Teki Dervishi:De facto de jure ose 'Institucioni i paqartësisë'

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:De facto de jure ose 'Institucioni i paqartësisë'

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 13, 2009 11:05 pm

De facto de jure ose 'Institucioni i paqartësisë'

Teki DËRVISHI


Kosova është shtet i pavarur, por gjyqësia “kosovare” sot e gjithë ditën ende zbaton ligjet e vitit 1987. Ka 19 muaj që Kosova ka status të shtetit jurdik të pavarur, shtetit të ligjit, shtetit de jure, shtetit kushtetues. Sekretarët e OKB-BE-së, këta “lex”istët në Kosovë, spekulojnë paturpësisht këtë kaos ligjor, duke aluduar se vetëm e vetëm miratimi ndërkombëtar i “statusit definitiv” do të jetë “një ditë” (e ardhshme, e papërcaktuar) e fillimit të miratimit të ligjeve që do të jenë adekuate për statusin, Kushtetutën. Deri atëherë shteti, që OKB-ja e nxjerr jashtë ligjit të tij, “shërbehet” “paralelisht” nga “strukturat” politike me ligjin civil të “krahinës serbe” të vitit 1987. Kjo lloj legjislature, sipas nëpunësve politik që vijnë këtu nga postet komunale të qyteteve periferike të Evropës, nuk relativizueka de fakto(ritetin) e ligjit të shtetit, pra ligji civil u bëka të jetë edhe jashtë normave juridike të shtetit, u bëka të mos respektohet Kushtetuta!!! Po, mundet, por vetëm në Kosovë. Sepse në Kosovë, edhe përkundër shtetit kushtetues ligjor, OKB-ja vazhdon punën në kontinuitetin 10 vjeçar të “periodës konsoliduese” të institucioneve (asnjëherë nuk i kanë karakterizuar “të shtetit”). Që 19 muajve formalisht institucionet nuk janë nën kompetencat e rezervuara të Rezolutës 1244, por të Kushtetutës së Kosovës, por BE-ja lejon zbatimin e dy legjislaturave në Kosovë, që kundërshtojnë njëra tjetrën: Rezoluta 1244 e OKB-së, dhe Kushtetuta e shtetit të pavarur të Kosovës. Pra, janë dy shtete ligjore në Kosovë, shteti Kushtetues i Kosovës, dhe shteti i Rezolutës 1244 i OKB-BE-së, juridiksioni ndërkombëtar (!!!).
Kur flasim për pranimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, ne vetëm nënkuptojmë se po e pranojnë shtetin de jure, dhe kjo është e vërtetë, por askush nga ata që e kanë pranuar Kosovën, nuk e ka mohuar shtetin “rezervë” në Kosovë të Rezolutës OKB, pushtetin absolut të BE-së “neutrale” ndaj shtetit de jure. Pra, cilin shtet nga këto dy shtete e pranojnë? A i pranojnë “dy shtetet” e Kosovës: 1. okupatorin 1244, apo 2. vetëm shtetin de jure të Kosovës? Kur e pranojnë shtetin de jure, pse nuk deklarohen zyrtarisht se nuk e pranojnë Rezolutën 1244 dhe “mbikëqyrjen” “neutrale” të BE-së e cila nuk e pranon shtetin kushtetues të Kosovës. Në realitet ata e pranojnë “status quon”, shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia me ndihmën e “mbikëqyrësve” të BE-së. Kështu siç “e marrim me mend” ata e pranojnë “statusin e pazgjidhur” dhe jo shtetin e pavarur të Kosovës. Këta që na pranojnë shtetin, kanë vendosur që Rezoluta 1244 të jetë gjithnjë në fuqi, madje të begatohet edhe në “6 pika”. Nuk di cili shtet nga këta që e kanë pranuar shtetin e Kosovës, është ngritur kundër implementimit të “6 pikave”, një shtet po. Por, vetëm një. Pra edhe pranimi i shtetit të Kosovës është bërë vetëm nën insistimin e po këtij shteti.
Në një periodë të caktuar derisa të shtetligjësohet status i një vendi, ligji civil “koordinon” marrëdhëniet me ligjet e shtetit serb, ligje mbi të cilat janë bazuar Rregulloret (ende në fuqi) të UNMIK-ut. Arsyetimi i KS ishte se kërkohej faza e transicionit deri te “statusi politik” i Kosovës që pastaj të “marrëveshtej” midis fuqive të mëdha në KS, por që dhjetë vjet, as një hap më larg se starti nuk ka lëvizur “statusi” i Rezolutës 1244. Rregulloret e OKB-së nuk qenkan ligje të Serbisë, por qenkan ligje të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës(!!!). Çka kërkon Serbia tjetër pos që Kosova të ketë “autonomi substanciale”. Çka do të përmbante “substanca” e autonomisë, një shtet de jure të Kosovës brenda të cilit funksionon shteti de facto i Serbisë. Ky është poker i BE-së, dhe bllofet e saja politike, tashmë legalisht quhen “Institucioni i paqartësisë”.
Po të kishim një klasë politike që mëson nga pësimet e përvojës, ajo do të zbatonte politikë referente sipas pikërisht standardeve të BE-së. Ç’do të thotë kjo, referente, reciproke? BE është “neutrale” ndaj shtetit de jure të Kosovës, kështu që edhe shteti de jure i Kosovës do të duhej të jetë “neutral” ndaj BE-së, “misioneve” të saj në Kosovë. Kështu do të zgjidhej nyja e “paqartësisë” dhe do të qartësohej roli i vërtetë i “mbikëqyrësit” për realizimin e Rezolutës 1244 dhe aneksit të saj plotësues që quhet “6 pika”, përkatësisht legalizimit të ndarjes dhe decentralizimit të Kosovës. Pra, derisa klasa politike vendore bashkëpunon me “misionet” e BE-së, ajo në realitet bashkëpunon me legalizuesit e ndarjes dhe decentralizimit të Kosovës, kështu ajo edhe vetë zbaton këtë ndarje dhe decentralizim të Kosovës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi