Redi Shehu:L a k u r i q e s i a

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Redi Shehu:L a k u r i q e s i a

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 17, 2009 2:56 pm


L a k u r i q e s i a


17.07.2009
nga Redi SHEHU
Bashkë me të nxehtin përvëlues të verës, lakuriqësia si një petk avangardë, zbret mbi trupat e trullosur nga dimri për të legalizuar veten si domosdoshmëri dhe rrugëzgjidhje.

Sikur vera të mos kishte ekzistuar kurrë më parë për qënien njerëzore, sot, lakuriqësia tenton të barazvlerësohet me moralin dhe etikën e paraqitjes duke mashtruar tinëzisht me faktin e të qënurit e nevojshme.

Por në thelb lakuriqësia është epsh i pakontrolluar shfaqur nga një qënie e logjikshme si njeriu, të cilin kjo e fundit e afron në mënyrë të pabesueshme me kafshën, e cila të paktën i gëzohet posedimit të një gëzofi.

Flladet e para pranverore shëmbëllejnë me një soj gongu natyral nën komandën e të cilit miliona veshje përvidhen nga trupat e tyre duke lënë pas një armatë gjymtyrësh nën pushtetin mizor të diellit dhe përvëlimit të miliona syve.

Një paradë epshore, tunduese fillon nga trotuaret e mbaron në bregdet duke çakërdisur logjikën e pështjelluar ndjenjat. Sfilata tatuazhesh shpalosen si afreske mbi mure njerëzore prej mishi duke piktuar miliona gjymtyrë rrebele. Kjo është e ashtuquajtura qasja jonë me natyrën përgjatë verës. Një intimitet që i kalon caqet e privacisë dhe e kthen realitetin veror në një dhomë stërmadhe gjumi ku kanotiere e të mbathura, korse e lloj-lloj veshjesh intime nuk kanë fare nevojë për dritën intriguese të një abazhuri për të zbuluar sensualitetin, sepse, ai tashmë thjesht nuk ekziston.

Ky realitet në mënyrë direkte apo indirekte nxit krekosjen, sfilatën dhe nxjerrjen në tregun social të aseteve private të secilit duke konkuruar për të fituar garën e joshjes. Kjo detyrimisht nxit drejt të cekëtës sepse thelbi tashmë nën një makiazh gënjeshtar nuk duket. Për rrjedhojë vlerat humbin nën peshën e imediates, sipërfaqësores duke ndërtuar një realitet të gënjeshtërt i cili pandarë mashtron të trullosurit.

Miliona sy meshkujsh përcjellin plot afsh pasarela të lakuriqta nga më të çuditshmet të grarisë të cilat mbi taka çukitëse e cigare në duar, shpengueshëm tymosin kohën.

Kjo trullosje kolektive shoqëruese e përkryer e harresës dhe hutimit ka kapluar secilin duke e shmangur atë nga burimi i natyrshëm i ndjenjave fisnike dhe duke e drejtuar drejt një honi të pafund çoroditjeje.

Lakuriqësia në thelb është lakuriqësi e mendjes. Zhveshje e njeriut nga kodi i mëkëmbësit të Zotit në tokë dhe njehësimin e tij me krijesa inferiore disathundrake. Lakuriqësia kjo armike e përjetshme e turpit fiton çdo ditë terren ndaj skuqjes dhe drojes. Është tipikisht e rëndomtë kur mendon për cocktail-in e përçudshëm që haset në mes të besimit dhe lakuriqësisë në disa syresh. Nuk shihen rrallë simbole fetare që individë të caktuar i mveshin apo varin nga qafa të djersitura drejt trupave gjysëm të zhveshur apo mes dy kodërzave gjysëm lakuriqe prej mishi femëror duke inkarnuar kështu transhendentalen.

Duke qenë një proçes para së gjithash konceptual, mentaliteti i lakuriqtë, ka sot ekskluzivitetin mbi çfarëdolloj forme të qasjes sociale të të gjitha brezave, për rrjedhojë çdo alternativë e kundërt me këtë mentalitet, çdo rrugë tjetër e kundërt me këtë afishim trupor, shihet si përjashtuese dhe shpesh armiqësore.

Nëse para jo më shumë se një shekulli, lakuriqësia sociale e sotme përbënte një fenomen të rrallë dhe shpesh të kritikueshëm, sot, ndodh krejt e kundërta. Kjo dëshmon se stabilizatorët që e mbajnë shoqërinë njerëzore në parametra të lartë të virtytit, janë dobësuar ndjeshëm ose në shumë raste kanë dalë jashtë loje krejtësisht. Duke qenë se këto stabilizatorë socialë në esencë të tyre kanë kodin moral dhe duke qenë se në të gjitha civilizimet e historisë njerëzore kodi moral është produkt i religjionit, atëhere lakuriqësia e sotme në thelb nuk është gjë tjetër veçse një bojkot individual dhe kolektiv i hyjnores manifestuar në mënyrën më të papërshtashme të mundshme.

Nëse hyjnorja në të gjitha qytetërimet karakterizohet nga kufinj e parametra, e kundërta e saj është një amalgam midis caqeve të papërcaktuara dhe pikëpyetjeve ekzistenciale. Si e tillë atëhere, lakuriqësia e sotme, produkt i bojkotit hyjnor është subjekt i caqeve të papërcaktuara që do të thotë se e ardhmja e këtij fenomeni është aspak premtuese për një qënie me një integritet si njeriu duke prodhuar kështu familjarizimin apo normalitetin me proçesin e degradimit në të keqen.

Në një farë mënyre lakuriqësia përbën edhe barometrin për të treguar shkallën e virtytit të një populli. Mjafton të dalësh në rrugët e qyteteve dhe të kuptosh se për çfarë po bëhet fjalë. Mirëpo, lidhja e saj direkte me epshin e njeriut e bën sot këtë fenomen masivisht shumë pak të kritikueshëm. Pra, si ato që prodhojnë lakuriqësi dhe ato që e përceptojnë apo e përthithin atë janë në pozita të barabarta përsa i përket qëndrimit ndaj saj.

Kështu që, në këtë situatë në dukje të pashpresë hyn në loja lufta individuale e secilit me vetvehten që më vonë do të shfaqet kolektivisht si një restaurim i një imazhi të njeriut të virtytshmë dikur i humbur e i harruar. Kjo luftë ka ndodhur dhe ndodh përditë me secilin, por, në fund fitimtar do të dalë karakteri fisnik e i moralshëm njerëzor përkundrejt atij epshor e shtazarak. (start)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi