AGIM GASHI - HAJ MEDET PO BAN MILETI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - HAJ MEDET PO BAN MILETI

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jan 07, 2016 10:11 pm

AGIM GASHI


HAJ MEDET PO BAN MILETI


Haj medet po ban mileti
Na janë rrokë rrencat ner veti, 
Ksi hataje skem pa anderr
Hajni-hajnin don´ me hanger.


Luftë e madhe sot po bahet
Por sheqeri nga shapi s´ndahet, 
Luftë po bajnë kta ndërmjet veti
Me rrxu ni rrenc e me ardhë tjetri.

Po thonë dilni e protestojmë
Derisa rrencat ti rrëzojmë, 
Ndersa populli çka fiton?
Rrxo nji rrenc e tjetrin vnon!

Ju dy palet si jetoni?
N´luks t´pa pam jeten kaloni.
Populli dreken thatë e ha
E për darkë bukë nuk ka.

Hajde hajna e shkalafenca
N`çdo tubim na dolet rrenca.
Çka me prit populli n´kto lojna?
Jeni t´njejt si dushku e gogla.

Janë shkep fjalë e paskan thanë
Me u “koritë” ma sdo ti lanë, 
Do të ndahen dhetë e dhitë
Specialja kur t´vjen nji ditë.

07.01.16
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi