Bekim Toçani-Monolog dimensionesh në dialog-(Agim Gashit)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bekim Toçani-Monolog dimensionesh në dialog-(Agim Gashit)

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Mar 06, 2016 1:11 pm

Bekim Toçani-Monolog dimensionesh në dialog-(Agim Gashit)

Bekim Toçani

Monolog dimensionesh në dialog
(Agim Gashit)



Nanë, oj nanë imja...Nana ime e Nana jonë
Lutem që je e Lutem siç të dua përgjithëmonë

Ne takohemi përditë nëpër rrudha balli të Nanëve tona,
Ty këndon kangë vetmie poetike por ngritesh sa herë bie
Unë vuajë fjalën si lirinë e atdheut dhe mallin për fëmijët
Nanën e kemi bashkë pikturë madhështore e përjetësie

Nuk ka melodi çiftelie as album ëndërrash violine në dhembje,
Në të katër stinët e Vivaldit kemi qëndisë atdhe liri lotësh miku im, 
Në kërkim pentagrami luajmë me dhembjen si me zjarr lirie
Vuajmë e na dhemb shumë përditë e prap mbetëm një veç jetim

Në vend të notave kam përbi lotë e në vend fjale shqip, muzë Hamleti
Sot e sonte përsëritshëm kam përlotë violinën të etur, krejt të trishtuar
Brenda në lëkurën tande e kam vra krenarinë dhe veten e kam mallkue
Pse kështu në diell s’u takuam kurr e Nënat tona mbetën gjak përvëluar

Nanë, të kam borxh fjalën unë, e ti mua kangën sot e përgjithëmonë
Lutjet në të katër stinët tua klithin Nanë, mirësi e dashuri vetmi jehonë

Maj, i njëzetepesti 2013
Bekim T.


I dashur Bekim, 
Sëpari të dëshitroj shëndet e mirësi e pastaj falenderime deri në qiell. Njerzit si ti janë engjujt e Zotit tonë që e kupton dhe e flet shqipen. 
Jam tejet i nderuar dhe e ndjej veten të privilegjuar që ma keni kushtruar këtë poezi. Do ta publikoj patjeter por edhe do tua dergoj Sabit Rrustemit dhe Sylejman Aliut që të botohet edhe në librin të cilin po e pregadisim me poezi nga poet të ndryshëm kushtuar mua.
Të falemnderit shumë mik i dashur.


Me shumë rrespekt Agimi!



avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi