AGIM GASHI - NË VIZITË BIJA IME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - NË VIZITË BIJA IME

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Nov 20, 2015 9:24 pm

AGIM GASHI


NË VIZITË BIJA IME




Kur ti je në shtrat t`spitali, 
E t´vjen bija që e ke rritë, 
Ta rritë zemren ta bënë sa mali
Ta sheron t´plagosurin shpirt.


Eja bija, ime eja,
Puthe babin që e do shumë,
Si me i pi ilaqet e botes
Kur t´kam pranë sherohem unë.

Kapercyem shumë vuajtje jete
Ti dhe unë moj bija ime, 
Falë Zotit dhe fatit tonë
Sot moj bijë nuk je jetime.

Kështu eja pak më shpesh
Bëja babit zemren mal, 
Kush i don dhe nderon prindërit
Zoti i fal Yllin në ball.

Nga shpirti im e nga thellsi zemre
Të dëshiroj fat në jetë,
Të ndihmoftë Zoti madhrishë
Në trup smundje mos me t`prekë.

20.11.2015




avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi