Paqja sociale dhe obstruksionizmi majtist

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Paqja sociale dhe obstruksionizmi majtist

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 18, 2009 2:58 pm

Paqja sociale dhe obstruksionizmi majtist

Kostaq Xoxa


Gjithmonë politika shqiptare ka qenë e tensionuar, për mungesën e një pajtimi kombëtar, që do të ishte një ngjarje e domosdoshme, sidomos për këtë vend të martirizuar nga një diktaturë, si askund në Lindjen Europiane. Kjo veprimtari që do të duhej të ulte agresivitetin e tejmasshëm, veçanërisht pas vitit 1997, kur parlamenti u mbush me mëkatarë dhe me të pashkollë, që kërkonin, me anë të Komiteteve të Shpëtimit Publik, shpërblimin për qëndrimin tregishtor dhe zhdukjen e çdo të drejte njerëzore prej pushtetrrëmbyesve, u shndërrua në të anasjellën se cila anë ishte përgjegjëse dhe cila ishte viktimë. E drejta kryengulthi!
Koha vërtetoi se firmat huamarrëse kishin flirtuar më shumë me të majtët sesa me të djathtët. Mjafton të shohim se cilët ishin protagonistët që i shndërruan këto fondacione në biznes. Mund të shihet edhe se cilët kanë pasur funksione drejtuese në këto firma. Megjithatë, këto u shfrytëzuan, përmes një propagande të fuqishme materialisht, për të sjellë ato ngjarje të dhimbshme, që nuk janë zbardhur ende plotësisht.
Por thelbi i temës sonë përqendrohet shumë kohë më parë: Te paqja sociale. Ish-të përndjekurit politikë dhanë shembullin e një qëndrimi të admirueshëm mirëkuptimi. Ata iu përgjigjën thirrjes së Shoqatës së tyre për të hequr dorë nga revanshi, për të treguar qytetarí dhe për të qenë të gatshëm për një tryezë që do të zbuste rrënjësisht konfliktet social-politike. E një konferencë e tillë u bë, por pa asnjë përfundim. Në tryezën e punës ishte edhe Rexhep Qosja. Më mirë mos të ishte fare. Njerëzit kishin njëfarë respekti për figurën e këtij njeriu, për librat studimorë që kishte shkruar. Por ja që duhet të vijnë gjendje të ndërlikuara, që të zbërthehet karakteri i një njeriu. Duket se Kosovarët kishin nuhatje të fortë, që e nxorën jashtë ringut politik të tyre!
Nuk do të vonojë të zbërthehet në pak rreshta ky acarim që shkaktoi një kundërveprim të fortë dhe një alergji të përligjur ndaj këtij personi që mund të jepte një kontribut të vlefshëm në një mbledhje kaq të rëndësishme, e cila do të mund të krijonte marrëdhënie të balancuara ndërmjet shqiptarëve, brenda kufirit zyrtar.
Që në formë, u dukën pretendimet dhe paragjykimet e anës së majtë politike. Ata mëtuan kreun e tavolinës, sikur të ishin ata që do të bënin faljen! Për më tepër ata kundërshtuan që pajtimi kombëtar të mbështetej në kërkimin e ndjesës nga ana e mëkatarëve. A mund të bëhej pajtim me këto parakushte majtiste? Zëri i Rexhep Qoses ishte në harmoni të plotë me atë të pjesëmarrësve të një „pajtimi“ nënshtrues, si të thuash, që kishin vajtur në atë seli pajtimi “për hir të interesave të Atdheut (!)”, por në të vërtetë për të vënë kokën e të persekutuarve prej komunizmit, nën lakun e një partie emërndërruar! Këtë herë, me vullnetin e tyre!
Rexhep Qosja bënte sikur nuk kuptonte që ish-të përndjekurit politikë duheshin poshtëruar sërish, të merreshin nëpër këmbë dhe të jetësoheshin recetat e Ramiz Alisë, të porositura në Kotovicë, që ish-të përndjekurit të mbeteshin përjetësisht nën hyqmin e komunistëve! Madje të mbeteshin shërbëtorë të këtyre!
Kuptohet se kjo farsë dështoi me turp. Ish-të përndjekurit u larguan me dinjitet nga mbledhja. Se ajo nuk ishte një tryezë pajtimi, por poshtërimi. Aty, në atë të ashtuquajtur mbledhje për interesa kombëtare, duhej sanksionuar se nuk kishte mëkatarë, pra nuk kishte njerëz që duhej të kërkonin të falur për krimet e tyre, paçká se mjaft prej tyre kishin tejkaluar edhe normat ligjore të diktaturës, për shkak të sadizmit të tyre shpirtëror!
* * *
Tani nuk është nevoja të merremi më me një person që mendonim se do të kishte minimumin e humanizmit. Ai, tashmë, është antikombëtar, për të gjithë të vuajturit dhe për të gjithë qytetarët që mendojnë se ia ka shitur shpirtin shejtanit! Gjithmonë ka pasur Ballabanë dhe njerëz si Hamzai. Por këta i kërkuan falje Skëndërbeut, së paku.
Tani duhet folur për mëkatarët, të cilët i ka mbledhur me bollëk PS-ja e E. Ramës, si kontingjente të vijës së parë të dhunës, në gjendje kaotike, të cilat janë të prirur t’i krijojnë e t’i sajojnë vetë. Mjafton të përmendim sesi e konceptuan parlamentin dhe atë tjetrën: se “do t’i mbrojnë votat me gjak”, gjë që ka një domethënie funebre.
Dhe kur gazeta si kjo jona u kundërvihen këtyre insinuatave me ngjyrime diktatoriale, njerëz si ajo beratasja, që nuk ka nevojë as për bukë, as për ujë, as për drita, por vetëm për pushtet të pamerituar, na akuzojnë me unanimitet (fjalë e dashur për Enverin), se jemi ekstremistë! Që të mos jemi të tillë, duhet ta quajmë të natyrshme mbushjen e medieve të majmura dhe të njëanshme, me dashuritë e Enverit me Nexhmijen (Ramize Gjebrea u harrua!), dhe me 16 shtatorët pezakë të ovacioneve për diktaturën dhe për kreun e saj.
Mëkatarët nuk mungojnë që ta mbajnë zjarrin të ndezur. Siç ka thënë një bashkëvuajtësi ynë, i njërës nga familjet më të nderuara të Beratit, që ka një histori përndjekjeje tepër të dhimbshme, “mëkatarët socialistë udhëhiqen nga deviza “Të shoh nënën pa burrë, pa le të mbetem pa babá”. Ky është Luan Myftiu, që e shoqëron mendimin e tij me këtë periudhë: “Mëkati tenton ta këmbejë si një mall tregu emancipimin shoqëror me faljen e mëkatarëve të tij prej demokracive të konsoliduara”.
Shtojmë se demokracitë e konsoliduara nuk lejojnë asnjë shfaqje nostalgjike, qoftë për njërën anë, qoftë për tjetrën, në vendet e tyre. Në vendi tonë, për fat të keq, mëkatarët janë të tillë që fëmijët e tyre, të bërë politikanë të katapultuar, shprehen me tangërllëk se e kanë për nder që janë bij kriminelësh të diktaturës!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi