AGIM GASHI - KUR TA PASH MAJLINDË LOTIN TY

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - KUR TA PASH MAJLINDË LOTIN TY

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 23, 2016 10:05 pm




AGIM GASHI

KUR TA PASH MAJLINDË LOTIN TY

Kur Ti pashë Majlindë lotët Ty
Lotë të paster të krenarisë, 
Ke të fala nga mërgimtari
Oj krenaria e Dardanisë.


Të kam shkruajt edhe vargje tjera
Por të sotmet u lanë me lotë, 
Oj e bukura e Dukagjinit
N´piedestal për jetë e motë.

Kur të rrjedhi loti n´faqe
Ta pash zemren me dy krena, 
Ti atë zemër e ke flamur
Mbrapa teje të gjithë ne jena.

Merre Noren dhe udhëto
Si dy motra e dy sorkadhe, 
Sillni medaljet nga Olimpiada
Oj Majlindë ti je e Madhe.

Këto vargje me lot i lava
Bashkë me tutë banmë liqe, 
Për me ujitë atdheun tone
Krenaria e kombit je.

23.04.16
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi