Kimete Berisha:Rexhep Qosjen askush nuk e merr seriozisht, kjo është më e rëndë se vdekja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kimete Berisha:Rexhep Qosjen askush nuk e merr seriozisht, kjo është më e rëndë se vdekja

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 08, 2016 6:51 pm

Kimete Berisha:Rexhep Qosjen askush nuk e merr seriozisht, kjo është më e rëndë se vdekja






1. IPKO na ka dërguar një mesazh për 8 mars, me moton 'gëzoje të shtrenjtën NËNË, me një telefon të shtrenjtë të ipkos, e sende vende.
Ky sms me ofertë i ipkos ka mbërritur edhe në Jetimoren SOS.
Dhe, në të gjithë telefonat e vajzave dhe djemve që u ka vdekur nana.

Ipko nuk e merr parasysh se dikush s'ka nanë.
2. Mësuesja e Kadri Veselit nuk e ka emrin 'Kimete Berisha', por 'Kimete Imeri'.
S'di çka ju ka tek Kadri Veselit dhe me kokëfortësi po e quan 'Kimete Berisha'!
3. Mimoza Kusarit ju ka tek me vrapu'.
Pa marrë parasysh çka ndodh në Gjakovë, Mimozën e gjen në Gërmi.
Që, çohet para orës 5 të mëngjesit, e merr malin dhe vrapon përditë kurrë pa ndal, si me pas qenë 15-të vjeçe dhe pastaj natën kthehet përsëri në Gërmi për të vrapuar edhe një herë para gjumit, kush nuk e kish marrë me mend!
Nuk ke vrapuar nëse nuk të kanë parë njerëzit, prandaj Mimoza kujton se neve shumë po na intereson që ajo vrapon sabah e aksham dhe për këtë aktivitet të saj e njofton popullin në baza të rregullta ditore.
E pabesueshme qysh ka harruar të jetë politikane dhe qysh vrapimi i përditshëm (dhe i përnatshëm) e ka bërë të duket e fascinuar dhe e çuditshme.
Ajo poza e saj me duar hapur, gjithmonë e njejta, në Gërmi, (që e poston në FB dy herë në ditë, në dhjetra foto) ku me ditë çfarë kuptimi e ka!
4. E Rexhep Qosjes ju ka tek Isa Mustafa. Sot e vulosi tregimin e tij për Kryeministrin dhe vendosi ta quaj vrasës të minimumi 30-të studentëve shqiptarë.
Askush nuk e merr seriozisht. Kjo është më e rëndë se vdekja, pra, kur nuk të merr 'kush seriozisht (përveç Rudina Xhungës) më mirë me vdek!
5. Seriozisht nuk e mori askush as tregimin për 'vdekjen misterioze të Presidentit Ibrahim Rugova'!
Kur u kry emisioni, dola e ndeza kerrin, i bëra disa xhiro rreth e rreth qytetit, i rash edhe kah varri i tij, duke menduar e pikëlluar thellë, jo për të, por për të gjithë ata që 'u vranë përditë nga pak'!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi