Shqipëria po ndryshon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqipëria po ndryshon

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 27, 2009 9:30 pm

Shqipëria po ndryshon

Çobo Skënderi


Po e nis këtë shkrim me fjalët e këngës himn të PD, që shoqëruan zgjedhjet e 28 qershorit. Që të bindesh për domethënien filozofike të atyre pak vargjeve, duhet të udhëtosh në të katër anët e territorit të vendit tonë. Veçse jo me syzet e zeza të sllobodanistëve, Edi Ramës dhe Erion Braçes, të cilët kanë disa vjet që anatemojnë, përgojojnë e mohojnë çdo hap që hedh Shqipëria drejt progresit, përparimit e ndryshimit nën drejtimin e PD. Po shqiptarët për të tilla raste kanë postulatin e madhërishëm: "Qentë lë të lehin, karvani të shkojë përpara". Këtë e shprehin mbasi e dinë se injorimi i së vërtetës, prosperitetit, realitetit, i të mirës dhe i të bukurës, dëshmojnë për cmirë, xhelozi e keqdashësi.
Për të vlerësuar transformimet e shpejta, që po bëhen në çdo kënd të Atdheut, veçanërisht në infrastrukturë, kërkohet të kesh zemër e shpirtdashurinë dhe largpamësinë e Naimi Frashërit, i cili që në kohën jashtë kohe, shkruante me besim hyjnor: "Për Shqipërinë, ditë të mira paskëtaj vinë". Dhe një nga këto ditë erdhi me përurimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i Turqisë tetëdhjetë-milionëshe, Z. Erdogan. Një nderim i merituar ndaj kombit tonë dhe një injorim ndaj kukuvajkave.
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste, me iniciativën e kryetarit të saj, zotit Rrahman Parllaku, mori nismën e një shëtitjeje turistike: Tiranë-Kukës-Prizren. Me këtë veprim atdhetar, ai deshi, jo vetëm t'u tregonte ish-kolegëve të luftës e të punës, magjinë, rëndësinë e mrekullinë e asaj rruge, e cila do të hyjë në histori përkrah të famshmes Egnatia. Po në veçanti të shikonin e shijonin edhe madhështinë e tunelit më të gjatë në Ballkan: Rrëshen-Kalimash. Dhe më së fundi, t'i çlodhte e argëtonte, edhe t'i njihte më nga afër me Kosovën heroike e sidomos me Prizrenin, qytetin legjendar të truallit amësor, ku për ta kishte porositur një drekë bujare. Pra, dëshironte të shihnin bukuritë e asaj treve, që edhe se bijtë e saj luftuan si askush për liri e çlirim, diktatura enveriste fatin e jetën e tyre ia besoi Serbisë shoviniste.
Kështu pra, gjenerali nëntëdhjetëvjeçar, që ka provuar kalvarin e burgjeve komuniste, ishte ulur në sediljen e parë të autobusit të mbushur plot e përplot me veteranë, dhe me të kaluar Milotin nisi rolin e ciceronit. Me një zë baritoni e tejet dashamirës dhe krenar tregonte emërtimet e mjedisit nga kalonte rruga e re, mbasi në atë hapësirë fantastike, së bashku me shqipet apo nipat e Bajram Currit e Mic Sokolit dhe përkrah Dali Ndreut e Gjin Markut kishte luftuar kundër pushtuesve. Atje më vonë kishte drejtuar stërvitjet e njësive të ndryshme të forcave tona të armatosura. Madje, atje edhe ishte prangosur e burgosur! Shkurt, në atë trevë mbushur me mite e legjenda kishte derdhur ndër vite djersë e mund, ndofta si rrallëkush. Po ai nuk fliste për atë kohë e as për vete, por e vinte theksin në vlerën e jashtëzakonshme që do të ketë kjo rrugë për Shqipërinë, Kosovën e pse jo edhe për një pjesë të mirë të Ballkanit. "Rrugët, - nënvizoi ai, - janë arterie jetësore për çdo vend, janë qytetërim i mirëfilltë e modernizëm, se afrojnë e vëllazërojnë, popuj e kombe".
Autobusi ynë duke ecur në të kundërt të rrjedhës së Fanit drejt Kukësit, të ngjante se rrëshqiste, mbasi në të nuk kishe asnjë të përpjetë e tatëpjetë të thepisur, as dhe kthesa të rrezikshme si ato në të vjetrën, ku kanë humbur jetën me qindra vetë. Edhe se kalon mes malesh, të ngjan se udhëton në fushore. Tërë kodrat shkëmbore e këmbët e maleve janë çarë apo prerë si me bisturi mjekësore. Ato i kanë taracuar sa profesionalisht aq edhe artistikisht. Mbi to mjeshtërisht janë hedhur rrjeta metalike dhe në shumë vende sprucoheshin dhe betonoheshin. Po ajo, që të bie në sy më tepër, është ruajtja me përkushtim e çdo peme e shkurreje, që do të thotë pyllëzimi gjelbëron gjithandej. Siç dihet, atje puna nuk ndërpritet përgjatë njëzet e katër orëve, e megjithatë rruga është më e pastër se sa sheshi para Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës në qendër të kryeqytetit tonë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi