Kimete Berisha:Nxehtë anej-nxehtë knej!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kimete Berisha:Nxehtë anej-nxehtë knej!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Nov 05, 2016 9:43 pm

Kimete Berisha:Nxehtë anej-nxehtë knej!



Kimete Berisha

1. Dy policë (shqiptarë) u arrestuan duke vjedhur deodoranta të grave në aeroportin 'Adem Jashari'!
Ky krim nuk quhet 'krim i pasionit' por 'krim i pastërtisë', që do të thotë se policët ishin të motivuar nga pastërtia, kundër erës së keqe që shkaktohet nga djersa e nënsqetullave.
Mësohet se deodorantet e plaçkitura kanë qenë të 'naqeta', pra të përdorura, ndërsa njëri deodorant ka qenë kundër djersëve të këmbëve, adekuat për policët dhe këpucët e tyre zyrtare.
Dikur besohej se me vjedh K'uranin dhe me vjedh kallamoqa nëpër ara të huaja, nuk është gjynah. 
Ama jo një komplet K'urana m'i vjedh, por vetëm një K'uran me vjedh, nuk hyn n'gjynah! 
Se, kqyr ti vet si do të tingëllonre titulli në këtë rast: 'Dy policë u zunë duke vjedhur një Libër'...krejt ndryshe tingëllon.

Të vjedhësh një shtalb në arën më të afërt nuk është haram, me kusht që ti të jesh mysliman, kurse ara të jetë e jo-myslimanit. Sipas disa shkollarëve, nuk është gjynah as të vjedhësh thi, verë të kuqe e raki, as sapun (edhe deodoranti hyn në familjen e sapunëve), nëse të zë puna, s'ke kah ia mban.
Ama, publikimi i emrave dhe mbiemrave të policëve të involvuar në këtë krim të pasionit ndaj pastërtisë, nuk është fer.
Vidhen milionat, e nuk publikohen emrat e hajnave të 'karrierës', ndërsa, nëpër rasa lakohen nga media emrat e policëve për do deodoranta të përdorur. Neve do të na kishin mjaftuar vetëm inicialet e tyre, po nejse...
2. Media po e promovon budallallëkun dhe po i shpërblen me emër dhe me famë idiotët më të mëdhenj të kombit.
Dhe, meqenëse të jesh njeri normal s'je interesant, duhet të gjesh mënyra të çuditshme dhe bizare, nëse do që mediat shqiptare të merren me ty.
A keni menduar ndonjëherë, pse keni dëshirë të qeshni me budallenjë, dhe ta shfrytëzoni mbrapambetjen e tyre për m'u frustru e për m'i knaq loçkën tuaj.
A ka gjë më johumane dhe më të tmerrshme për ty sesa të qeshësh me një budalla. 
Budallai, do të duhej të na bënte të ndjehemi keq dhe mëshirues, jo të ndjehemi mirë dhe të argëtohemi me mjerimin e tij.

Përveç budallenjëve, media ju njeh, prandaj ua ofron edhe 'ato' p. që i prezanton si valltare, dhe ja ku jemi, në krizën më të madhe morale dhe shpirtërore, kur e keqja (pa pardon), konsumohet si buka e përditshme.
Natyrisht që ka edhe gazeta që nuk e promovojnë shëmtinë dhe nuk i shfrytëzojnë njerëzit me probleme psikike, për të joshur lexuesit, siç është Koha ditore për shembull.
Sa herë më pështjellet ujku me delen, e përmendi Fromin, që e ka bërë pyetjen më të bukur në botë kur ka thënë: 
Nëse Hitleri ka qenë ujku, a kanë qenë dele miliona njerëz që kanë shkuar pas tij! 
Delja nuk shkon pas ujkut, prandaj as i mençuri nuk shkon pas budallait. Veç budallait i duket interesant soji i tij.

3. Në kohën tonë, kur je trendi vetëm nëse je i çuditshëm, i paskrupullt, dhe pa qime në gjuhë, Mimoza Kusari na e ofron një alternativë 'të re'.
Kjo Mimoza, e cila për ta marrë Gjakovën iu prezantua gjakovarëve si 'Fadil Hoxha', që e ka shok 'Titon'. Behxhet Pacolli ia filloi si 'Tito', por për dallim prej 'Titos', i dha paret e tij personale për ta bërë Mimozën-Fadil Hoxhë që çel fabrika në Gjakovë, por kot. 
Gjakovarët mbeten të varfër, më të varfërit në Kosovë.

Ne do ta harrojmë vallëzimin e saj para Gadafit, në villën e tij, do të harrojmë se ajo së bashku me delegacionin prej qindra vetave ia çuan diktatorit për dhuratë një K'uran, dhe një anije prej druri, thuajse Kosova ka det, do ta harrojmë krojshen me dredhëza, të cilën e hëngri bashkë me imamin Shefqet Krasniqi, në zyrën e saj, ama, gjakovarët s'di a do t'ia japin edhe një shans për t'u bërë 'Fadil Hoxhë', kësaj radhe, me forcat (dhe me paret) e veta, pa 'Titon'!


P.S. Vazhdon...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi