AGIM GASHI - VIZITË URIMI E FALENDERIMI KOMUNËS SIME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - VIZITË URIMI E FALENDERIMI KOMUNËS SIME

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Oct 05, 2015 11:29 pm


 
AGIM GASHI
 
VIZITË URIMI E FALENDERIMI KOMUNËS SIME
 
Kur Komuna e Lipjanit, më 22 shtator 2015, për herën e dytë shpallet Komuna më e mirë e Republikës, gëzimi im ishte i tejmases, sepse vertetoheshin fjalët e poezisë sime që ia kushtova Lipjanit dhe qytetarëve të saj kur bënë ndërrime në udhëheqje.
Nuk isha këtu për për ta uruar personalisht njeriun e merituar për shpalljen e Lipjanit Komunë më e mirë, Kryetarin Imri Ahmetin, andaj sot shfrytzova rastin ta falenderoj për shperblimin dhe për një gjest tejet të lartë njerzor, human e kulturor që stafi i Kryetarit, Krytari edhe me vendimin e Kuvendit të Komunes aprovuan botimin e kompletit prej dhjetë librave të mia.
Kjo ditë ishte ditë emocionuese për mua. Unë sdo të arrija ti botoj librat e mia pa Komunen e Lipjanit. Investimi në kulturë është investim dhe shembull që duhet ta ndjekun edhe komunat tjera. Ky gjest dhe ky vendim më bëri të lumtur, anda shkova që personalisht ta falenderoj Kryetarin për vendimin të cilin mori Komuna nën udhëheqjen e Kryetarit Imri Ahmetit.
Si çdo herë, në zyren e Krytarit pritem gjithmonë ngrohtësisht nga Stafi i tij. Sekretaresha e tij, një grua tejet bujare, një puntore e rrallë dhe mbi të gjitha një shqiptare e vërtetë, më drejtoi për te Kryetari që si gjithmonë më pret duke u ngritë e duke më dal para për t’u përqafuar si dy njerz dhe miqë të vërtetë dhe si dy rugovista të vjetër të Komunes.
Pas bisedeva të ngrohta e tejet vllëzërore, pas falenderimeve të mia për botimin e librave, e lash Krytarin në punën e Tij të përditshme e sidomos kësaj dite e së hënës kur Lipjani frekuentohet nga të gjitha anët për ditë tregu, e ku edhe pranë Zyres së Kryetarit qendrojnë më shumë se zakonisht njerz me halle e derte.
Pas disa orëve na ftoi edhe miku dhe redaktori im Sylejman Aliu në Villa Marigona“ kur pimë kafe dhe hëngrëm „ trileqe“ që unë i quajta kater-leqe.

Urime Lipjani e falenderime nga zemra. Do të jemë gjithmonë qytetar besnik i Komunes dhe i Republikës si gjithmonë deri më tani.
 
05.10.2015

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi