Behgjeti ka edhe talente tjera, që Mimoza po ja mban fshehtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Behgjeti ka edhe talente tjera, që Mimoza po ja mban fshehtë

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 15, 2016 6:23 pm

Behgjeti ka edhe talente tjera, që Mimoza po ja mban fshehtë



Kimete Berisha

Mimoza paska thënë se 'Behgjet Pacolli është si Trump-i, nuk ka asnjë vlerë tjetër njerëzore, pos asaj materiale', që do të thotë se kur Mimoza ka shkuar pas tij, ka shkuar për pare!
Behgjeti ka edhe talente tjera, që Mimoza po ja mban fshehtë.
Për shembull, ai ka aftësi m'i ble njerëzit e mençur, si Mimoza.
Dhe, talenti i tij në këtë drejtim është aq i madh, sa s'ka lënë 'gjeni' të Kosovës pa e ble!
Tash ti logjiko, a më i mençur është malli, a blerësi! 
Se edhe dituria është mall që blihet me pare! 
Dhe, pyete veten, a është blerësi pronë e mallit, apo malli pronë e blerësit.

Paret janë të mira, kurrësesi s'bon m'i nënçmu (qysh e kemi zanat), njeriun që i ka ato, por ama s'e s'di a janë paret vlerë njerëzore...qysh thotë Mimoza!
Kur e ka quajtur hero, Mimoza nuk e ka ditur se vjen dita që prishen mes vete, dhe pastaj prej idhnimit, Behgjeti i tregon Kosovës se ia ka dhënë Mimozës miliona euro.
As ky i Behgjetit (me ja përmend gruas së huaj dhuratat dhe me ja zënë kryet me miliona) nuk është gjest kalorësi, ama, s'di a ja vlen me qenë kalorës me dikë që t'i merr paret dhe ia therr.
Ne jemi katunarë dhe humanë. Që do të thotë se s'na pëlqejnë ata njerëz të mençur që i shfrytëzojnë 'njerëzit e paditur' për pare! 
Dhe, pastaj, mbasi i shohin 'budallë' i 'tradhtojnë'!

...gruaja tradhtare këtu, në trojet tona, s'hahet hiç'!
Ajo që e tradhton bukëdhënësin e saj (të paditur), paramendo çka i bën ajo (m'i ardh dita) popullit fukara!

Fadil Junior, mirë ke ba që ja ke marrë paret 'Titos' (pse mos me ja marrë kur t'i jep)'! 
Por, s'ke bo mirë që me to nuk ke çel fabrika shoqërore, për popull (si Fadili Senior), por i ke tradhtu komunistat gjakovarë që të kanë besu dhe votu për Fadil, e ti je çu i ke ndal paret për xhingla-minglat e dala mode të Mark Aurelit!

Tradhtia e Mimozës e ka bërë Behgjetin të duket si 'budalla' i mashtruar!
Dija e Mimozës (dhe lakmia) e ka bërë Mimozën të duket si karikaturë!
Më mirë m'u duk si 'budalla' sesa si mashtruese!
Sepse, me qenë budalla nuk është krim as mëkat, kurse me qenë mashtrues dhe lakmitar, është mëkati numër një!

P.S. Behgjeti nuk është e vetmja viktimë materiale e Mimozës. Edhe Shefqet Krasniqi i ka paguar dredhëzat, që Mimoza i ka hëngër, por për dallim nga Behgjeti, Shefqeti është i mençur, 'nuk u beson grave'!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi