Lavdim Lita:Opozita të mos korruptojë ndërgjegjen qytetare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lavdim Lita:Opozita të mos korruptojë ndërgjegjen qytetare

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 13, 2009 11:07 pm

Opozita të mos korruptojë ndërgjegjen qytetare

Lavdrim Lita



Opozita në themel të idesë së saj ka një mision fisnik, atë të ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë për problemet e ndryshme, por kur pashë se si opozita më e madhe në vend, PS, nxjerr në konferencë shtypi sekretaren për marrëdhëniet me Jashtë, për të folur për çështjet kriminale në vend, thashë se këta janë më të vërtetë alienë të politikës së re. Një politikë jashtëtokësore sikur të ketë dalë - as më shumë e as më pak - nga romanet e Frank Herbertit. Gjatë deklaratës ajo jo vetëm që nuk tha asgjë të re, por bëri një lapsus frojdian kur desh të përmendte zgjedhjet e 28 qershorit me ato të 29 gushtit brenda PS-së. Ishte e qartë, se nënndërgjegja e PS hyri në realitet, se nga kush vinte urdhërimi për të bërë politikë të re vetëm me deklarata shtypi. Përpos se mu duk aq groteske, opozita në vend tim e cila nuk di të bëjë punën e saj si opozitare e politikave të pozitës qeverisëse.
Madje kjo u pa nga qëndrimi që mbajti I pamandatuari Rama, nga SHBA-ja, i cili edhe në mes të tragjedisë së policëve akuzonte shtetin për korrupsion shtetëror, e jo killerin Dritan Dajti. E çuditshme sesi edhe një militant i PS si Hasan Dajti, babai i kriminelit, pati po të njëjtin mendim e qëndrim kur thoshte se nuk e bëri djali im, por korrupsioni shtetëror. Por ka mendimin e provuar se kjo fjali e përgatitur e babait të Dajtit i ishte sugjeruar nga gazetarë që e kujtojnë Shqipërinë si xhungël ku mund të bëhet safari nga kriminelët e llojit të tij.
I papranueshmi Edi Rama, i gjendur në një presion brenda partisë së tij, ka tre ditë mbas ngjarjes, të mandatojë të besuarit e tij (Beqja e Dade) për të mbajtur frontin e linjës së tij politike, e cila është po aq konfuze sa edhe ata që bëjnë deklarata për shtyp. Edi Rama e konsideron politiken e re si një politikë vetëm mediatike, një koncept që e kthen demokracinë në një deklarata-kraci. Një politikë e tillë nuk ka nevojë as për të majtë e as për të djathtë, por vetëm për shërbëtorë të një sunduesi.
Zonja Dade nuk ka faj, se urdhrat e të papranueshmit Edi Rama janë si gjithmonë jashtë realitetit. Përse Edi Rama nuk nxjerr alteregon e tij Edi Shalësi të flasë, të na sqarojë përmbytjen ose më diluvionin biblik që mbrëmë, si gjithmonë, zhyti çerekun e Tiranës në llumin e paparë. Ku është Bashkia e Tiranës në këto raste. Veçse nuk kanë faj këto të Bashkisë kur vetë kryetari është duke bërë pallë përtej Atlantikut. Si mund të jenë të përgjegjshëm punonjësit e kanalizimeve e të ujërave të zeza, kur vetë drejtuesi është po me pushime si Rama.
Komuna e Parisit, si zgjatim i ish-bllokut, voton në shumicë për PS, por s’është e qartë nëse aty bën përshtypje se si katet e para të pallateve dhe të rrugëve janë të zhytura nën ujë. Edhe zonat e tjera të Tiranës mbajnë të njëjtën heshtje. Kuptohet vetiu se deklaratat e PS janë vetëm deklarata tymuese që largojnë nga vëmendja problemet parësore të Tiranës, qytet që prej 9 vitesh është shfaqur në mënyrë hipokrite si bastioni i së majtës. Kjo qeveri lokale ka pasur më shumë zhgënjime sesa arritje. Është e vërtetë se Tirana ka pasur një ndryshim, por ky ndryshim është sipërfaqësor. Nuk mund të identifikohet Tirana me ish-Parkun Rinia dhe me lumin e Lanës. Tirana është më e madhe po aq sa edhe problemet e saj. Boll me hi syve, boll me fasadat që fshehin rrënojat e një keqqeverisjeje të kryeqytetit. Boll me lejet e ndërtimit që bllokojnë kanalizimet e blloqeve të pallateve. Duhet një politikë e përgjegjshme për kryeqytetit që të kurojë arteriet e saj. Mjaft me një opozitë, me një “politikë të re”, e cila shfaqet vetëm me deklarata shtypi, sikur të ishin buletine meteorologjike, politikë me të cilën nuk shkohet larg. Opozita duhet të jetë ndërgjegjja e qytetarëve dhe jo korruptimi i saj.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi