Donika Çela - JETA PA TY VËLLA AGIM, NUK KA KUPTIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Donika Çela - JETA PA TY VËLLA AGIM, NUK KA KUPTIM

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Feb 18, 2016 9:25 pm





Donika Çela

JETA PA TY VËLLA AGIM, NUK KA KUPTIM
---------------------------------------------------------------------------------





Agim Gashi,vëlla o shpirt,
dëgjoje penën që ka dalë me t'lyp.
Që ditën kur re në spital,
sharkia mallit, i ka nis vaj.
*
Zogjt e malit këngën kanë ndalu,
nën heshtjen e këngës janë tuj vajtu.
Po qan dhe vetë shqipia e dëshpëruar,
për djalin e saj, që ka të mërguar.
*
Nëna e mjerë me duart në gji,
lutet e lutet.. për t'birin në Gjermani.
Fëmijët shpirt lodhur e të dërrmuar,
hyjnë e dalin n'spital t'mallkuar.
*
Sa herë shikojnë babën t'shrirë në krevat,
s'bashku me babën mallkojnë të ziun fat.
Miqësia e penës dhe e sharkis,
me lot e mbulojnë rrethin e shpis.
*
Për në fund lash veten time,
ahhhhhhh!...moj jetë moj jetë katile.
Ç'farë të them për jetën në mërgim?
vitet ma helmuan jetën larg vëllait tim.
*
Aq më keq kur shëndeti i vëllait keqësohet,
ohhhhhhh!..motra e vetmuar, me veten mallkohet.
Mallkoj ditën që kur kam lind,
s'duroj ndarje nga vëllau im.
*
Më fal vëlla..vëlla Agim,
përse u dorëzova e s'bëj dot durim.
Tepër vështirë kur të shoh duke vuajtur,
s'më duhet vetja, kur ndihem e humbur.
---------------------------------------------------
16-02-2016
Ora:11-14
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi