AGIM GASHI TY QË MË SOLLE NË JETË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI TY QË MË SOLLE NË JETË

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 08, 2015 3:47 pm


AGIM GASHI


TY QË MË SOLLE NË JETË
(Nënës në tetëdhjetë vjetorin e lindjes)


O moj nënë, Ti nëna ime, 
Që më solle e rrite n’jetë, 
Nga zemra ime e thellsia e shpirtit
Ti Uroj unë Ty tetëdhjetë.

Në këtë ditë madhështore
Te varri i babait unë për Ty shkova,
Dy lotë e një puthje në guri t’varrit
Në emrin tënd aty i lshova.

Kishe jeten plot me brenga 
Nuk u theve as su nënshtrove, 
Kur të moren në burgjet sllave
Asnjë lotë ti nuk e lshove.

Kur ti rrahen e burgosen vajzat
Dritën, Afërditën edhe Shpresën, 
Ti krenare burrëreshë qëndrove
Në shtëpi e kishe Besen.

Kur ti moren djemt në burgje
E kur atje i vizitoje, 
Qëndroni t’fortë o bijtë e mi
Me dashuri plot i kshilloje.

Të shetitnin në qytete 
Pozhorevc e Beograd, 
Porese ti prap qëndrove
Ruaje nderin, nuk dashte grazhd.

Ti je nënë me zemër t’madhe 
Si t’gjitha nënat e vërteta, 
Të kaliten dhimbjet, vuajtjet,
Tetëdhjetë vjet ti solli jeta.

Sot je krrus e shkon me krroqe
Plot me rrudha, vrragë jete, 
Por me zemër e shpirt rinor
Përgjithmonë e dashur mbete.

Sot për Ty do të vine Urime
Nga vajzat edhe djemtë e tu, 
Qindra mbesa edhe nipa
Garojnë, i pari kush me Uru.

Të Urojnë rejat bujare
Nuset tona e dhëndurë, 
Të nderojnë, të thërrasin Loke, 
Asnjë t’keqe se bëre kurrë.

Urime nënë, Urime Loke, 
Shqipja s’mundet sot me t’thënë, 
Mija Urime për Loken e dashur
Peng n’këtë botë Ajo ti ka lënë.

Sa t’ka dashtë dhe e ke dashtë, 
Plot me zemra e dashuri,
Kur pushonte në preher t’gjyshes,
Si n’Parajsë gjente qetësi.

Urime Nënë, ndal të përqafoj, 
E ti puthi rrudhat në ball, 
Se mërgimi larg na ndau
Po jetohet me dhimbje e mall.

Dashti Zoti, në atdhe qëllova,
Edhe ksaj radhe me të përqafu, 
Me të marrë me të qitë në preher 
Si dikur, kur më qitshe mu.

Ah moj nënë moj nëna ime
Edhe në vdeksha marak s’më jet, 
Dashti Zoti këtu qëllova
Me të Uru edhe sivjet.

Urime, Urime oj Nëna ime,
Ti Madhshtorja që m’rrite mu, 
Luti Zotin mbi qiell të Arbërit
Edhe shumë vite me të dhuru.

Ti je engjulli i jetës sime
E madhja, e pasterta dashuri,
Kush ka derdhë lotë për mue?
E di oj Nënë, ishe vetëm Ti.

08.10.15
Lipjan





avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi