Bislim Ahmetaj:Dy data që përgjaken lirinë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bislim Ahmetaj:Dy data që përgjaken lirinë!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 12, 2009 9:39 pm

Dy data që përgjaken lirinë!

Bislim Ahmetaj
Përvjetorët e paharrueshëm

12 shtatori i 1998 në Shqipëri dhe 11 shtatori i 2001 në SHBA janë rastet më flagrante, shfaqjet më të shëmtuara kur u tentua të vritet liria. Data e pare (12 Shtatori 1998) lidhet me nje vend të vogël ku liria kishte vetëm pak vite që kishte dalë prej hekurave dhe birucave ku e kishte ngujuar diktatura gjysëm shekullore, 12 shtatori 1998 përbën një datë ku koncentrimi i urrejtjes dhe hakmarrjes komuniste do të kulmonte me vrasjen e liderit të demokracisë, dhe tjetra 11 shtatori i vitit 2001 dita kur forcat e terrorizmit të stervitura në errësirë iu vërsulën vendit të lirisë, vendit që është garanti i lirisë jo vetëm për e kombit e vet por për shumicën e kombeve të lira të planetit. Në të dy rastet në shënjestër kanë qenë forcat e lirisë dhe demokracia liberale moderne, në të dy rastet pas planifikimit dhe organizimit të këtyre atentateve kanë qenë forcat më të errëta antishqiptare e antiamerikane. Komunistët shqiptarë dhe terroristët ndërkombëtar janë armiqtë më të betuar të Amerikës. Këto dy data treguan se terrorizmi s’ka as fe, as ide ka vetëm një mission ta sulmojë lirinë, demokracinë dhe mirëqënjen njerëzore. Goditjet e terroristëve në këto dy data zgjodhën për objektiva zëmrën e lirisë së dy kombeve tona. Me 12 shtator 1998 bandat e policisë së shtetit guxuan dhe vranë simbolin e lirisë dhe pluralizmit politik shqiptare, kreun e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90, kryetarin e pare të të parës parti opozitarë pas gjysëm shekulli diktaturë, simbolin e guximit dhe kurajos njerëzore, mbrojtësin e fjalës se lirë , avokatin e të vertetës, Azem Hajdarin. Këto cilësime për Azem Hajdarin nuk i them unë, ato i tregoj veprimtaria e tij jetësore në ato 8 vite të aktivitetit të tij politik. A nuk ishte Azem Hajdari njeriu që u përball më diktaturën dhe pa kurrfarë mbështetje doli në krye të studentëve dhe intelektualëve në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit të ’90-tës? A nuk ishte Azem Hajdari njeriu që u shndërrua në symbol të mbrojtjes së shtypit të lirë në atë kohë kur ai po lindte, kujtojme kohën kur u bë Kryetar i Këshillit Botues të gazetës opozitare Koha Jonë, apo më vonë kur u ngujua në grevë urie para televizionit publik (TVSH-së) ? A nuk ishte ai symbol i mbrojtjes së të drejtave të njëriut kur u solidarizua dhe i mori në mbrojtje të përndjekurit politik që po kërkonin thjesht njohjen e vuajtjeve të tyre? A nuk ishte Azem Hajdari avokati i të vertetave tragjike të “revolucionit të vonuar” komunist të mars-qershorit 1997? Të gjithë dëshmitarët okular të atyre ngjarjeve tragjike arshivuan të vertetat që kishin parë me sytë e tyre tek Azem Hajdari të bindur se ai me vyrtytshmërinë, guximin dhe kurajon qytetare që e kishte karakterizuar për 8 vite në parlament , në medja, në takime publike e kudo do t’ju a tregonte shqiptarëve të vertetën lakuriqe. Mu për këto arësye ai, Azem Hajdari, symbol i njëriut të lirë, bartës i një historie të lavdishme të fillimit të demokracisë ishte shënjestruar për tu vrarë. Si përçuesh i atyre vlerave dhe atributeve që i rendita më lart me pushkatimin e tij ata, vrasësit me uniformë policore, synonin vrasjen e lirisë, pushkatimin e demokracisë, mbjelljen e frikës dhe terrorit tek njerëzit e zakonshëm të vendit ku liria dhe demokracia ishin akoma në premature. Për këtë arësye 12 shtatori i 1998 është sulmi më i egër që i është bërë demokracisë dhe lirisë në këto afër dy dekada
të pluralizmit të ideve dhe vlerave në Shqipëri.
Ndërsa 11 Shtatori i 2001 për kombin e madh amerikan, për kombet e lira përbën tronditjen më të madhe të vlerave të lirisë dhe demokracisë, të forcës dhe mirëqënjes. Avionët që rrafshuan për pak minuta Kullat Binjake goditën simbolin e mirëqënjes botërore, të tjerët që goditën Pentagonin tronditën sigurinë globale, të njëjtët e po asaj ditë të tmerrshme tentuan të godisnin Philadelfian shtetin historik të kombit amerikan, kombit më të lirë ndër kombe, kombit më të prosperuar të planetit tone.
Pas tragjedisë së 11 shtatorit shtëpia e lirisë Amerika është ngushtuar pak. Për mbrojtjen e saj kanë dalë dhjetra ligje dhe vendime që e kufizojnë atë. Ata që planifikuan poshtrimin dhe gjunjëzimin e Amerikës me 11 shtator e kanë marrë përgjigjen. Amerika, ëndrra e lirisë dhe demokracisë nuk mposhtet dot. Ajo përkujton qytetarët e saj të rënë me 11 shtator edhe si kujtesë se forcat e terrorizmit s'ndalin së planifikuari sulme të reja.
Ndokush mund të mos gjej shumë ngjasje me këto dy data ndër këto dy kombe që janë rreshtuar në të njëjtën kahje për ta luftuar terrorizmin në cilëndo shfaqje që ai të paraqitet, por unë si një dëshmitarë dhe dhe protagonist modest në shumicën e ngjarjeve të ndodhura në këto dy dekada të zhvillimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë e kam bindje të thellë se 12 shtatori i 1998 ka qënë dhe mbetet sulmi më i egër që i është bërë lirisë dhe demokracisë së brishtë shqiptare.
Lutja për paqe për shpirtrat e të rënëvë me 11 shtator në Amerikë e 12 shtator në Shqipëri duhet të shoqërohet me rritjen e përpjekjeve tona që demokracia në Shqipëri të fuqizohet, që liria e vendit tonë të bëhet e pacënueshme, që kombi ynë të bëhet ashtu siç e donte Azem Hajdari komb i lirë, i bashkuar i zhvilluar.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi