Teki Dervishi:Falënderimi romak për 'Ovacion' ose Lopa e Indisë Evropiane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Falënderimi romak për 'Ovacion' ose Lopa e Indisë Evropiane

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Sep 07, 2009 8:26 pm

Falënderimi romak për 'Ovacion' ose Lopa e Indisë Evropiane

Teki DERVISHI




Kush po e përkëdhel Serbinë? Serbia në Evropë tashmë edhe zyrtarisht konsiderohet Lopë e Indisë.
Zonja Cristina Gallach zbulon (shpërvjel) sferën “e stabilitetit pa stabilitet” (Kacin) hipokrizinë politike tradicionale të BE-së në Kosovë; ajo është një zëdhënësim i Atij që qëndron prapa perdeve, derisa i shpërvjel Cristina, që pastaj, pas fjalëve të saj, të portretohet Figura Shantazhiste e Plakut Simpatik Energjik. E pas Plakut - Stepa e ftohtë ruso-aziatike 1244. Ajo Zonja, ç‘është e vërteta, nuk është asgjë tjetër më shumë sesa një moderatore që shpërndan tituj “ovacioni” si Senati Romak Pompeut, tituj falënderimi Apokalipsës që ndodh sot në Kosovë. Po ja që ajo kërkon që këto falënderime t’i shpërndanim edhe ne “kosovarët” si mirënjohje (ovacion) për Zonjën Evropë.
Opinioni më në fund e zbuloi të vërtetën. Të vërtetën e heshtin vetëm liderët shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, ndaj opinionit i mbetet kuluari, i mbetet “shpërndarja guerile” e zbulimeve të tradhtisë që iu bë Kosovës në OKB-BE. Opinioni po vlon, por ky opinion shqiptar nuk është medial, prandaj nuk është i zhurmshëm. Por kanë nisur bulëzat të shpërthejnë gonxhe edhe në media.
Kur një Mbreti i vinin lajme nga spiunët se populli po vlon nga pakënaqësia, ai fërkonte duart i kënaqur. Kur njëherë Mbretit i erdh lajmi se populli më nuk po fliste kundër Mbretit, ai tha, më paska ardhur fundi. Pakënaqësia është si shpatë samuraji, rrjedh si uji, s’ka fillim as mbarim! Ndaj nuk e di ku gjendesh brenda saj!
Pra “stabiliteti”, zhurma e heshtur! Ende janë po këto të njëjtat redaksi dhe “personalitete” që udhëheqin median shqipfolëse të UNMIK-ut (Serbisë) në Kosovë. Tash pos policisë dhe armatës, të huajt në Kosovë po instalojnë “instrumentet elektronike” të kërcënimeve satelitore (nëpërmjet Gallach-es dhe Carl Bildti-t). Kërkojnë publikisht dënime drakonike kinse për Vetëvendosjen, por porosia jepet “për të gjithë të tjerët shqiptarë” që rastësisht mund të “sillen” si Vetëvendosja, o t’i shkojnë prapa, kur kjo të rifillojë të brohorisë me turma qindra mijë qytetarësh USA! USA! USA! Kërcënimi vjen nga zyra e Solanës për të gjithë shqiptarët që do të mund të merrnin qëndrimin e Vetëvendosjes, për shqiptarët që nuk duan të shtiren të marrë dhe të shtiren se ende ka “paqartësi” që i shiti lirë Jap de Hoop Scheffer, Ban Ki Mun dhe Havier Solana që qershor të vitit 2008.
Ajo Cristina ditë më parë na përkujtoi të mos e harrojmë ndihmën që na ka dhënë Evropa. Mendon në ndihmën e premtuar materiale: Evropa zhvillimin ekonomik të Kosovës, USA-ja bombardimet. Kështu ishte Kontrata. Cristina na këshillon të mos harrojmë “ndihmën” e Evropës, dhe kur kujtohem që të mos harroj, më bie ndërmend avaria permanente e KEK-ut, dhjetë vjet net të ftohta dimri pa rrymë e ngrohje, pa ujë, 80 për qind papunësi; më përkujton “Dhuratën e Djallit” (1244), e çka nuk më kujtohet; atentatet dhe djegiet, shkërryerjet nëpër baltë të ushtarëve të lirisë gjatë demobilizimit të tyre, netët “kristale sociale” të tallavasë televizive të qindra mijë të të hendikepuarish qytetarë nga trauma e luftës; okupimi i një të tretës së Kosovës; institucionet e përkohshme “qeveritare”; dekulturimi (shkombëtarizimin); zhdukjen e klasës së mesme qytetare; indeksimi inkriminues ndaj intelektualëve që janë bërthamë e borgjezisë shtetformuese, aristokracisë shpirtërore shqiptare); më kujtohet “autoritariteti” cinik i “praktikantëve politikë” nga Azia, Afrika dhe Evropa e “periferisë dekadente”; adrenalina e inferiorëve pjatëlëpirës shqiptarë vendas që u rrinin në këmbë Galluqëve dhe kërkon të holla për “projekte” “artistike”, “humanitare”, “emancipuese”, “arsimore” sipas metodës së Gjorgj Sorosit. Për të gjitha këto duhet falënderuar Cristina Gallach-ken. Sidomos Hakerupin, Kushnerin, Shtajnerin, Holkerin, Rukerin dhe kjut Zanierin. Të gjithë evropianë të Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara “bashkojnë vetëm evropianë” në Kosovë. Për shkak se nuk do të ishte thjeshtë estetike që Idi Amin Dada të emërohej kryeadministrator në Kosovë, pasi që vdiq në gusht të vitit 2003.
Në fundpranverë të vitit 1999 Serbia e dogji krejt Kosovën. E rindërtoi (sa të futet koka nën strehë) populli i varfër me ndihmën e diasporës shqiptare, kush pa ia dhënë krahun. Evropa nuk lëvizi gishtin. Dhjetë vjet kush nuk i kërkoi Serbisë reparacione lufte. Le po nuk i kthen as eshtrat e viktimave të saj. Dhjetë vjet UNMIK-u liberalizoi doganat që Kosova të bëhej treg i Serbisë, të destimulohet prodhimtaria në Kosovë, të kolonizohet Kosova në mënyrën më klasike. Për të gjitha këto Cristina kërkon ta falënderojmë shefin e saj, BE-në.
Cristina Gallach: “BE-ja e ka dënuar vandalizmin ndaj automjeteve të EULEX-it”
dhe
Cristina Gallach: “BE-ja ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”!
Shqiptarët e Vetëvendosjes për BE-në janë vadalistë.
Serbët në veri të Kosovës, për BE “janë për keqardhje”, gjynah. Plus ky “gjynah” vjen vetëm për “zhvillimet e fundit” në Veri, e jo për “zhvillimet 10-vjeçare”.
Pra serbët në Kosovë tashmë janë kultizuar në Lopë të Indisë (qenie të shenjta). Kur vrasin ata, BE-ja shpreh keqardhje. Lopët në Indi janë kult mistik hyjnor, i gëzojnë të gjitha të “drejtat animale”. Kriminelët e strukturës paralele ish-paramilitare serbe për BE-në janë “për gjynah” (keqardhje), janë Lopë e Indisë, kurse Vetëvendosja është “vandaliste” (kriminele, barbare). Një Indi e tillë mistike është politika “moderne” “demokratike” “elokuente” e BE-së në Kosovë. Kosova është qendra koloniale me shumë zyra misionare të mistikës okultiste politike të BE-së. Në kohën e Milosheviqit, pakica serbe kishte shtet, polici armatë, por ishte e “diskriminuar” nga “vandalistët” shqiptarë që nuk kishin as shtet, as polici, as armatë. A po shihni farë ndryshimi sot?
Çka ka ndryshuar sot nga ajo kohë kur “vandalistët” shqiptarë pranë Lopëve Indiane sillen si fanatikët para shenjtorëve abstraktë? Këto kanë qenë (dhe janë) standardet evropiane (para statusit) për shqiptarët, shqiptarët ta bindin Evropën se për pavarësinë e Kosovës e pranojmë edhe robërinë më të egër se të Rankoviqit dhe të Milosheviqit, administratorëve mercenarë të Serbisë me zyra në UNMIK.
Serbia me një politikë primitive, po tregohet më e zonja se “diplomacia” e famshme evropiane, sepse Serbia, me po këtë primitivizëm tradicional, arriti ta çjerrë maskën e Evropës dhe të bindë krejt botën se Evropa nuk e ka bërë një hap avancimi në kualitetin e diplomacisë së saj që nga vitit 1938 (nënshkruanin protokolle me Hitlerin)! Evropës sot i nevojitet një Rend i Ri Botëror, jo më me Bonapartën, Hitlerin dhe Milosheviqin. Evropa ka nevojë për një tronditje që të zgjohet nga letargjia e diplomacisë luftarake hipokrite social-kristiane.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi