueshëm kthehen prapa dhe duhet të presin si të gjithë të tjerët sinjalin për start dhe të hudhen në uj në të njëjtën kohë. Por kjo nuk ndodhi në Prishtinë, sepse gara po vazhdon e pandërprerë. Tanimë të gjithë u hodhën në pishinën zgjedhore. Megjithëkëtë ashtu si shikuesit në pishinë, ashtu edhe votuesit në Prishtinë, panë këtë hile. Janë ata që më mirë se kushdo tjetër do ta vlerësojnë drejt këtë dhe janë ata që me votën e tyre do të deklarohen më së miri për këtë.
E keqja e gjithë kësaj është se, në një mënyrë ose tjetër, vëmendja e qytetarëve, mediave dhe vetë garuesve për Prishtinën u zhvendos duke u përqëndruar shumë në këtë problem. Ky problem u ngrit në çështje. Kush e filloj këtë garë me hile, ishte apo nuk ishte hile, filloj apo nuk filloj në të vërtetë fushata para kohës së përcaktuar? Kush po mbrohet dhe si nga e gjithë kjo e kush po sulmon dhe a po përfiton nga kjo? Për Prishtinën hallemadhe ky ishte një luks i tepruar. Në vend se të flitet për çështje vitale me të cilat preokupohet qytetari i Prishtinës, në vend se të ballafaqohen idetë dhe propozimet konkrete, për çështje konkrete, nga kandidatët konkret, qytetarëve të Prishtinës ju ofrua parafushata me një hile irituese. Vështruar nga një aspekt tjetër mund të konstatohet se fushata e mirëfilltë zgjedhore nuk filloj para kohe, përderisa qytetarët e Prishtinës në vend se të dëgjojnë nga kandidatët e mundshëm për kryetar diçka konkrete nga projektet dhe idetë e mundshme për qytetin e tyre, ata dëgjuan akuza e kundërakuza se kush filloj me hile e kush ishte hilexhi në gjithë këtë. Kështu që ata që menduan se duke përfituar në kohë, me të filluar fushatën para kohe mund të dalin humbësit e vërtetë në fund. Eklipsimi i rivavitetit të mirëfillët për kryetar të Prishtinës i projekteve konkrete i ofertave për një jetë më të mirë në këtë qytet, nga hilet e fillimit të parakohshëm të fushatës, ka irituar më shumë se që mund të duket qytetarët e Prishtinës dhe ata mund ti përgjigjen kësaj me votën e tyre e ndoshta edhe me apstenim nga votimi.
Apstenimi nga votimi nuk është i panjohur për qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm për ata. Ata kanë ditur ta bëjn këtë dhe atë në numër të madhë. Ky do të ishte efekti më i dëmshëm dhe gjithsëesi më i padëshirueshëm që mund të rezultonte nga kjo parafushatë jo fer. Nëse fushata ka filluar kështu jo ndershëm sikundër ka filluar, atëherë krejt normale që qytetari i Prishtinës nuk do të jetë i impresionuar për të mirë dhe me të drejtë mund të vë pika dyshimi edhe në çështje të tjera që ndërlidhen me këto zgjedhje. Kjo do të thotë se ai do ta humb interesimin për ato që i ofrohen, sepse përgjithësisht do të dyshoj në ndershëmri dhe drejtësi. Kjo do të thotë se atij i humb besimi që në start dhe zor se do të besoj gjëra të tjera kur dihet se premtimet vijnë nga një qendër, thjeshtë nga një brum. Dhe mbase nuk është vonë për të reaguar konform ligjit, sepse e keqja mund të jetë edhe më e madhe përgjatë fushatës së vërtetë zgjedhore, sikundër edhe më pas, me rastin votimit dhe numrimit të votave. Prandaj KQZ-ja duhet të reagoj. Në të vërtetë reagimi i saj po vonohet. Ajo duhet të reagoj, jo pse mund të përmisohet gabimi apo hilja që u bë, por ajo duhet ta bëjë këtë shpejt dhe rept duke i ndëshkuar ata që ajo konsideron se thyen rregullat e lojës me qëllim që të siguroj qytetarët se në rast të keqpërdorimeve të mundshme përgjatë fushatës, përgjatë numrimit, me çrast mund të dalin probleme të papritura, ajo është e denja të reagoj dhe të ndaj drejtësi. Reagimi i mirëfilltë i KQZ duke i ndëshkuar hilexhinjët do ti relaksoj qytetarët e Kosovës dhe do ta shtoj besimin tek ata, se ia vlenë të votohet dhe se vota e tyre do të jetë e vlershme dhe se nuk do të keqpërdoret.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi