AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jan 18, 2017 11:04 pm




AGIM GASHI


O NE TREN PËR MITROVICË


O në tren për Mitrovicë
Me sllaninë me shlivovicë,
O krejt Sebisë vend i kam ba
O Mitrovicën për me pa!


O rrang e dang nëpër shina
Musafirë po pret Prishtia,
Nis çuditet e tanë bota
O qysh po ecë kisha me rrota!

Nisi m’u dridh pak Serbia
Po i del pija nga rakija:
Kur i pa forcat ROSU:
Lele majko, joj ku-ku!

O edhe Moska paska ni
Se Kosova s’asht Serbi,
Mbetën pykë dy drzhava
N’Rashkë u nal Sveti Sava!

O në tren kah Mitrovica
S’bani punë as shlivovica,
Shpejt Gjuriqi e Mileva
E kthyn trenin kah Kraleve.

18.01.17
Aachen
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 62
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi - O je mjeshter i ironisë,

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jan 18, 2017 11:08 pm

Mentor Thaqi - O je mjeshter i ironisë, 


O je mjeshter i ironisë, 
siç je mjeshter i sharkisë, 
krejt njësoj mjeshter vargu, 
e vret dreqin prej së largu!

O për nderë o Agim Gashi,
zullumi k´putet prej së trashi,
për herë t´parë pamë se kem shtet,
e paçim gjithmonë në jetë!

Zoti i Madh , t´dhëntë shëndetin,
të shkruash çdo ditë për Shtetin,
vargu yt është vetë morali,
n´madhështi bash sa mali!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 62
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi