Si duket trupi i përsosur i një femre?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si duket trupi i përsosur i një femre?!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 18, 2009 3:38 pm

Si duket trupi i përsosur i një femre?!





E përgatiti: Diella XHOKLI
Trupi i përsosur sipas mendimit të shumë femrave, do të ishte ai që ndërtohet nga pjesët e trupit të yjeve hollivudian. Prapanica si e Beyonce-t, këmbët e Kelly Brook-it ndërsa gjintë e Angeline Jolie-t, janë ato që i duan të gjitha femrat.

Femrat janë gjithnjë e më pak të kënaqura me pamjen dhe konstruktit e trupit të tyre, dhe për këtë shkak shumica janë duke kaluar edhe kriza të mëdha. Mediat të cilat sjellin një pasqyrë të qartë të pamjes së femrave të bukura, janë ‘shkak’ i pakënaqësisë së shumë femrave, por këtë gjë si duket mashkujt nuk e kuptojnë. Për ta trupi i femrës është objekt i kënaqësisë, madje kur ai edhe nuk është perfekt. Shumica e mashkujve pranon që nuk i vërejnë ‘magësitë’ të cilat i shohin femrat. Çdo ditë femrat bombardohen me këshilla dhe fotografi se si do të duhej të dukej femra e përsosur, pra të duken mirë e më mirë, dhe se prapanica sikur ajo me të cilën krenohet, e Beyonce-t është në listën e pjesëve më të kërkuara të trupit. Me të shkojnë këmbët e Kelly Brook-it dhe gjintë e njërës nga femrat më të bukura në botë, Angeline Jolie-t. Që ajo të kompletohet duhet ta shtojmë edhe Jessica Alba-n, e cila ka një shpinë të mrekullueshme dhe Jennifer Aniston-in e cila është sinonim i duarve të bukura në Hollywood. Me këto këshilla të cilat jepen, se si ‘të arrihet’ kjo përsoshmëri, qëndrojnë edhe disa kërkesa. Pra, trupi duhet të ketë vija të lakuara, linja duhet të jetë përsosur, gjintë të ngritura paksa, të mëdha dhe të forta, por jo tepër të mëdha, dhe po ashtu lypsen edhe muskuj të formësuar, por nuk është mirë që femra të kalojë shumë kohë duke ushtruar, pasi që natyrale edhe më e bukur. Siç shkruajnë mediat e huaj, me këto kërkesa e vetmja që ju mbetet shumicës së femrave si shpërblim është ‘depresioni i lehtë’ apo një buzëqeshje e madhe. Bukuria vjen nga brenda, dhe meshkujt i frikësohen femrave perfekte. Të jesh i/e kënaqur në lëkurën tënde është shumë më e çmueshme se sa ‘triumfi’ i arritjes së prapanicës si të Beyonce-t apo të duarve të mrekullueshme të cilat i ka vetëm Jennifer Aniston-i.

Beyonce

Kelly Brook

Angelina Jolie

Jessica Alba

Jennifer Aniston

Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 33769
Age: 59
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi