Po vijnë fantazmat e barbarëve pushtues!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Po vijnë fantazmat e barbarëve pushtues!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 27, 2009 9:01 pm

Po vijnë fantazmat e barbarëve pushtues!

Enver Bytyçi
EULEX-i po ia heq Kosovës statusin e pavarësisë



Para se të kthehet ky oficer dëshiron ta zhbëjë "Vetëvendosjen", që ta zhbëjë edhe racën e shqiptarëve. Barbarët kriminelë të Serbisë, së bashku me EULEX-in, po i lënë shqiptarët pa gjumë e në ankth të pandërprerë, duke pritur e përcjellë fantazmat e dhunës.
Vrasin, torturojnë...
Tash policia e EULEX-it, e UNMIK-ut dhe e Kosovës burgosin, vrasin e torturojnë rininë e Kosovës, pse këta nuk pajtohen me heqjen e statusit të pavarësisë. Atëherë kishte në Prishtinë një pushtet kukull të shqiptarëve që i bënin amin dhunës serbe kundër shqiptarëve, tash kemi një pushtet kukull, i cili i bën amin politikës serbe të transmetuar nga EULEX-i i 1244.
Po vijnë kriminelët
Po vijnë pra ose kanë mbërritur tashmë fantazmat e kriminelëve barbarë serbë! Po vjen ai oficeri serb që në prillin e vitit 1999 përdhunoi atë vajzën 15 vjeçare në sytë e dy prindërve të saj, duke e heq nga radha e pritjes për të kaluar në Maqedoni e më pas e shpoi me bajonetë.


A keni provuar të shihni ndonjëherë në ëndërr fantazma? Sigurisht që po. Ato të dalin në ëndërr në forma të ndryshme - ujku, macja, çakalli, kulçedra, shtriga, dhelpra, gorilla, derri i egër, gjarpërinjtë, - të gjitha këto shndërrohen në fantazma dhe kur i sheh natë për natë të lënë pa gjumë, madje shkaktojnë një frikë të brendshme, e cila kthehet në obsesion e shumë herë e çojnë njeriun në depresion.
Po çfarë ndodh kur rikthehen fantazmat e krimit e të kriminelëve terroristë në vendin e krimit, të cilët ende nuk flejnë nga tmerri i dhunimeve e përdhunimeve, vrasjeve e djegieve masive të këtyre barbarëve?! Çfarë mund të ndjejë babai, kur sheh që oficeri serb, i cili para dhjetë vitesh i kishte përdhunuar vajzën 15 vjeçe, t'i thyhet te pragu i shtëpisë?! Çfarë reagimi mund të ketë nëna që i ka shpëtuar grumbullit të të pushkatuarve, por që në atë grumbull duke ikur e lemerisur e në gjendje tmerri ka lënë fëmijën e saj të pushkatuar dhe ende nuk e di ku i ka eshtrat e të birit?!
Ajo që ka ndodhur me aktivistët e "Vetëvendosjes" ka dëshmuar se fantazmat e terrorizmit serb tashmë kanë mbërritur në Prishtinë. Prishtina dhe Kosova e vitit 2009 i ngjajnë Prishtinës dhe Kosovës së vitit 1989. Atëherë Milosheviçi ia hoqi Kosovës statusin e autonomisë. Tash EULEX-i po i heq Kosovës statusin e pavarësisë. Atëherë serbët e Kosovës të komanduar nga Beogradi i detyronin shqiptarët të flinin me dyer hapur. Tash serbët e Kosovës të komanduara nga Beogradi dhe me ndihmën UNMIK-ut i ndalojnë shqiptarët të ngrehin një strehë, ku të fusin kokën. Atëherë tanket, milicia dhe serbë të armatosur të Milosheviçit i rrihnin studentët dhe rininë e Kosovës, i vrisnin dhe i burgosnin vetëm se nuk pajtoheshin me heqjen e autonomisë. Tash policia e EULEX-it, e UNMIK-ut dhe “e Kosovës” burgosin, vrasin e torturojnë rininë e Kosovës, pse këta nuk pajtohen me heqjen e statusit të pavarësisë. Atëherë kishte në Prishtinë një pushtet kukull të shqiptarëve që i bënin amin dhunës serbe kundër shqiptarëve, tash kemi një pushtet kukull, i cili i bën amin politikës serbe të transmetuar nga EULEX-i i 1244. Atëherë kishte një burrë (Ibrahim Rugova) që i thoshte ndal dhunës kundër shqiptarëve dhe e përmendte pavarësinë e lirinë e shqiptarëve edhe në ditët më të liga, tash bëhen përpjekje që ky zë të mbytet ende pa dalë nga goja. Atëherë kishte një botë më të civilizuar, e cila së paku fliste për shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë. Tash kemi një botë jo të civilizuar, e cila flet vetëm për të drejtat e krimit, kriminelëve dhe terroristëve serbë.
Dhe këta terroristë serbë janë rikthyer tashmë në Kosovë. Ata kanë marrë në Beograd pasaporta diplomatike, mjete luksoze udhëtimi, imunitet politik e diplomatik dhe shëtisin të lirë në të gjithë botën. Takohen me ambasadorë, me ministra të jashtëm të vendeve europiane, me Solanën e Ban Ki Mun-in. Flasin për projektet e reja që ata kanë për ripushtimin e Kosovës dhe masakrimin e saj. Janë bërë përkthyes dhe ndërmjetës në kontaktet midis misionarëve europianë dhe udhëheqësve serbë. Ata kanë si shef të tyre ministrin e brendshëm të Serbisë, shefin e partisë së Milosheviçit dhe si korracë politike Tadiqin e Jeremiqin. Ata janë kudo, si më 1908-tën, si më 1914-tën, si më 1944-tën, si më 1989-tën, drejtojnë organizatën "dora e zezë", "organizatën e veteranëve të krimeve në Kosovë", organizatën çetnike me emrat e Llazarit, Milosheviçit, e Mlladiçit. Herë shfaqen si civilë e herë me uniformë, herë si diplomatë, herë si oficerë, përpiqen të sigurojnë dëshmi të rreme, për "krimet e fantazuara të shqiptarëve kundër serbëve", bllokojnë rrugë, bllokojnë lagje të tëra të banuara me shqiptarë, rrahin të rinjtë shqiptarë dhe i vrasin ata. Disa kanë hyrë deri në godinat e qeverisë e policisë së Kosovës dhe gjuajnë pa kurrfarë mëshire mbi trupat e të rinjve që kërkojnë të mos u cenohet liria e pavarësia e vendit.
Po vijnë pra ose kanë mbërritur tashmë fantazmat e kriminelëve barbarë serbë! Po vjen ai oficeri serb që në prillin e vitit 1999 përdhunoi atë vajzën 15 vjeçare në sytë e dy prindërve të saj, duke e heq nga radha e pritjes për të kaluar në Maqedoni e më pas e shpoi me bajonetë. Dhe ky oficer bandit i pashpirt, për EULEX-in tashmë nuk është fantazmë e krimit serb në Kosovë. Ai mund të shërbejë diku, në strukturat e vetë EILEX-it dhe mund të nënshkruajë marrëveshjen e revokimit të pavarësisë me Kermarbon. Ky oficeri serb bandit e kriminel në takimin me Kermarbon vetëm ka ndryshuar frizurën, asgjë më shumë. Ai është gati përsëri të përdhunojë, të vrasë, të hapë varre të reja në Kosovën "e pavarur".
Para se të kthehet ky oficer dëshiron ta zhbëjë "Vetëvendosjen", që ta zhbëjë edhe racën e shqiptarëve. Barbarët kriminelë të Serbisë, së bashku me EULEX-in, po i lënë shqiptarët pa gjumë e në ankth të pandërprerë, duke pritur e përcjellë fantazmat e dhunës. Ndërsa qeveria, shteti, institucionet e Kosovës, politika në Kosovë nuk janë të aftë që të paktën t'i bëjë shqiptarët të ndjehen të pavarur edhe kur e kanë shpallur pavarësinë, të cilën e kanë njohur mbi 60 shtete të botës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi