Teki Dervishi:Shpirti i robit në aparteid

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Shpirti i robit në aparteid

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 31, 2009 2:17 am

Shpirti i robit në aparteid

Teki DËRVISHI
Sheshi në sirtar

Si do t’i përgjigjemi historisë kur të na pyet: si është e mundur që një vend me akademi të shkencave, pas “mbikëqyrjes” 10 vjet të OKB-BE-së, e zbulon qëllimin (platformën) politike të “misioneve” evropiane në Kosovë? A e ka Evropa një “shkresë” (traktat) të vogël që do ta pranonte krimin që ka bërë kundër shqiptarëve gjatë historisë, që të kishte athua dhe arsye të vinte të na “mbikëqyrë” tash si “mikeshë” ndërkombëtare? Jo më sa ka Turqia ndonjë “shkresë” (zyrtare) kërkim faljeje. Kush e frenonte administratën e ShBA-së ta bombardonte logjistikën e armatës dhe paramilitarëve të Millosheviçit?!
Nejse, na thonë popull i romantizmit të vonuar, (renesancës rilindëse iluministe) ndaj 10 vjet (1999-2009) për ne konsiderohet kohë rekorde që së paku morëm zemër të shtrojmë dilema lidhur me administrimin e Serbisë në Kosovë në emër të BE-OKB. Por ka nga klasa e privilegjuar e pasanikëve të luftës dhe pasanikëve të sponzoruar nga “misionet” evropiane, që edhe dilema lidhur me rolin e BE-së në Kosovë u pengon! Çfarë jemi ne, për ne është sukses i madh që nuk pritëm edhe 10 vjet të ardhshme të zbulojmë substancën politike të platformës së Ahtisarit që e sponzoroi OKB-ja, kurse e “punoi” sekretariati politik i BE-së. (Këtu e tutje, sa here përmendet BE, lexoni – Spanja, ose përkujtoni emrin e shefit të saj).
Ç’është e vërteta, ata pasanikë që përmenda më lartë po i japin zjarr, dhe po e bëjnë të diskutueshëm “zbulimin” që, fundja as nuk e bëmë ne, por Eulex-i kundër vetvetes, se kujton që nuk reagojmë, që nuk marrim vesh, që mund të na shesin si gjithnjë dushk për gogla. Tash na e analizojnë Kushtetutën, dhe thonë se ne u kemi dhënë ingerenca ekzekutive. Po, po pikërisht kjo Kushtetuta e gjorë që e zbërthejnë sikur të ishte një libër letrar simbolesh e metaforash e jo paragrafësh e nenesh decidivisht diskurzive, tash do t’u shërbejë evropianëve të mbrohen me të, edhe pse nuk e pranojnë! Por kur u rikonfigurua si zyrë e Unmik-ut ky far Eulex-i, para se të miratohet Kushtetuta, apo si kufiri pas të vjelave, krejtësisht gjashtë muaj më vonë Kushtetutës? Kush i konstruktoi “misionet” evropiane, Parlamenti i Kosovës apo Ban Ki Moon-i dhe Putini. Nëse Kushtetuta i paska paraparë (dhe imponuar) “mbikëqyrësit”, a ka kund ndonjë paragraf decidiv në të, ku parashihet se “mbikëqyrësi” i ligjit nuk do ta pranojë ligjin, subjektivitetin e sovranit?! Por kjo është një problem tjetër që do ta zbërthejnë teorikisht masteret shqiptarë të së Drejtës Ndërkombëtare. Të diskutabilizojnë, fundja, pikërisht me “producentin” e të gjitha Kartave të OKB-s, të cilat nuk i shkel askush tjetër pos vetë OKB-së! Dhe jo vetëm në Kosovë.
Një sy nga pamja e traditës sonë: shqiptarit, edhe në çastet e liga të historisë, nuk i pret kurrë sëpata në një vend. Janë çuar peshë klasa politike t’ia nxjerrin sytë njëri tjetrit për pushtet, pikërisht në kohën kur BE-ja nuk e pranon subjektivitetin as të shtetit, e le më të pushtetit të Kosovës. Deri edhe Franca u bë nervoz me Gjeliqin, e instanca të larta politike në ShBA deklarojnë se Serbia në Kosovë po bën politikë skizofrene. Pra, Serbia po bën, jo OKB-BE, kryesore po konstatohet se Serbia në Kosovë “po bën diçka”. E po me ndihmën e kujt “po bën diçka” skizofrene? Me ndihmën e partnerëve të saj!
Janë mësuar shqiptarët të jenë me shekuj “të mbikëqyrur” derisa qëndrojnë në pushtet, e sidomos në opozitë të tij, sepse kur janë në opozitë janë më agresiv dhe nuk zgjedhin mjete “me e marrë pushtetin” e mbikëqyrur. Ndryshe qysh nxirren sytë tanë para “mbikëqyrësit” evropian?! Dhe diskutabiliteti imponohet nga fakti se mungon qëndrimi zyrtar institucional lidhur me “zbulimin” e “tiparit politik” të “ndërkombëtarëve” (ekskluzivisht evropianë) në Kosovë. Madje edhe po të ekzistonte qëndrimi i tillë (institucional) mbi (thënë më së buti) arrogancën evropiane, kemi ne kapadainj që profecizmin e tyre të mendjes së shëndosh e shesin me piskamën e tyre nervoze dhe patetike, dhe të quajnë “taliban” nëse veç një shibel a një pendel të vogël e hedh në krahun virgjër të policit eulexistaneze.

Dhjetë vjet ka qenë e ndaluar të kishe së paku një dyshim të vogël, një dilemë mbi “çlirimtarët” që i kemi futur grumbull në një thes me etiketën “ndërkombëtarë”! Thua se krejt bota u ngritë së bashku ta çlirojë Kosovën prej Serbisë! Nuk është e rëndësishme që, pas “zbulimit” dalin në debat publik botëkuptimet “e lira” opinjoniste pro et contra “ndërkombëtarëve”. Thash “nuk është e rëndësishme” sebepi që ne shqiptarët, nuk ka shanse të bëhen bashkë, o contra o pro, se kjo u duket ide megalomane e shek. 19. Pastaj akademia e shkencave (me të vogla) është në letargjinë e hezitimeve, “me bo me u que, na shkon kryet”, ose na thonë “taliban”! Kështuqë opinionin shqiptar po e krijojnë gazetarët dhe aparatçiknia e aktivistëve politikë nëpër katundet e krahinarizmës dialektore “kosovare” të Kosovës, tashmë të postuar në “institucione”.
Aiii, hajt të lutëm, hape një enciklopedi, dhe lexo te fjala “aparteid”? Se po kënaqën disa kur kanë dëgjuar se Eulex-i paska të drejtë të shkarkojë edhe ministra, bile të bëjë edhe diçka më shumë në këtë drejtim, se sa për tan a burgosur, s’ka kush e ndal, se po ia lejuaka Kushtetuta. Ata le të kënaqën, por Eulex-i le të provojë, dhe menjëherë do të bindët se në Kosovë nuk ekziston vetëm klasa politike, por edhe Vetëvendosja, edhe populli i Kosovës ekziston, nuk ka vdekur ende populli qoftë madje edhe kosovar.
Eulex-i nuk i përgjigjet ligjit të sovranit të Kosovës. Mbi këtë ligj të cilit nuk i përgjigjet edhe kur e shkel në mënyrën më drastike të mundshme, ai mund të të sanksionojë ty, kurse ti atë mund ta shikosh nga dritarja indiferente e Akademisë dhe Institucionit. Aparteid do të thotë, kur një klasë politike nuk i përgjigjet ligjit kundër klasës tjetër, të cilën e sanksionon po me atë ligj! Kërkoni ngjashmëri me sistemin e Rodezisë në kohën kur Mendela ishte i burgosur. Këso “mbikëqyrje” historia e aparteide kolonizatore nuk ka shënuar asnjëherë në kronikat e saj!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi