Portret i paautorizuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Portret i paautorizuar

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 08, 2009 9:41 pm




Portret i paautorizuar
Chris Dell është lajm i mirë për Kosovën. Këtë radhë, ai nuk është këtu sa për të zëvendësuar një amerikan të zbehtë dhe pa karizmë. Tashmë kemi një njeri që e njohin të gjithë. E njohim fuqinë e tij dhe këmbëngulësinë për ta çuar procesin përpara. Dell është i gatshëm për t’u ballafaquar me problemet. Nuk i heshtë dhe as nuk i tejkalon lehtë ato.

Nga Baton Haxhiu më 07.07.2009 në ora 13:50

I veshur me një këmishë sportive kuqezi, me shije të pakompleksuar prej diplomati, kishte qenë mysafir i përvjetorit në Koha Ditore. “Dua të jem shqiptar në veshje, së paku një natë”, thoshte me ironi Dell, në ndejën me gazetarët dhe stafin e gazetës. Amerikanit që deklaronte se nuk pendohej për atë që kishte bërë në Kosovë, nuk i rrinte mirë këmisha kuqezi, të cilën dikush nga Zyra ia kishte sugjeruar, në mënyrë që ta flakte amerikanizmin e tij për një natë shqiptare.

Gjithmonë i ashpër në ecje dhe në qëndrim, në takimin e Kohës Ditore kishte përshkruar kalimthi situatën në Kosovë para se të ikte nga posti i Shefit të Zyrës Amerikane. Merakli i punës, por edhe qejfli i ndejave kur duhet të kënaqej – ky është përshkrimi me pak fjalë i Ambasadorit të ri Amerikan në Prishtinë.

Christopher Dell, ose Chris Dell, siç e quajnë shkurt, ka një fjalor dinamik, është i shpejtë në komunikim, i guximshëm, gjithmonë me iniciativa dhe diplomat me ashpërsi të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme komunikuese. Ai është diplomati që mori detyrën nga Larry Rossin dhe vazhdoi ta ndërtojë Zyrën Amerikane në Prishtinë. Në Prishtinë, erdhi menjëherë pas luftës, gjatë luftës në Maqedoni, dhe e përjetoi edhe luftën në Preshevë dhe Bujanovc.

I veshur me tesha sportive, me truproje gati të padukshme, shëtitej gjithandej Prishtinës dhe Dragodanit, për të soditur Kosovën dhe shqiptarët e pasluftës. Kishte marrë detyrën e menaxhimit të krejt asaj që quhej amerikane dhe prezencë e saj në Kosovë. Njohës i mirë i UÇK-së dhe influencues i jashtëzakonshëm, Dell mban peshën e Shefit të Zyrës i veshur me rëndësinë e shtetit të tij dhe ndër diplomatët më të guximshëm të parë ndonjëherë në Kosovë.

Kishte ndërhyrë shpejt dhe me qëndrim të saktë për luftën në Maqedoni. Kishte treguar gishtin për të gjithë ata që ndërtonin një aventurë në kohë dhe kishte qenë i ashpër për atë që ndodhte me Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Duhet të zgjedhësh, Amerikën apo pesë gjeneralët e TMK-së që duhet të shkojnë, i kishte thënë me një gjuhë të qartë Agim Çekut, ditën kur duhet të vendosej se çfarë të bëhej për të ardhmen e TMK-së. Një fjali kishte qenë definuese në takim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Keni kohë deri nesër të përcaktoheni: Me ne, apo pa ne. Zgjidhni.

Chris Dell është lajm i mirë për Kosovën. Këtë radhë, ai nuk është këtu sa për të zëvendësuar një amerikan të zbehtë dhe pa karizmë. Tashmë kemi një njeri që e njohin të gjithë. E njohim fuqinë e tij dhe këmbëngulësinë për ta çuar procesin përpara. Dell është i gatshëm për t’u ballafaquar me problemet. Nuk i heshtë dhe as nuk i tejkalon lehtë ato.

Janë të njohura fjalitë e tij, që në ditët e para të pasluftës, kur anarkinë dhe ngjarjet e dhunshme të lirisë së Kosovës i trajtonte me kujdesin milimetrik.

Si amerikan që ishte, e vlerësonte strategjinë dalëse nga problemi i Kosovës. Ai e pat marrë një shembull që ishte një ekuivalencë me rrethanat në Kosovë. Chris dell thoshte gjithmonë në Kosovë kur përfaqësonte ambasadorin: se strategjia jonë e daljes në luftë e paqe ishte që të jemi të suksesshëm. Nëse kërkoni strategji dalëse për Kosovën, do të thosha se edhe këtë herë, kjo është ajo më adekuatja: Që Amerika të tregojë sukses, thoshte Dell.

Gjashtë vjet më vonë, ai kthehet në Kosovë, duke qenë njeriu dhe diplomati që ka thënë fjalitë më të fuqishme për këtë vend dhe për Qeverinë që përfaqësonte.

Pyetja më evidente që duhet të shtrojë Dell, posa të vijë në Kosovë, është ajo se ku është UNMIK-u: çfarë është arritur e çfarë jo në vitet e fundit të sundimit të OKB-së, tash EULEX-it dhe së fundi edhe Qeveria e Kosovës?

Por, Dell vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e popullatës së Kosovës tani jeton shumë më mirë, me më gjallëri dhe me më shumë shpresë sesa para luftës. Kjo ndodh, natyrisht, për shkak se aparati sundues serb, me gjithë masat frikësuese dhe represive, tani është hequr. Incidentet e dhunës kundër serbëve dhe minoriteteve të tjera janë krejtësisht të pakësuara. Gjendja e tashme e sigurisë nuk varet më krejtësisht nga prezenca e madhe ushtarake e policore e Perëndimit.

Por, komunitetet tani janë ende të ndara etnikisht. Kosova është ende e ndarë. Shqiptarët janë ndjekur krejtësisht nga territoret në veri të Mitrovicës - ky rajon funksionon de facto si pjesë e Serbisë. Në të vërtetë, dora e Beogradit ende ndjehet nëpër disa pjesë të Kosovës.

Infrastruktura teknike dhe ligjore që do të ndihmonte zhvillimin e ekonomisë po shënon pak përparime. Industria, veçanërisht ajo e lartë nuk është ringjallur, sidomos fabrikat.
Është themeluar një administratë jo e mjaftueshme. Kosovës nuk i mungon një qeverisje, por i mungon sundimi i ligjit dhe një jurisprudencë serioze.

Chris Dell nuk ka nevojë për veshje kuqezi, nëse nuk ndodh diçka e re në kohën sa është ai Ambasador. Mirëseardhje për njeriun që vazhdon Misionin në Kosovë. Ndoshta këtë radhë nuk është në mision, siç ishte dikur, por është Ambasador që përgjegjësinë e tij do ta vendosë për ndërmarrje të re në Kosovë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi