AGIM GASHI - KARASHMAK JEHON KOSOVA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - KARASHMAK JEHON KOSOVA

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Feb 10, 2016 7:07 pm



AGIM GASHI

KARASHMAK JEHON KOSOVA

Luta falet në xhami
VV lejon shamia, 
Pas pes shekujsh në robni
Prap na erdh, na tredh Turqia.


Kardash Visari mire po flet
Lejon mjekerr e shami, 
Abej Thaqi e Aga Isë
N`aksham takohen në xhami.

Shife Kupa i Kosoves
Mori limen dhe teshlicen, 
Ja ka msy n´hamam t`Prishtines
Lugë të drunit kalanices.

Atifetja Zojë e randë
Ka marr saç, ka vesh dimia, 
I ka thirr` tanë partiashat
Se për drekë ju ka ba flia.

Jagxhillari dhe Rashiqi
E lan shatin dhe kacinë, 
I ka thirr sot Ternava
N´xhami t´madhe me falë Jacinë.

Keshtu sot po rrnon Kosova
“Karashmak“ e „xhurulldi“, 
Ska mahallë e ska katund, 
Që ska xhami e ska parti.

10.02.16
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi