AGIM GASHI - KANGË PËR ZENEL HAMEZ HASANAJN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - KANGË PËR ZENEL HAMEZ HASANAJN

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Mar 06, 2016 4:37 pm

AGIM GASHI

KANGË PËR ZENEL HAMEZ HASANAJN


(Kushtuar aktivistit të LDK-së të cilin policia serbe e kishin rrahë shumë herë derisa edhe vdiq!)





Nji histori e dhimbshme shumë 
Nga Kralani i Gjakoves, 
Për Zenel Hamëz Hasanajn
Faqja e bardhë e kësaj Kosove.

Patriot e kish lindë nana
Kurr për jetë mos me u dorzue, 
Për atdhe e për liri
Jetë e gjak për me fliju.

Sikur fmijë u detyrue
N´Babiq t´Pejes me u shpërngul, 
Qysh n´vegjli e donte atdheun
Para hasmit mos me u perkul.

Nji shqiptar e patriot
Që në zemer e kish Kosoven, 
Për lirinë e atdheut 
Ishte me Ibrahim Rugoven.

LDK-ist i përbetuar
Shumë e rrahin e torturojnë, 
Porse kurr jo Zenel Hasanajn
Smmunden burrin ta nënshtrojnë.

Vinin eskortat e policisë 
Në sy t´fmive tu e rrehë, 
Porse mendja e burrit t´shqipes
Nuk ndërrohet për atdhe.

Nisi trupi me u ligshtue
Nga torturat e policies, 
Jo as zemra ma si punonte 
Tú i pa vuejtjet e shqiptarisë.

Pas çlirimit kish mendue
Se do t´vjen e ndrit liria, 
Kush o vlla e ka mendue 
Se n´Kosovë asht prap robnia.

Skishte ma as ku sherohet
Nisi zemra spo e pret
Sa n´Tiran e jashtë atdheut
Kund ilaqi nuk ju gjet.

Tetëmbdhet janar dymijetremdhetë
Ju ndal zemra e shqiptarit, 
Zenel Hasanaj patrioti
E kish „dhurat“ prej xhakatarit.

Fli i qetë Zenel Hasanaj
Vajza e djali të kujtojnë, 
As shoqnia që të njoften
Ty o trim nuk të harrojnë

06.03.16
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi