AGIM GASHI - ANGELA MËRKELIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - ANGELA MËRKELIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 12, 2015 4:56 pm




AGIM GASHI

ANGELA MËRKELIT

Krenar është populli i Gjermanisë që të ka Ty. 
Ti je e pastër në shpirt e me zemër të dëlirë.
Krenarë jemi, ne populli shqiptar, që mike Ju kemi.
Krenare është bota që ju kështu jeni.


Sa dukesh madhështore kur ti vegjëlinë përqafon,
Kur fëmijë nga Siria, Kosova e Bota i ledhaton, 
Dëgjohet muzika madhështore, nga qielli vjen, 
Për Ty, Angela Mërkel, për Ty grua madhështie.


Që nga fëmijëria jote, njerëzimin kishe në gji,
Kudo që ecje, shkoje e punoje, plot e përplot madhështi, 
Sot të thërrasin të vegjëlit, të varfërit, të përulurit ku janë,
Dëgjova me veshët e mi: Si Nëna Tereza, të thanë.


Ti sot je kafshatë buke, je liri dhe dritë në sy, 
Çka do të bënte kjo botë, po mos të të kemi Ty, 
Ashtu siç lind dielli çdo ditë, e hëna çdo natë,
Kudo kjo botë, me dashuri e zemër ka me të pritë.


Ti, trazohesh dhe je me gazin dhe lotin e popullit gjerman, 
Ti, trazohesh dhe je me gazin dhe lotin e botës mbarë, 
Ti, ulesh pranë sofrave me fëmijët e lotosur në sy,
Ti, Zemërmadhja e Botës dhe e shtetit të quajtur Gjermani.


Ti Botës i dhuron paqe, bukë e dashuri në vazhdimësi, 
E do atdheun tënd me dritën e syve tu si flakadan, 
Njerëzimin e do me zemër, me dashuri e madhërim, 
Porsi yjet kur shndrisin në qiellin e pambarim.


Ti sot je flakadane, yll e dritë në errsirë, 
Dhe pa ndal marshon në qiellin e stolisur me mirësi, 
Botës i dhuron diell në vazhdimësi, 
Moj e Madhja Angela Mërkel, Engjëll në liri.


11.09.15 Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi