Kimete Berisha - Drejtori u lejoi të burgosurve seks të lirë dhe të çmendur?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kimete Berisha - Drejtori u lejoi të burgosurve seks të lirë dhe të çmendur?

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Nov 24, 2016 8:09 pm

Kimete Berisha - Drejtori u lejoi të burgosurve seks të lirë dhe të çmendur?



Kimete Berisha

Të burgosurit në burgun e Prizrenit, paskan hyrë në grevë urie nga mërzia e madhe që i ka kapluar për shkak të suspendimit të drejtorit të burgut dhe katër zyrtarëve të tjerë!
Të burgosurit kanë ra në depresion të thellë, as nuk po pranojnë bukë, as ujë; të sëmurit po i refuzojnë ilaçet e sende-vende, as gjumin s'po pranojnë ta bëjnë natën nga dhembja që po ndjejnë për drejtorin e shkarkuar, thuajse krimet i kanë bërë për dhe në emër të Drejtorit, dhe kanë  hyrë në burg haku i tij! 
Dhe thuajse drejtori i burgut është 'drejtori i kriminelëve' jo i burgut! 
Dhe thuajse të burgosurit e zgjedhin drejtorin e tyre me vota...dhe varet prej tyre se kush duhet të jetë drejtor 'i burgut të tyre'...

Të burgosurit refuzuan edhe shetitjet e përditshme nga pikëllimi për drejtorin, kaq thellë që është puna.
Mërzia e të burgosurve është aq e madhe sa ata janë në gjendje ta sakrifikojnë jetën e tyre për drejtorin!
Qysh u lidh drejtori kaq shpirtnisht me të burgosurit dhe si arriti të bëhet 'idol' i tyre!
Pse drejtori i trajtoi të burgosurit si 'fansa' të tij dhe si arriti t'i bëjë për vete në një parti?

U lejoi seks të lirë dhe të çmendur?
Drogë?
Telefona mobil?
Qysh i organizoi në një 'bandë' të tij dhe si i bëri të burgosurit të bijnë në të dy gjunjtë për të?

Të burgosurit nuk refuzuan ushqim kur u ndodhën raste të dhunës dhe përdhunimit 'kolegëve' të tyre;
Nuk i refuzuan ilaçet kur ndodhën vetëvrasje në burg,
Dhe tani, në vend se të shprehin mërzinë e tyre (dhe frikën) pas vdekjes së Astrit Deharit, ata rreshtohen në anën e errët të hënës, kundër vetes së tyre!

Kjo nuk është normale.
Organizimi i të burgosurve në mbrojtje të drejtorit të suspenduar, zbulon krimin e organizuar brenda burgjeve!
Zbulon se të burgosurit janë 'të burgosurit' e Drejtorit, jo të burgosurit e burgut të Prizrenit. 
Ndërsa drejtori është 'bosi' i tyre!
Tjetër logjikë nuk ka!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi