AGIM GASHI - BACIT BIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - BACIT BIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 08, 2016 9:38 pm



AGIM GASHI

BACIT BIT


Ti ishe legjendë 
Kështu ëndrroje të bëhesh në jetë
Kur bilbilave të drunjëve u dhuroje jetë
Ti ishte legjendë 
Me të vërtetë


Ende njëzetekater orë nuk janë bërë
Që Ty dheu i zi të mbuloi
Atje do ti gjesh prindërit tu
Vllaun dhe motren
Edhe bilbilat duke lozë në qifteli

Unë nuk qava për Ty
Por një lëmsh mu ndal te fyti
Ua zuri lotëve rrugën
Mos qaj he burr se prish krenari
Nëse don me qa
Qaj me çifteli

Loti pa tingujt e çiftelisë
Më s´i ka hije shqiptarit
Baci im dje i gjallë sot në amshim
Do të qajmë përsëri unë e ti 
Për mërgimin e zi
Loti ujë për bilbilat na u bëftë

Fli i qetë o Baci im i shtrenjët
Të dashta më shumë se babain
Nuk të vjen inati se vllëzër jeni
Që ju thurr vargje e Ju këndon me sharki
Vetëm një e keni 
Vetëm një e keni

08.05.16
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi