Ministria menaxhon tenderët e jo pyjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ministria menaxhon tenderët e jo pyjet

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jul 20, 2009 10:36 pm

Ministria menaxhon tenderët e jo pyjet

Shkumbin Demaliaj deputet i AKR-së


Plotësim- ndryshimet që kanë ardhur para nesh, më shumë janë një harmonizim se sa
plotësim- ndryshime të ligjti për mbrojtje të pyjeve. E them harmonizim, sepse më shumë, në nenet që janë caktuar për plotësim- ndryshim, është punuar në atë drejtim që të rregullohet performanca apo përgjegjësia dhe statusi i njerëzve që i drejtojnë këta mekanizma, duke përcaktuar përgjegjësit në kuadër të dikastereve të kësaj Ministrie, se a janë shefa, kryeshefa, a është autoritet apo agjencion, sesa problematika që duhet të ndërlidhet me këtë sëmundje të shoqërisë, që vazhdimisht na prek sedrën kur flitet për tenderët.
Them kushtimisht, se deri tash u fol për keqmenaxhimin e kësaj Ministrie lidhur me
obligimet që ka pasur me ligj për menaxhimin e pyjeve. E them këtë kushtimisht, se deri
tani gjithçka çka është menaxhuar nga Ministria përkatëse, janë menaxhuar tenderët dhe
nuk është menaxhuar cilësia, sepse janë ndarë tenderët vetëm për halorët, ndërkaq,
drunjtë tjerë teknikë që mund të përdoren në industri, ne e dimë që eksporti nuk
funksionon në këtë drejtim, nuk janë trajtuar fare dhe ata, flas për zonat ku janë kryesisht
ahishtat, janë sëmurë ata drunjë dhe sot po shkatërrohen për shkak se e kanë humbur
cilësinë nga mospërdorimi, mos prerja dhe, ajo çka tha zoti Haliti, mos pastrimi i pyjeve.
E them kushtimisht këtë, se ka paqartësi në mes neneve të propozuara për plotësimndryshim.
Te neni 11 thotë, - pëlqimin për përdorimin e pesticideve në pyje, është pika
26.6, e jep Ministria me kërkesën e pronarëve dhe të shfrytëzuesve të pyjeve. Në qoftë se
këtë nuk e bëjnë pronarët dhe shfrytëzuesit, kush janë shfrytëzuesit në këtë rast?
Shfrytëzues mund të jetë çdonjëri prej qytetarëve, por nuk dëshiron këtë vit ta shfrytëzojë
një hapësirë, do të thotë, duhet të përcaktohen rregullat më të qartësuara. Për rastet e
jashtëzakonshme, Ministria me urdhëresë ose pika 26.7 përcakton ndërmarrjen e masave
përkatëse për mbrojtjen e pyjeve të cilat duhet t’i zbatojë institucioni kompetent. Kush
është institucioni kompetent? Pronarët dhe shfrytëzuesit e tyre. Edhe këtu jepet një
hapësirë edhe pse me urdhëresë, pse mos ta hartojë një rregullore të mirë, sepse
urdhëresa jepet vetëm në raste të jashtëzakonshme, edhe pse përfshin pjesën e akteve
nënligjore.
Në rast të prishjes, 26.8, të baraspeshës biologjike për dëme serioze ose për dëme
joserioze, vetëm serioze kur janë, në ekosistemin pyjor Ministria përcakton masat e
nevojshme për synimin e pyjeve. Si, do ta bëj këtë Ministria? Do të thotë, po i jepet
shumë mundësi Ministrisë që të rregullojë e të marrë masa të çfarëdollojshme vetëm e
vetëm për t’i harmonizuar kërkesat e tyre.
Pronarët dhe shfrytëzuesit e pyjeve janë të obliguar që të hartojnë plane për mbrojtjen e
pyjeve kundër zjarrit, do të thotë, vetëm me hartimin e një plani rregullon edhe pronarin,
edhe shfrytëzuesit, edhe tenderuesit, do të thotë, vetëm planin ta hartojë, se nuk kanë
nevojë që të kenë masa të tjera të nevojshme që duhet ta rregullojnë kjo çështje, veç një
hartim plani dhe e ka rregulluar çështjen, mund të jetë shfrytëzues i kësaj ngastre apo
hapësire pyjore.
Vijmë te neni 14, neni 36, titulli “gjobat” ndryshohet dhe bëhet “me kundërvajtje”.
Për nenin 36.1 folën edhe parafolësit më herët, me “dënim me gjobë prej 2.000 deri
25.000 euro dënohet për kundërvajtje”. Nuk ma merr mendja se edhe me standarde, ligjet
e përcaktuara, por edhe Kodi ynë penal dhe ligjet në vijim se ka kundërvajtje 25.000
euro. Pra, duhet të përcaktohet lartësia e dënimeve se kur është kundërvajtje e kur është
vepër penale. Një kundërvajtje 25.000 euro i shkel të gjitha konditat që të jetë e
rregulluar në këtë formë.
Neni 36.6, teksti i paragrafit 6- fshihet dhe ndryshon si vijon: “me dënim me gjobë prej
200 deri 3.000 euro për kundërvajtje dënohet prindi”. Nuk po jetojmë në periudhën e
akuzatorëve, domethënë, në qoftë se je fajtor, shtine dorën në zjarr, mos t’u djegtë nuk je
fajtor.
Ndërkaq, kur flitet për Deçanin, që është hapësira që më së shumti është shkatërruar,
kisha pasur dëshirë t’i them ministrit, në qoftë se mund të na saktësojë një shumë të
inkasimit të hyrave nga Ministria, nga komuna e Deçanit, mund të jetë edhe ndonjë
pyetje e radhës në seancat e ardhshme, sepse duhet t’i harmonizojë a më shumë ka marrë
Ministria me tenderë në Deçan, apo i ka dhënë Deçanit krejt Qeveria?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi