Shkarkimi i Rektorit është vepër kriminale e kryeministrit Isa Mustafa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkarkimi i Rektorit është vepër kriminale e kryeministrit Isa Mustafa

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 22, 2015 8:23 pm

Shkarkimi i Rektorit është vepër kriminale e kryeministrit Isa Mustafa





Për shkarkimi e Rektorit të Universitetit të Prishtinës ka reaguar edhe Shefqet Dibrani – shkrimtar dhe Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.
Dibrani akuzon direkt kryeministrit Isa Mustafa për shkarkimin e Ramadan Zejnullahut nga posti i Rektorit, transmeton Gazeta NewBorn.
Kjo është letra e plot e z.Dibrani dërguar në redaksin e Gazetës NewBorn:
Shkarkimi i Rektorit të UP dr. Ramadan Zejnullahu është vepër kriminale e kurdisur pikërisht nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili tashmë shihet se është një kukull në duart e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe organizatës famëkeqe SHIK. Isa Mustafa po të kishte moral nuk është dashur të vinte kurrë në krye të LDK-së, e aq më pak Kryeministër i Kosovës.
Tashmë ai e implikoi LDK-në në të gjitha dokumentet e dëmshme dhe të dhembshme për Kosovën, kurse Kryesia e LDK-së është një kryesi debile e cila edhe në këto rrethana po e mbështet pa rezervë Kryetarin Kukull Isa Mustafa, për të cilin edhe fshatari më i rëndomtë është duke e kuptuar se ai ka ardhur në krye të LDK-së me qëllimin ogurzi për ta shkatërruar LDK-në dhe për ta devalvuar filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës, ndërsa kryesia e LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm, anëtarësia e gjerë si dhe familjaret e Presidentit Historik bëjnë sehir duke e mbështetur Isa Mustafën në projektin e tij shkatërrues dhe me shenja të theksuara antikombëtare. Ne e kemi të qartë se edhe nëse lëvizin gjërat brenda LDK-së, këta zvarranik do të zvarriten e kapërthuren përsëri në krye të partisë e cila dita ditës po dëshmohet se ka një kast politike krejtësisht të paaftë për ta nxjerr partin nga kjo humnerë se sa për Kosovës as që mund të bëhet fjalë.
Si mund të shfajësohet tani LDK-ja dhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili vazhdimisht flet për shtet ligjor, për rend dhe vlera, kurse dy anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Fevzi Berisha dhe Alberta Troni kanë votuar për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu. A mund të beson dikush se ata kanë votuar krye më vete kur dihet se kapaciteti i tyre intelektual nuk rezonin as sa dija e një gjimnazisti por ata janë stolisur me diploma e grada akademike, prandaj kriterin e vlerës nuk e durojnë, ndërsa postet vendosëse në UP janë poste parapolitike të LDK-së, dhe hapi i tyre ka qenë pjesë e orkestrës që duhet në çdo hap t’i hyjë në shërbim planit ogurzi që poe e orkestron Kryeministrit Isa Mustafa në dëm të proceseve dhe të LDK-së. e poste vendimmarrëse në UP.
Krimi politik e ka kapluar Kosovën, tashmë SHIK-u është në ofensiv. Si duket kjo organizatë i kurdis planet mirë dhe e akordon kohën kur duhet bërë ekzekutimi i cili duhet të mbetet nënë hijen e ngjarjeve të mëdha apo të selfijeve të Hashim Thaçi në Paris, se Kosova ka arritur një sukses pas kalimit të fazës së parë për tu pranuar në UNESKO, ndërsa në Madrid të Spanjës po ashtu bëjnë selfie binomi i LDK-së, përkatësisht Lutfi Haziri bashkë me Isa Mustafën për të cilët më e rëndësishme qenka pjesëmarrja në Kongresin e EPP që po mbahet në Madrid, dhe fotografitë që kanë vërshuar në Facebok, se sa shkatërrimi i universitetit, sepse shkarkimi i Rektorit të UP dr. Ramadan Zejnullahu cili bënte përpjekje që në këtë institucion universitar të vinte rregull dhe rend, nuk ka ndodhur brenda natës por që moti, prandaj Kryeministri i Kosovës i cili është edhe Kryetar i LDK-së duhet ta sqaron mirë opinionin dhe elektoratin e LDK-së për pozitën e tij Kukull, për qëndrimin shkatërrues dhe për standardet e tija të dyfishta. Por më të trishtueshme dalin deklaratat e Ministrit të Arsimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit të cilët tashmë po derdhin lot krokodili se gjoja nuk paskan pasur njohuri, thuaja se ata nuk jetuakan në Kosovë dhe me realitetin e saj.
Edhe më nënçmuese dhe dhimbshme janë deklaratat e klanit të LDK-së që e ka kapur partinë, pasi një hetim i vogël do të vërtetonte se Fevzi Berisha ka qen zyrtar i lart në Ministrinë e Arsimit, atëherë kur Agim Veliu ishte ministër i saj. Koordinimi dhe ekzekutimi nuk ka guxuar t’i dështojë SHIK-ut i cili tashmë po dëshmohet se është organizata ma e fuqishme në Kosovë, madje po e tejkaluaka në secilin plan edhe fuqinë vendosëse dhe ekzekutive të KFOR dhe EULEX, ose heshtja e këtyre dy të fundit e bënë tërë Bashkësinë Ndërkombëtare përgjegjëse për atë që po ndodh në Kosovë. Po të kishin kuraje, të kishin moral politik dhe dy gishta fytyrë, Kryesia e LDK-së dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është dashur që sonte të mblidhej dhe urgjentisht ta shkarkonin nga posti i Kryetarit të LDK-së Isa Mustafën, për t’ia pamundësuar degradimin e mëtutjeshëm të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Vetëm një shkarkim nga të gjitha postet në LDK, madje duke e detyruar Isa Mustafen për të dhënë dorëheqje edhe nga posti i Kryeministrit të Kosovës, duke e quar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, ata do t’ua ndalnin turrin prapështisë, pasi edhe ashtu vendi ka krizë institucionale dhe pakënaqësi të shumta të cilat do ta degjenerojnë e përshkallëzojnë edhe më tej situatën politike në Kosovë.
Por veçmas iu bëjë thirrje strukturave të caktuara të LDK-së të cilat janë ndëshkuar, janë injoruar dhe janë pushkatuar nga klani i interesit i instaluar në Kryesinë Qendrore të LDK-së, që të mobilizohen dhe të organizohen për ta ndërprerë degradimin e mëtutjeshëm të vlerave politike të LDK-së dhe për ta shpëtuar me fytyrë këtë parti e cila tashmë haptas po bëhet pjesëmarrëse në të gjitha dështimet e shtetit të Kosovës. Isa Mustafa e ka mbushur kupen, prandaj pa hezitim ai duhet të shkoj sa ma parë, sepse njerëzit e tij, madje anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i kanë zbatuar vetëm urdhrat e Isa Mustafës i cili qartë shihet se është kundër LDK-së, dhe kunder vlerave nacionale dhe demokratike… St. Gallen, 21.10.2015.
Shefqet Dibrani – shkrimtar dhe Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi