AGIM GASHI - O JU MALE ME BORË NGARKUAR

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - O JU MALE ME BORË NGARKUAR

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 08, 2016 9:58 pm



AGIM GASHI
O JU MALE ME BORË NGARKUAR


O ju male, shumë duroni,
Me bore plot kur ngarkoheni!
Si vështrojnë malet e gjora
Kur i mbushë e ngarkon bora;
Si fërfllojnë dhe rënkojnë
Nga barra ato gjëmojnë.


O ju male që ju zë stuhia
A i dini hallet e mia?
Tridhet vite reshë e bie
Lotë faqeve mërgimzie;
Tridhjetë vite qaj rënkoj
Për atdhe që se harroj.

Ah mergim ty t`marrtë stuhia
Këput rininë nga Shqipëria, 
Këput rininë nga vatani
Ske askujt ti qahet halli;
Mbetet vetun nëna e shkretë
Po si qyqe me t´vërtetë.

Shkuan muajt me shumë mundime,
Si mu nxi kjo zemra ime, 
Lule moj kush të flladitë
Në ditë vere kush t´ujitë;
Pse kështu të vuan shqiptari?
Digjet n´zemër mërgimtari.

08.06.16
Düren




avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi