AGIM GASHI SOT PËRSRI ME YLL´ T´MËNGJESIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI SOT PËRSRI ME YLL´ T´MËNGJESIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Feb 06, 2016 12:43 am


AGIM GASHI


SOT PËRSRI ME YLL´ T´MËNGJESIT


Sot përsri me Yll` t`mëngjesit
Ditën bashkë po e përcjellim, 
Në kurbet midis Evrope
Rranjet lotëve po ua nxjerrim.


Dhimbja e malli kurr s´u ndanë
Nji jetë bashkë po e kalojnë, 
N´sharki gishtat kurr s`u ndalen
Për nanë e atdhe sa mirë lodrojnë.

T´falemnderit o Zoti i qiellit
Që ma dhe mundsinë përsri, 
Me i këndu nanë e Atdheut
Me i dridh telat në këtë sharki.

Lozni, lozni ju gishta plage, 
Dridhuni tela e dridhu jetë, 
Këndoni dhimbjeve e krenarisë,
Për këtë kohë sa na ka mbetë.

Digjet shpirti e djersë gufojnë
Bashkë me lotë përzi nji jetë, 
Përveç kanges edhe vajit
Asgja mu nuk më ka mbetë.

Qysh nga viti gjashtdhetetetë, 
Plumbi i pare në trup kur m´ra, 
Kurr su ndala për atdheun
Nji ditë t´bardhë kurr pa e pa.

Kanë kalu disa dekada
Atdheu psoi shumë ndryshime, 
E derdh gjak, u hapen varre, 
Prap lëngon kjo zemra ime.

Qaj moj zemer, qaj e vuej, 
Por jo kurr me u ba e huej, 
Qaj moj zemer pa fole
Digju, kallu për atdhe.

05.02.16- 
Mëngjes i hershëm





avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi