AGIM GASHI LETER E SHKURTË AMERIKËS,GJERMANISË,ANGLISË DHE SHTETEVE TJERA MIKE TË SHQIPTARËV

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI LETER E SHKURTË AMERIKËS,GJERMANISË,ANGLISË DHE SHTETEVE TJERA MIKE TË SHQIPTARËV

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 15, 2015 2:08 am



AGIM GASHI


LETER E SHKURTË AMERIKËS,GJERMANISË,ANGLISË DHE SHTETEVE TJERA MIKE TË SHQIPTARËVE
 
Para se të ju përshëndes, dua të Ju falenderoj që historikisht na keni ndihmur, e sidomos gjatë luftës së fundit ku Ju ishit ata që na çliruat.
 
Tani Ju përshëndes, unë, njeriu i cili u mundova një jetë për atdheun tim. Veprimtar të atdheut kemi mjaft, por pushtetarët nuk i njofin ata. Ju shkojnë te dera vetëm me polici kur duan ti burgosin apo edhe ti shantazhojnë.
Për Juve unë do ta kem një lutje e cila ka të bëj me shtetin dhe popullin tim, i cili sot gjendet në një rrezik edhe më të madh se sa ishte i robruar, dhe kur sot Kosova rrezikohet nga një luftë vllavrasëse dhe tejet të rrezikshme për popullin dhe atdheun.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit të pasluftës, Ju na keni ndihmuar shumë. Ndihmat materiale që ju i sollet, na i vodhen vllëzërit tanë që vetërobruan atdheun dhe popullin atë diten kur na çliruat Ju. Këtë nuk u dasht me e lejuar, sepse ju e keni pas të diture se një popull pas shumë shekujsh robëri, nuk do të dij ta udhëheqë shtetin, e aq më pak krahu i luftes i cili skishte haber nga politike dhe se ishin tejet të pa arsimuar. Arsimi i tyre pas çlirimit, ishte denigrim i çdo gjëje kombëtare sepse ata u pajisen me diploma false për ta udhëheqë edhe shtetin me falsifikate.
Por, gabimi më i madh i Juaji ishte lejimi i koalicionit PDK-LDK dhe zgjedhja e Isa Mustafes si Kryeminister i vendit, kur dihej se Isa ishte njeri i përfolur për parat e vjedhura të mërgatës dhe shumë malverzimeve tjera sa ishte Kryetar i Komunes së Prishtinës. Isa ishte edhe puntor i shtetit nga i cili Ju na çliruat.
Zgjedhjen e Isa Mustafes e organizuan SHIK-u dhe strukrura tjera parapolitike, dhe jo votat,  por nuk e kupotova asnjëherë përkrahjen e Juaj këtij njeriu dinak dhe tejet të rrezikshëm, që bashkë me Hashimin dhe bandat e tij shkatrruan çdo gjë që ishte fituar nga Ju dhe nga gjaku i derdhur për liri. Loja e fundit që po luhet në atdheun tim, ka rrënjë edhe nga Serbia dhe agjentura tjera. Me këtë opozitë të përfolur e me ideologji të keqe, ddhe me një pozitë edhe më të keqe, shpëtimi gjendet vetëm në duart e Juaja ku sëpari do ta formonit një qeveri kalimtare.
Ata që e kerkuan Isa Mustafen në koalicion, kishin qëllimet e veta personale e jo shtetrore. Qëllimi kryesor ishte shkatrrimi i LDK-së, kësaj partie e cila i priu popullit drejt kerkesave për liri e që në krye kishte vizionarin dhe strategun e kombit, intelektualin dhe doktorin Ibrahim Rugoven.
Ju lutem, ta keni parasysh se me Isa Mustafen dhe Hashim Thaqin, atdheu im po shkon drejt shkatrrimit. Duhet që sa më parë të eleminohen këta ga jeta politike, bashkë banditët e tyre që i përkrahen në shkatrrimin e atdheut.
Ju duhet të na ndihmoni që ne shqiptaret ta përtrimë LDK-në dhe rugovizmin si rrymë politike që do ta udhëheq shtetin,  duke formuar një spekter krejt tjeter të politikës shqiptare. Njerzit e sotshëm të politikës duhet të largohen sa më parë, pasi ta keni shpëtuar Kosoven nga gjakdedhja vllavrasëse që ju konvenon vetëm bandave politike.
Ju lutem të na ndihmoni edhe kësaj radhe, por pa zarfa e me sinqeritet politik e vllëzëror.Shqiptarët ju respektojnë, ju duan dhe për ju edhe do të luftojnë nëse u ipet rasti. 

Pleqët tanë e kanë një thënje: Kur ta vrisni qenin, qitne në prrue. Kjo lidhet edhe me juve, na keni ndihmue por edhe na qetsoni. Mos lejoni që kryeqyteti i atdheut tim dhe sheshi “Nëna Tereze” të mbushet me gjakun shqiptar. Ajo se meriton këtë të keqe. Pushtetarët e sotem dhe opoztita po sshkojnë sëbashku, jo drejt tryezës por drejt sheshit për ta mbushur gjak.
Populli shqiptar, sot shpreson vetëm te forca dhe autoriteti i Juaj.
Ju jeni shpëtimtarët tanë, andaj veproni!
 

Me respekt
Agim Gashi-Gjermani
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi