AGIM GASHI - DR. LULE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - DR. LULE

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Feb 06, 2016 3:05 pm

AGIM GASHI

DR. LULE

(Ia fali Dr.Luljeta Gashit-Gerdung për respektin dhe ndihmen që ma fali për këto kater vitet e smundjes sime)




Moj Dr.Lule, po e mrekullueshme je 
Një botë të tërë, në shpirtin tënd e ke, 
Të shëndrit malli. shpirti, dashuria...
Ti ngjyrë i falë jetes, n`ball gjithmonë freskia…!

Ti je flakadane, je Lule dardane, 
Po si brum të bukës, jeten na e bane, 
Ua kalon engjujve dhe Zanave të Dardanisë,
Kaçurrel mbi ballin moj, lule e bukurisë.

Ti je mikja ime, ti je mike jete,
Aurorë Ylberash, n`miqsinë time mbete, 
Ma shpëtove jeten dhe ma fale driten, 
Vdekjes sime pra, ti i zure priten.

Ty të falemnderit për jetë e mot, 
Me i pas shtatqind jetra, nuk të harroj dot, 
Emri yt gjithhmonë, skalitur n´zemrën time
Oj Luljeta Gashi, shpëtimtarja ime.

II
Sot kur këto vargje i qendisa për Ty
Një mjek erdh` te unë e ma tha ndër sy, 
Se smundja ime, sherim ma nuk ka,
E paska shkrue Zoti, për me vdekë pa pra.

Vargje më nuk shkruej, as sharkisë si bi, 
Ky është çasti fundit, me t´falenderu Ty, 
Lamtumirë të gjithë o njerzit e atdheut
Po shkon Agim Gashi, t´i bashkohet dheut.

05.02.2016



avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi