Myrfet Shasivari:‘Sali Portopapët’ e kohës sonë!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Myrfet Shasivari:‘Sali Portopapët’ e kohës sonë!?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 03, 2009 11:33 pm

‘Sali Portopapët’ e kohës sonë!?

Myrfet SHASIVARI
Anakronizmi i ahengjeve

S'domend se shkrepja me revolver në një gazmend dasme, nga ana e luftëtarit Sali Protopapa, ashtu siç paraqitet në një sekuencë të filmit "I teti në bronx", edhe mundë të arsyetohet për disa shkaqe, ndonëse reminishenca e atëhershme komuniste, ka tentuar që këtë figurë të njohur, ta paraqesë sa më sylesh, sarhosh, arrogant dhe bashkëpunëtor i nazistëve. E para, në kohën kur Sali Protopapa, ( në film) po " e bënte shoshë" tavanin e dhomës së dasmorit me plumba të revolverit, me rastin e të ngrënave e të pirave, njëkohësisht në Shqipëri, krahas luftës kundër okupatorit gjerman, po zhvillohej edhe një luftë tejet e ashpër civile; në mes të mbështetësve të oligarkisë komuniste dhe të Ballit Kombëtar. Andaj, edhe bartja e armës nga secili person i aftë për luftë, asokohe, ishte një gjë e zakonshme. Arsyetimi i dytë, konsiston edhe në traditën tonë kombëtare, që me rastin e ahengjeve të ndryshme, të shtihej me armë, veçmas në kulmin e haresë. Ndërkaq që me rrjedhën e viteve, mjerisht, kjo gjendje, ende vazhdon të kultivohet, ndonëse në pjesën dërmuese të globit, por edhe të segmenteve të kombit tonë, të shtënat me armë zjarri tanimë konsiderohen akte primitive dhe anakronike. Shkrepjet me armë, veçmas nëpër dasmat tona, anë e kënd Kosovës, duket të jenë rezultat, jo vetëm i mendësisë së tejshkuar, por shkrepëtimat armëve, sinjalizojnë për një gazmend formash të tejkaluara, pasi që rëndomë akte të tilla organizohen nëpër shtëpi e sokaqeve të mëhallëve, në vend se të zhvilloheshin, aty ku tanimë e kanë vendin; nëpër ambiente restorantesh. Sidoqoftë, edhe organizatorët e dasmave "të varfra", do të duhej që ta shtonin përkujdesjen e tyre, që të mos vie deri te shkrepja e kotë dhe banale e armëve, e cila, pos që e degradon atmosferën e gëzuar dasmore, shkakton irritimin e pashmangshëm tek mysafirët, por në rastet më të këqija, edhe mundë ta marrë "haraçin" në jetët e njerëzve. Në këtë kontekst, përgjatë viteve të shkuara, pati edhe shumë raste, kur në disa ahengje dasmash, kanë pësuar dasmorët, me lëndime trupore, por edhe raste të vdekjeve nga persona me botëkuptime anakronike, që jo vetëm se shtiejnë kuturu me armët e tyre ilegale, por nga gjendja e afektit, apo edhe dehjes, nga mungesa e kontrollit, arma ka shpërthyer, duke shkaktuar rrezikun e pashmangshëm për jetët e njerëzve që rastisin në afërsi të "Sali Protopapës". Dhe për ta trajtuar këtë temë, më shtyri një ngjarje që ndodhi në fundjavën që e lamë pas, kur nga shkrepja e një revolveri të prishur, lëndime të rënda pësoi një vogëlushe, që po vallëzonte pa të keq në një dhomë të shtëpisë me rastin e një ceremonie dasmore në fshatin Samadraxhë të Suharekës. Rasti, sikurse edhe shumë raste të tjera, kishte ndodhë, teksa një dasmor, në shenjë gëzimi, kishte tentuar të shtijë me revole, mirëpo arma nuk ka shkrepë për shkaqe difekti. Fatkeqësisht, revolja shkrepë disa sekonda më vonë, teksa ishte jashtë kontrollit të pronarit, dhe për pasojë, e pësoi viktima 11 vjeçare, por edhe atmosfera ngazëllyese e dasmës. Ndërkohë, policia në këso rastesh, vepron thuaja në format rutinore; e konfiskon armën, e interviston pronarin e armës, dhe e tëra merr fund me kaq. Më pastaj pasojnë komunikatat dhe apelet për opinion, ku rëndomë thuhet se njësitet policore, brenda vetëm një dite, kanë sekuestruar kaq e kaq armë të zjarrit, nëpër ahengje familjare dhe pasojnë këshillat se armët janë të rrezikshme për jetën e njeriut!. Megjithatë, vlen të theksohet edhe fakti që "haraçi" me rastin e identifikimit të të shtënave të kota me armë, në raste të rralla mjerisht,konsiston edhe në shpenzime të kota financiare dhe të humbjes së kohës, me rastin kur autorit të shkrepjes me armë, i duhet të sorollatet tutje gjykatave me rastin e tretmaneve ligjore. Ndaj, ndonëse qytetarët e Kosovës, "u larguan" mbi një decenie nga lufta e fundit, është e habitshme prezenca e armëve, por edhe e mendësisë anakronike, tok me rrezikun e përgjithshëm, veçmas kur ato pajisje përdoren aty ku më së paku e kanë vendin; në dasma!.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi