Agim Vuniqi:Sot janë “majur” nga të mirat e hyqmetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Vuniqi:Sot janë “majur” nga të mirat e hyqmetit

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Sep 04, 2009 4:08 pm

Sot janë “majur” nga të mirat e hyqmetit

Agim Vuniqi
A ka Kosova polikë të pavarur shtetërore...!? (2)

Për të vepruar njëanshëm duhej ditur edhe konstelacioni i forcave të brendshme, e ai ishte shumë stabil, edhe ashtu dihej se pavarësia nuk arrihet me shumë alternativa, ose duhej t’u besohej subjekteve që do të qeverisnin me Kosovën në t’ardhmen, sipas procedurës zgjedhore por edhe sistemit zgjedhor, d.m.th. kandidimit, votimit dhe numërimit të votave, ose alternativa tjetër ishte shembja institucionale “domino” e të pakënaqurve (që nuk janë të paktë) dhe prishja e konfiguracionit politik-institucional çfarë është tash.
Një gjë është evidente që faktori ndërkombëtar nuk ka kohë të merret me kaq shumë alternativa, as tash, duhet pra t'i paraprihet proceseve që në nismë, e jo të reagohet me vonesë, dhe pastaj të bllokohen nismat e çfarëdo projekti qoftë edhe ai protokollar, ngase BE-ja nuk do të tërhiqet aq lehtë nga investimet e deritanishme diplomatik.
Patjetër duhet të ketë marrëveshje të zgjeruar dhe qeveria e Kosovës duhet të jetë e vendosur se çfarë kërkon, dhe si mendon ta realizojë shtetndërtimin dhe sovranitetin e plotë territorial. Pra, ai që ka marr përgjegjësinë për një akt të tillë madhor duhet të njeh mirë e mirë konstelacionin e forcave të brendshme, ngase shumë nga ata që kane qenë “te rebeluar” sot janë shumë paqësor, janë “majur” nga të mirat e hyqmetit, dhe cili do të na bind se ata do ti lenë anash aq lehtë, te mirat materiale që ua garantojë hyqymeti.
Tashmë janë ndërruar rolet nuk ka opozitë të sinqertë, siç kishte më herët, këtë e kanë harruar edhe shumë nga ata që vuajtën burgjet më të rënda, ajo është edhe tash siç ishte përpara jashtë dyerve të Kuvendit të Kosovës, opozita e sotme e vetme është ajo e të rinjve, në krye me disidentin politik Albin Kurtin, prandaj meriton të dëgjohet alternativa e tyre, nëse jo tash, do të jetë më vështirë më vonë, ngase pakënaqësia po vjen duke u shtuar, me tendenca të rritjes dhe rrezikut të daljes jashtë kontrollit.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi