AGIM GASHI KËNGË PËR AHMET KRASNIQIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI KËNGË PËR AHMET KRASNIQIN

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Sep 21, 2015 5:40 pm




I dashur Kolonel dhe Minister i parë i mbrojtjes së atdheut!
Sot po mbushenh 17 vjet nga vrasja e jote, atentat ky që e zbatuan vrasësit katil me urdhëra nga ata që nuk e duan lirinë, as atëherë e as sot.
Unë spo kam mundësi tani të Ju vie te varri. Aty po vien kushmos. As në përvjetore më nuk po më thërrasin si më thirrnin më para. Thjesht, nuk guxojnë nga vartësut e tyre. 
Edhe pse unë nuk të erdha te varri dhe në sallat ku mbajnë fjalime edhe ata që nuk duhet as emrin ta përmendin, unë ndeza një qiri për Ty, lshova nga Youtunbe elegjitë që i këndova për Ty me lot e zemër, sepse ta kam ditë zotsinë dhe vlerën tënde, por edhe gjakun e rrënjëve të Aziz Zhilivodes.
Deri sa të jem gajllë do Ju përkujtoj me zemër dhe lotë. 
Token e lehtë shqiptare vlla i dashur, Dëshmor i Demokracisë, Kolobel Ahmet Krasniqi. Atdheu do të frymon më lehtë kur të zbardhen vrasësit dhe urdhëdhënësit e kriminelëve!



AGIM GASHI

KËNGË PËR AHMET KRASNIQIN


S´u skuq Bari as Selaniku
Kur nji trim nga jeta iku,
Iku trimi nën hije t`Nanës
Kur e vranë në mes Tiranës.


Tash sa vjet për kob t`Shqipnisë
Shprazen plumbat e tradhtisë,
Si në gjoks t`Hasan Prishtinës
Të Ramë Bllacës, Ahmet Shtimes.


Djalë kreshnik bir i Kosovës
Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës
Kishte besën që kurrë s`e prishi
Koloneli Ahmet Krasniqi.


II.
Njiqind vjet nën kamë t`Serbisë
Dergjen krahët e Shqipnisë,
Dergjet koka që kurrë s`duron
Kah len dielli e perëndon.


Se mbi malet e Qyqavicës
Ngjiten trimat e Drenicës,
Shpërthejnë plumbat e lirisë
Tek ia kthejnë pushkën Serbisë.


Djalë kreshnik bir i Kosovës
Kishte gjak t`Azis Zhilivodës,
Kishte besën që kurrë s`e prishi
Komandanti Ahmet Krasniqi.


III.
O Ahmet, Ahmet Krasniqi
Gjoksin tand po kush e prishi,
Kush të vrau midis t`Shqipnisë?
- Do djem t`ligj­- klysh të Serbisë.


Si kur vritet Bajram Curri
Gjon Serreqi kur thehet guri,
Si kur vritet pa i dalë fjala
Trimi ynë Jusuf Gërvalla.


Djal Kreshnik bir i Kosovës
Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës,
Drejt Koshares e drejt Pashtriku
Ndër sy trimash Ahmet Krasniqi.


Shtator 1989

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi