AGIM GASHI- PO KUSH JANË KTA “HOXHOLLARË”?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI- PO KUSH JANË KTA “HOXHOLLARË”?

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 29, 2016 6:50 pm



AGIM GASHI


PO KUSH JANË KTA “HOXHOLLARË”?
 
Kush janë mbledhë lart në atë shtallë?
Disa banditë e “hoxhollarë”!
”Hoxhollarë” do mjekerrzi,

Krejt spiuna e mafi;
I paguen me dinar Serbia,
E me lira i paguen Turqia,
Me dollar po Arabia,

E n´Kosovë na u ba nami
Ka shti hunë tash Teherani.
 
Mallkue dheu e mallkue toka,
Kësi kopila ska pas bota,
Ksi kopila kombi jo, se jo,

Që tradhëtisë i thonë po.
Hjekun dorë nga gjuha e mamit

I përvetsojnë tokat e Shamit
T´uj u shitë lirë e ma lirë
T´u  ba keq pa asnji t´mirë.
 
O të mjerë ju dallkauk
Lakmiçar, grabits si ujq,
Si hijena ju lshuet atdheut
Me çnderu token e Skënderbeut,
Me prish moralin e kësaj votres
Me marrë grue çiken e motres,
Jeni ba marrja e shpisë
Mbarë atdheut e mbarë Arbnisë.
 
Ju spiun të mjerë me damkë
Të mjerët ju poshtë keni ra,
Tash po vjen Zani atdheut
Zani i popullit e Skënderbeut,
Zani i lart dhe i Vatanit
Të Hoxhë Mulla Idriz Gjilanit,

Se atdheu s´lejon tradhëti
Prej vehabistave mjekerrzi,
Mjekerzi, mjekerr pa la

Qelbja juej ilaq nuk ka.
 
Leni t´kqijat sa po ju lusim
Trojet tona dinë të kpusin,

Ata kopila të kqij që dolen
E në qafë rininë e moren,
Ju të poshter e mjekerrzi
Mish për topa me i qu n`Siri.
Me i lane nanat me duer n´gji

Edhe motrat pa vllazni.
 
Jeni lidhë me shtet, pushtet,
Jeni ba dreqen, meleq…
Hajde zgjohuni dhe pendohuni
Se atdheu s´ju duron
Kthenu ju ne fe të Zotit
Si e kishim mot pas motit,

Se ne jemi Perëndimi
Për ne lindja sna përfilli,
S´të ka përfill as Siria

Pse me qu ushtar Arbnia?

Eni n´votrat tona t´ngrohta

Ku ju pret nana me dashuri,
Me atë mblojë rue për anmikun

Edhe pushken ty nën kry,
Jo me mbrojtë terrorizmin
Por atdheun  e njerzimin,
Jemi popull përparimtar
Mbi të gjitha jemi shqiptar!

 
29.07.16
Düren


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi