AGIM GASHI - JETIMET TANË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - JETIMET TANË

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Oct 26, 2015 8:11 pm

AGIM GASHI

JETIMET TANË


Lufta jonë, lufta çlirimtare,
Shumë jetima na i la peng, 
Mbeten nën´ stihinë e kohes,
Prandaj, Zoti mallkon këtë vend.


Pas gjakderdhjes e gjenocidit, 
Që na i hoqi Amerika, 
Dolen n´skenë shumë karaxhoza
Që nuk dinin çka ashtë frika.

Harruen luften, harruen varret, 
Si hijena n´hajni u sulen, 
Kësaj Kosove të lashtë dardane
Krenarinë krejt ia shkulen,

Harruen varret e posahapuna, 
Harruen rrobat me gjak të njoma, 
Ndanë buxhet e teritore, 
Me vjedh çdo gjë, në trevat tona.

Shiqonte populli me çudi, 
A janë këta që ju besuem?
Deri dje qirreshin për padrejtsinë, 
Sot çdo gjë na e shkatrruen!

Shiqon fëmiu jetim i mbetun
Bukë për darkë i shkreti ska!
Pyet mamin e pyet vetëveten,
Për çka babi n´luftë ka ra?

Mami e shkreta kafshin buzen
Ç`ti thotë të birit ende fmi?
-Babi o birë ka ra në luftë
Për Kosovë e për liri.

Se liria dhe atdheu
Çmim të madh për dikend ka, 
U dasht t´mendojmë kend me lënë në krye
Këtë varfëri mos me e pa.

Erdhëm o mami n`shpi të djegun 
Ma mirë mos ta linim malin, 
Shkët e babit, disa prej tyne, 
Na e vodhen edhe socialin.

Ata ndertuen pallate t´nalta, 
Kanë sherbtor, gjellbamsa n´shpi, 
Unë i shkreti me bark të zbrazun
Nuk po shof ma as me sy.

Ata fëmijët e shokëve t´babit, 
Vishen mirë, kcejnë fluturim,
Më përbuzin, m´thonë ik nga ne
Nuk ke baba, ti je jetim.

Uli koken dhe mendoj unë,
Ja për kend babi n´luftë ra, 
Unë i shkreti shkoj te vorri, 
Gurin e vorrit me lotë t´u e la.

Ah! O babi o zemra ime, 
Zgjohu e shifi k´ta shok´t e tu, 
Na e vodhen mbarë atdheun, 
Vodhen vorret e m´vodhen mu.

Flej i qetë ti zemer burri
Me shumë shokë, dëshmorë lirie, 
Pa u zgjue o Ju nga vorret
Sdo të ketë aromë Arbnie.

Zgjohuni Ju si Feniksi
Se atdheu po lëngon, 
Zgjohu babi im dëshmor
Jetimi yt i untë duron.

Zgjuhuni e kthene pasurin tone
Që na e vodhen karaxhozat, 
Mos duroni që n´vorre t´jueja
Të vinë n´poshtrim këta bajloza.

Unë jetimi me shumë jetima, 
Ju presim lart edhe kah Rugova, 
Pasha Zotin o dëshmor të kombit
Shumë ma keq sot ashtë Kosova.

26.10.2015
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi