AGIM GASHI - VLAN BLLOKU, KOALICIONI PDK-LDK DHE RRETHANAT E SOTME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - VLAN BLLOKU, KOALICIONI PDK-LDK DHE RRETHANAT E SOTME

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 01, 2015 4:10 pm





AGIM GASHI

VLAN BLLOKU, KOALICIONI PDK-LDK DHE RRETHANAT E SOTME


Opinion

Kur u prish VLAN-i dhe u bashkuan për koalicion PDK dhe LDK, shumë antarë të të dy partive ishin kunder. Ishin kunder, sepse këto dy parti nuk posedojnë asgjë të përbashkët në planprogranet e tyre politike, edhe pse partite e vendeve demokratike kanë të përbashkët punët madhore të shtetit.
Derisa këto u bashkuan, shaheshin e flliqeshin aq keq dhe akuzoheshin aq ndtytësisht, saqë askush më nuk besonte se do të bashkoheshin me një front për shkatrrimin e atdheut.
Unë e dija se do të bëhej koalicioni, e dija se VLAN-i ishte një kamuflim dhe e dija se PDK-ja e Hashim Thaqit ishte gjetur personin e duhur për t’ia lëshuar në shpinë të gjitha mëkatet dhe tradhëtitë e deritashme LDK-së së Ibrahim Rugoves.
Gjatë gjithë kohës gjashtëmujore sa kishte zgjatë VLAN BLLOKU, ekipi i përbërë nga nga gjashtë persona më të zhdervjellët për gjëra të tilla të mshefta e tejet sekrete të LDK-së e që kishin përvoja nga e kaluara, takohej me grupin e PDK-së që punonte me direktivat e SHIK-ut dhe të Fatos Klosit, tani veteran e luftës së Kosoves, bisedonin dhe bënin gati koalicionin PDK-LDK. Andaj edhe kur u bashkuan i kishin të gjitha planet e gatshme. VLAN BLLOKU ishte kamuflim dhe rrenë e radhës që i servohej popullit i cili po paguan nga kafshata e vetë edhe për tradhëtina të tilla.
PDK kishte nuhatur dëshirën dhe karrierizmin e Isa Mustafës dhe klikës së tij e cila tradhëtoi çdo gjë rugoviane, se lakmonin dhe i dëshironin majat e pushtetit, pa zgjedhur mjete, sepse pushteti ishte burim i milionave pa djersë. Atëherë filloi punën që të gjitha tradhëtitë e veta të ia lëshonte në dorë Isa Mustafes dhe LDK-së, e vetë të nxirret si qomja nga tlyni, edhe pse të gjitha të bërat në dëm të kombit e atdheut deri dje binin mbi PDK-në, vrasjet, hajnitë, korrupcioni dhe shitjet e tokës shqiptare republikave sllave, të ia lente në dorë LDK-së duke pas mashen më të sigurt, Isa Mustafen i cili njifet me shantazhe kur largoi Fatmir Sejdiun nga skena politike.
Isa ka shkollë politike komuniste të ish Jugosllavisë, e cila shkollë linte fjetë edhe shtetet më në zë të botes së pa inkuadruar si e quanin atë kohë kur edhe Isa kishte fuqi të lartë politike.
Njerzit e LDK-së të cilët i dinin këto ndërskamca, që i kishin përjetuar torturat e kërcnimet nga PDK-ja dhe SHIK-ku, alarmonin elektoratin se ky koalicion nuk po bëhet për me ruajtë shtetitn por për me shkatrruar LDK-në, madje edhe shtetin. PDK-ja kishte besimin se edhe kësaj radhe, pas shkatrrimit total të LDK-së, shtetin do ta shpetonin ndërkombëtaret.Kjo mbetet të shifet, por shtetin e Kosoves e sollen para shkatrrimit të gjitha partite të cilat luften e bënin për me ardhë në pushtet, me u bë milioner. Titulli milioner është titulli më i lakmuar i shqiptarëve të cilët po e shkatrrojnë shtetin dhe të cilet në vazhdimësi shkelin mbi gjakun dhe varret e dëshmorëve e martirëve të kombit.
Hashim Thaqi e dinte se do të vien nënshkrimet finale me Serbinë.Ai e dinte që po ti nënshkruante ai, do ti merrte mbi barrë shumë tradhëti kombëtare e sidomos demarkacionet dhe zajednica, madje edhe shumë kontrata shitjesh për të cilat parat ishin “avulluar”. Ai qëllimisht planifikoi krizën me anë të deputetëve të vetë kur here bënte numra e herë mungonin numra. Gjat bisedave gjashtë mujore të VLAN BLLOKUT, ai vazhdonte bisedimet me të gjitha partite, madje me “armikun” më të madh Albin Kurtin. Takimet zhvilloheshin në ilegalitet dhe askush nuk pranonte se takoheshin, por ata takoheshin edhe pse koalicioni PDK-LDK do të ndodhte.
Dhe, ai moment erdhi. Një natë u takuan Thaqi e Isa.U përqafen e u qyrraven për lidhjen e koalicionit. Më i gëzuari në brendinë e shpirtit ishte vetë Hashim Thaqi që arriti ti shes tradhëtitë, ndërsa Isa Mustafa me klikë, kërcenin nga gëzimi që blenë pushtet dhe tradhëti.
Sot, po shifet e tëra. Tradhëtitë u nënshkruan, ato tradhëti që i kishte trasuar Hashim Thaqi dhe Edita Tahiri me PDK. U nënshkruan nga Isa Mustafa dhe njerzit e tij që I shkuan mbrapa. Hashimi shpëtoi dhe fitoi shumë. Fitoi, sepse doli nga të gjitha të kqijat, fitoi postin e Presidentit dhe rrugën më të lehtë për ta nënshtruar LDK-në e Ibrahim Rugoves deri në zhdukje totale. 
Fitorja më e madhe sot shifet në Parlament. Luftohet për nënshtrim, me anë të opozitës, 
vetë Kadri Veseli.Kjo po shifet edhe nga Hëna.
Kurr më LDK-ja sdo ta ketë elektoratin që e kishte. Nuk di a do të votojnë edhe antarët e familjeve të klanit Isa. Dhe, kur ua thua publikisht këto gjëra këtyre akterëve, ata ose të sulmojnë antinjerzisht, ose të thonë se ti ke rrëshqit nga trur.
Do të isha i lumtur që të rrëshqas unë e të udhton shteti e kombi drejt ardhmërisë. Po kam frikë se ka rrëshqit shteti!

01.10.2015
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi