AGIM GASHI- TOKEN E LEHTË TË AMSHIMIT O BACI IM!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI- TOKEN E LEHTË TË AMSHIMIT O BACI IM!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri May 06, 2016 8:51 pm



AGIM GASHI-

TOKEN E LEHTË TË AMSHIMIT O BACI IM!
(Me rastin e vdekjes së axhes tim Sabit Gashit 06.05.16)



Sot mora lajmin e hidhur mbi vdekjen e axhes tim Sabit Gashit-Biti-Baci. Dikush i thoshte Bit, dikush msuesi Sabit e unë i thoja Bac. Me shkuarjen e Bacit tim, shkoi diçka e vlefshme e jetës sime dhe jo vetëm jetës sime por mbarë gashëve. Ishte mjeshter i çiftelisë, fyellit e shumë instrumenteve tjera dhe se dashurinë për artin e muzikës ma mbolli Baci. Baci edhe i ndertonte vetë instrumentet, bënte zogj nga druri, i lidhte për çiftelie dhe në bazë të levizjes së dores, bilbilat e drurit i bënte thua se janë të gjallë dhe po e lozin vallen e “Shotes” aq mrekullueshëm nga mjeshtri Bit. Ishte Ishte ndër mësuesit e pare të anës sonë dhe punoi në shumë shkolla e më së shumti në shkollen e Marevcit të Madh, pastaj për të vazhduar punën për shumë vite në Qendren e Studentëve. 
Kujtimet për Bacin tim lidhen për tërë një jetë. Kujtimi më i vaçant lidhet me librin “Lahuta e Malcisë” të cilen e mësonim sëbashku. Ato ishin çaste që as koha smundi me i fshi.
Ai sot ishte nda nga jeta prej një ifarkti në zemer. Kishte kohë që lëngonte. Sidomos prej vdekjes së bashkshortes së tij dhe babait tim Hamit Gashit, ai filloi ta marri teposhtëzën.
Meqë mundsia për të marrë pjesë në varrim nuk mu krijua, shfrytzoj rastin që me anë të këtij shkrimi ti ngushlloj dy djemtë e tri vajzat e tij, motren Hanushahe (Nuria vdiç vitin e kaluar), vllëzërit, mbesat e nipat dhe mbarë familjen e gjërë gashi, miqët dhe ata që e njohen e punuan me të.

Token e lehtë të kësaj Dardani o Baci im i dashur!
Vështirë të shkruhet kujtimi për Ty!
Për atë rrugë jam edhe unë. Bëma një vend atje afer jush!
Me lotë në sy nipi yt Agimi!

06.05.2016
Düren-Gjermani

(Në foto nga e djathta Sabit Gashi-Baci, në mes gjyshi im Bajrush Gashi dhe unë para 40 vitesh)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi