Kostaq Xoxa:Një shuplakë tjetër në dobi të “Bechtelit” dhe në turp të PS-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kostaq Xoxa:Një shuplakë tjetër në dobi të “Bechtelit” dhe në turp të PS-së

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 06, 2009 6:39 pm

Një shuplakë tjetër në dobi të “Bechtelit” dhe në turp të PS-së

Kostaq Xoxa


Monumenti madhështor, që do të mbetet kryevepra e përkushtimit atdhetar katërvjeçar të qeverisjes Berisha, është autostrada Durrës - Kalimash - Kosovë. Nihilizmi i çfarëdo suksesi të padyshimtë të kësaj qeverisjeje, ka pasë marrë përmasa qesharake në denigrimin e këtij monumenti arkitektonik të pashembullt në Ballkan, por edhe të rrallë në të gjithë Europën. Si gjithmonë, është vënë në shërbim të vjelljeve të gojëzbrazëtit Erion Braçe, të nxitur nga Edvin Rama, e gjithë makineria e propagandës mashtruese të „Zërit të Popullit“ dhe të mjaft medieve të majme, të vëna në dorë me bakshishe të shumta nga ultramilioneri Rama. E çfarë nuk u tha, gjatë kohës kur ura me lartësi marramendëse dhe me vlera veprash arti, të paimagjinuara ndonjëherë nga shqiptarët, pasonin njëra-tjetrën duke mbartur mbi kurriz katër korsí rrugësh të afaltuara në mënyrë të përsosur, që përçonin makinat në tunelin monumental të Kalimashit. Ndërsa Braçe ulërinte me shifrat e tij të shpifura fantazmagorike për korrupsion, Edvini, personi i fjalimeve të shthurura, që merrnin aty për aty një përmbajtje qesharake, bubullinte se : “Inaugurimin do ta bëjmë né!”. Dhe kur, si shumë thënie të tij, édhe ky budallallëk do të përfundonte në blof, shumë nga socialistët e tij, pa i marrë dorën politikanit që po bëhej përherë e më i pabesueshëm, vajtën e u bashkuan me ortekët e pambaruar të demokratëve të të dy anëve të Kalimashit, për t’u befasuar nga ky tunel që të linte gojëhapët, një mrekulli të cilën édhe “të gjezdisurit” jashtë vendit, nuk e kishin parë as në Europë!
Sigurisht, gjatë kthimit të varganit të autobusëve për në Tiranë, Durrës e gjetiu, muhabeti kryesor ishte gallata për taksën Majko dhe për rrugëzën që ishte parashikuar më parë nga Partia Socialiste e cila përmendej me mburrje, si kundërpeshë(!), për “meritën” se ishte projektuar të bëhej, paçka se ky “projektim iu la kalendave greke për nisje, palé për përfundim! Veçse paret e një rruge që ekzistonte vetëm në memorien propagandistike, mblidheshin kokërr më kokërr në llogari të asaj që u quajt, ironikisht, “taksa Majko!”.
Propagandistët e Edit nuk shohin dot traun para syve të tyre, por kërkojnë të këqyrin qimen në Malin e Dajtit!
Me këto huqe që u bënë pjesë e ADN-së së tyre, nuk lanë fjalë të padrejtpeshuar ndaj të suksesshmit Lulzim Basha i cili, për të qenë korrekt në maksimum ndaj shqiptarëve dhe ndaj llomotitjeve të opozitës, në veprimet financiare të kompanisë prestigjioze amerikano-turke “Bechtel & Enka” vuri në dispozicion dy supervizorë të kontabilitetit, nga më të njohurit në Europë, për ndershmërinë dhe për aftësinë shkencore të tyre. Më vjen keq që nuk ua mbaj mend emrat por, nëse nuk gaboj, njëri ishte suedez.
* * *
Tani kjo autostrada që mban vulën e qeverisjes demokratike të katërvjeçarit të kaluar, duhet të vazhdojë itinerarin e saj drejt Kosovës. Shtatë kompani janë vënë në tender për të marrë përsipër vazhdimin e kësaj rruge . Pra, shtatë kompani janë pjesëmarrëse në tenderin. Ndër këto është edhe “Bektel & Enka”. Ministri i Transporteve në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, është shprehur se “Bektel është parakualifikuar e para për nga pikët për ndërtimin e këtij projekti kombëtar”.
Me këtë gazetë në dorë, janë dëgjuar të grinden dy miq, në një kafe:
-Prapë Bektel në këtë autostradë?
-Pse, ç’të keqe ka!
-Por as ti s’e paske dëgjuar sa është përfolur kjo kompani për autostradën Durrës-Kalimash?
-Sigurisht që e kam dëgjuar. Por nuk po më pyet se nga cili e kam dëgjuar!
Tjetri e kuptoi se ku donte të dilte miku i tij i vegjëlisë, por jo i së njëjtës parti. . .
-Nga shtypi.
-Nga shtypi i majtë thuaj... Nga shtypi i Ramës. Por të pyeta për personin.
-Nga Erioni, Erion Braçja.
-Alla hile mos ma përmend atë emër, se më mbeti kafja në fyt! Nga Erion xhepaxhiu, thuaj. Nga ai zëçjerrë lamash, që s’di veçse të shpifë e të mashtrojë! Morëm një lajm të mirë: se vëllezërit tanë kosovarë ia paskan varur hebet e s’i paskan besuar asfare fjalët, atij rremashi ordiner!
-Ne jemi miq vegjëlie dhe s’kemi përse të prishim shoqërinë për hatër të Erionit, - e zbuti muhabetin socialisti.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi