AGIM GASHI KANGË KUSHTUE KORRUPCIONIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI KANGË KUSHTUE KORRUPCIONIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Dec 09, 2015 9:47 pm





AGIM GASHI

KANGË KUSHTUE KORRUPCIONIT


Të gjithë hajnat ngriten n´kamë, 
Ni mbledhi n´sheher po e bajnë,
Eni vlla të gjithë t´bashkohemi
Korrupcionin ta luftojmë. 

A spo e shifni ku na hini 
Në t´gjitha qyshet ku s´hin as mini, 
Be, erfe, n´hajni po bojnë
Korrupcionin do ta luftojmë.

Nuk durojmë me na e marr buken
Me kercnime na e shtin tuten, 
Qysh prej shkollave e n´Qeveri
Ku s´la vend bre, pa na hi.

Korrupcionistat po shiqojnë
Gjysma hajna po qëllojnë, 
Çka thonë hajnat se bajnë dert
T´korrruptum kem edhe n´Parlaament.

T´korruptume kem´ prokurorinë
Krejt gjykatat dhe policinë, 
I kem partitë e popullin mbar
Ishim n´kali e ramë n´magar.

Atje nalt te ato thana
Babes po i qon fjalë nana, 
Ti o njeri çka po thu?
A ban sonte me t`korruptu.

Se n´ket´ Ditë t´Korrupcionit
Kur tanë bota e kujton, 
Veç Kosova nuk lshon pe
N´vend të parë gjithmonë qendron.

09.12.15
Düre
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi