Yrjet Berisha: Poetika e romanit kryengritës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Yrjet Berisha: Poetika e romanit kryengritës

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 29, 2009 1:36 am


Agolli
POETIKA E ROMANIT KRYENGRITËS


(Dritëro Agolli: "Dështaku", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë 1991)

Nga Dr. Yrjet Berisha

Dritëro Agolli është njëri nga shkrimtarët më të njohur në letërsinë e sotme shqipe. Ky autor ka shkruar shumë vepra poetike, prozaike, eseistike etj. Pas romaneve "Komisari Memo", "Njeriu me top", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" dhe "Trëndafili në gotë", ky autor botoi edhe romanin "Dështaku", më 1991.
Romanin "Dështaku", e shkroi pas një përvoje të gjatë në krijimin e romaneve. Padyshim se njëri ndër romanët e tij më seriozë është romani satirik "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", botur para njëzet vitesh, por edhe i përkthyer tash së voni edhe në frëngjisht. Ky autor është i sukseshëm edhe si poet...
Autori me romanin "Dështaku", duket se ka ndjekur një poetikë specifike, me rrëfim të gjatë e të pandërprerë. Tërësia e këtij teksti të gjatë prozaik ka ngjasime të dukshme me poetkën e përrallës shqiptare. Gjatë gjithë fabulës së tij ky roman i ekspozohet në mënyrë të pandërprerë fjalive të ngjeshura. Romani ka stil lirik e epik të brumosura me mjeshtri rrëfimi. Struktura e romanit është e lahtur dhe e reduktuar me gërshetimin e imtësive narrative tërhequr me vija e jehonë dramtike. Herë pas herë del edhe toni retorik që puçet dhe konstruktohet në tonin epik dhe tonin lirik që vetëm një shkrimtar si D. Agolli, ka mundur të krijojë.
Edhe ky roman i Agollit, s'dallon shumë nga romanët e tij mëparshëm. Afëria e këtij romani me të tjerët është pikë së pari në: ngjajshmërinë e rrëfimit, bota e njohur dhe karakteristike, pasqyrimi i ambentit dhe i personazheve me të gjitha tiparet e tyre, dhe në fund poetika e këtij romani që si themel të saj të natyrshëm ka konstrukrtimin e romaneve tradicionale socrealiste. Por përkundër faktit se romani i përket rrymës socrealiste, që ishte e imponuar nga sistemi, socialist, autori i këtij romani vë në shënjestër atë sisitem shoqëror që ia hodhi themelet edhe artit (socrealist).
Romani ka gjashtë kapituj, por këta blej a kapituj ndahen edhe në disa pjesë të tjera që kështu e përbëjnë këtë roman të këtë një tërësi rrëfimi të pandërprerë. Forma e tillë ka bashdyzim rrëfimi. Në fabulën e këtij romani paraqitet dukshëm edhe rrëfimi retrospektivë. Por ka raste kur shkrimtari D. Agolli, nis rrëfimin e ashtu thjesht, dhe në mënyrë të sinqertë. Fabula e tij është kjo: takimi i rastësishëm që më vonë shndërrohet në takim intim për dy personazhet. Kështu që nga takimi i parë e deri në fund ata i ndjek një mallkim e urrejtje e kaputuieshme dhe krejt e paarsyeshme. Thurja e këtyre kapitujve bëhet sipas një shqiptimi të veçantë që mund të përfillet edhe si tekst dramatik, por që nëpër shtresat e tij ka elemente narrative që përmes funksionit të fjalive, mëton dhe ia arrin t'i lidh kapitujt e romanit, disi si një ind i tejdukshëm rrëfimi. Shtresat e tilla artistike kanë
njësi të tëra me rrëfim të përrallës, që të gjithë këto i mbanë një narracion i përheshëm sintetik.
Struktura e romanit "Dështaku", ka ndërtim të harmonishëm dhe ka përputhmëri të rrjedhshme me të gjithë mjetet artistike. Zbërthimi i këtij materiali nëpër kapituj dhe nënkapituj bëhet i qetë dhe pa zjarmi, pa tension dhe pa inflacion fjalësh. Rrëfimi i këtij romani i përket orbitës racionale, ku në poetikën e tij hasen të gjitha mënyrat e rrëfimit, sipas pozitës që merr narratori në roman.
Këtë vepër autori e ka krijuar fal përvojës së gjatë letrare dhe kulturës së tij të brumosur intelektuale. Konstriktimi strikt dhe i cytur nga sendërtimi i ngrehinës së artit shkon dhe merr shtrirje të gjërë. Aty kemi edhe përshkrim, edhe përshtypje frymëzimi, edhe kujtime, edhe ripërsëritje bisedash etj., që shfaqen përmes personazheve a heronjeve të romanit që janë bartës kryesor të romanit dhe të fabulës së tij, me elemete artistike që e shtytet përpara poetikën e romanit atëherë të lë të kuptosh se ai shkon përpara ashtu siç e parashohin parime dhe paragrafët strikte të metodës së socrealizmit, që D. Agolli, i përmbahet me përpikëmëri jo vetëm në këtë roman, por edhe në veprat tjera të këtij autori.
Heronjtë e romanit janë të çiltër edhe pse në fillim janë të luhatshëm. Mirëpo, kur zbërthehet "molla e sherrit", atëherë autori çdo projekti të mëtejshme i jep kahje të natyrshme. Diciplinohen heronjtë. Ata vizatohen të heshtur dhe të menduar. Kanë psikologji reale. Autori instalon probleme e komplekse shoqërore në ambiete të veçanta. Ndonjëherë merr krih rrëfimi i dy poleve të kundërta: në retrospektivë, dhe në kohën kur rrëfehen shtresat e romanit, dhe plotëson portretin e personazhëve, duke zhvilluar rrëfimin në mënyrë paralele. Ndonjëherë rrëfimi i tillë kthehet në retrospektivë por pa iu larguar kohës së zhvillimi të romanit. Fabula e romanit cyt shtytjen e tekstit të romanit, duke bërë digresioni ekspresive nga ngjarjet në botën e personazheve ose edhe në të kundërtën. Poetika e romanit di të shfrytëzojë gjendjen mirë duke i konstituara të gjithë shtresat artistike në roman që
dalin nga faktoret e njohur e të panjohur psikologjik, botëkuptimet, problemet individuale e shoqërore, raportet individ-diktaturë, dhe shumë fenomene të tjera.
Shkrimtari në këtë roman paraqet pa teprim, një njeri të thjeshtë që kthehen nga lufta, i përmbajtur, i tërhequr, s'është tip rrodheje, s'bëhet vegël e burokrtateve të kompromituar, ka botëkuptime liberale etj. Pikërisht këto tipare të tija u pengojnë të tjerëve, të cilët ngriten kundërt tij. Kështu autori përmes një travijate të tillë fishkullon apartin e sëmurë shtetëror të diktaturës së kuqe në Shqipërinë e asaj kohe. Fabula e tillë është një shuplakë e rëndë për atë periudhë të sundimit. Do të ishte krejt e pamundshëm që dikush nga jashtë të bënte këtë rezistencë siç e paraqet Agolli.
Romani brenda strukturës së tij ka poetikë të veçantë. Ai mundohet të paraqet njeriun e thjeshtë e të palodhshëm që ballafaqohet me ingranazhet e hekurt të një sistemi shoqëror absurd, i cili si duket nga megallomania e madhe që e ka kapluar harron se deri ku mund të arrijnë veprimet marramendëse të një klani të përbërë nga disa zyrtarë të verbër që para hundës së tyre s'shohin dhe s'çmojnë asgjë veçse interesat e tyre. Kështu ata shfrytëzojnë zbarazëtitë e një sistemi shoqëror i cili afër vetes ka lakej dhe vetëm lakej. Por i largon qytetarët e denjë sepse nuk dinë të bëjnë lajka e dredhi.
Romani sa është i karakterit shoqëror ai është edhe i karakterit politik. Politika e paraqitur në këto faqe është tërësisht e dështuar. Këtu s'ka politikë të shëndosh por thjesht maskenball të pashoq që vendin e ka në një shfaqje teatrore, se sa në jetën një shetetit juridike, në jetën e një qytetërim bashkëkohor etj. Përkundrazi faqet e këtij romani sjellin imazhin e errët të inkuziciontit bashkëkohor që i ngjajnë Evropës mesjetare! Por si gjithmonë gjarpëri di t'i fsheh këmbët mjeshtrisht. Megjithatë, s'duhet harruar se gjarpëri edhe mund t'i fsheh këmbët por kafshimi i tij është vdekjeprurës! Dhe bazuar në këtë filozofi mendoj se autore me këtë roman të dytë, pas "Shkëlqimit...", i dha grusht të merituar diktaturës së kuqe e cila vepronte sipas ligjeve mafioze e kriminale që për interesa të ngushta zbatojnë ligjet e xhunglës.
E dështuar në këtë rast është vetë diktatura se sa vetë heroi i romanit. Dhe kur një sistem i korruptuar angazhohet me mish e me shpirt kundër një njeriu, atëherë padyshim se ai edhe mund të mposhtet, por simpatia prore mbetet në anën e tij. Dhe ky roman në shikim të parë duket fare i rëndomtë, fare social, por me traviatat që shfaqen nëpër kapitujt e tij kalon këtë stad dhe shkel në fushën e një proze të mirëfilltë të këtij autori dhe të letërsisë sonë bashkëkohore.

Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 35593
Age: 60
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi