AGIM GASHI - O JU SHTABI I MILIONERËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - O JU SHTABI I MILIONERËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 18, 2016 2:20 pm



AGIM GASHI


O JU SHTABI I MILIONERËVE


T´u e përcjell dokumentarin;
„Shtabi i milionerëve e gjeneralëve“, 
Rrënqethej trupi, flokët përpjetë, 
Gjaku si më dilte plagëve.


O ju komandanta t´“luftës“, 
O gjeneralë me nishana, 
A vetëm me e vjedhë atdheun
Ju ka lindë e rritë nana?

Sot n´Panama e Dubai,
Zvicra me bankat e tyne, 
T´zezë si korbi ua banë zemrat
E ma të zezë ua banë ftyren.

Që nga lufta e këndej
Shtambdhetë vjet rresht, hajni, 
Me spinofa e me tendera
Ia rrëmbyet atdheut çdo pasuni.

A keni marre, a keni ftyrë?
Dilni e flisni kunder hajnisë;
Në anën tjeter hajninë se ndalni
Me ilake e rob të shpisë.

Ju ministra e President, 
Si hijena sulë në atdhe, 
T´ue vjedhë e t´ue plaçkitë
Sdoni me lanë gja mbi dhe.

I mjerë ky popull që ju ka n´ball
Të gjitha punët ja keni përzi,
Ma nuk di kend me votue
Në çdo parti bajloza t´zi.

Lidhë me token e nëntoken
Me xhamia e mafi fetare, 
T´ue mos e zgjedhë partnerin
Vetëm, a ju dalin pare.

Mbarë biznesin ju sot e bani
Me Serbi e me çetnik, 
Me tradhtar edhe spiunë
Edhe dreqin e zutë mik.

Por ky popull i stërvuajtun
Nuk u msue me pas liri,
Historikisht t´u e tradhtu atdheun
Sherbtor qyqanash në robni.
II
Guxh për ty e guxh për mu
Deri në klicka e pidpidak, 
Për këtë jetë si po e hani
Nuk do të ju mbes marak.

O ju ministra e zyrtar komunash
Ju që atdheun e batë të huj, 
Pasha Zotin si ka shkue kujt
As juve, kungulli s´ju shkon mbi uj.

Noton, noton e rrotullohet
E ngadal me u kalb fillon, 
T`ue u zhytë ma thell në uj
Dikur ai krejt sharron.

Edhe ju keni me sharrue
Do t`ju zen mallkimi i atdheut, 
Kush e ka dashnin me hile 
As të vdekun se don atdheu.

Sdo të shkon edhe shumë kohë
Dyzin gati e kem renovue, 
N´ato banesa nergut për hajna
Qira skeni ju me pague.

Zoti i Madh po Ju përgjnohem
Sa ma shpejt nyjen me zgjidh, 
Gjeneratat që po vien
Ta kan nji atdhe të lirë.

18.04.16
Aachen





avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi