AGIM GASHI - BIRIT DHE SYRIT SIRIAN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - BIRIT DHE SYRIT SIRIAN

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Sep 11, 2015 1:39 pm

AGIM GASHI


BIRIT DHE SYRIT SIRIAN




Syri xhaxhit, syri i botes, 
Arrite t´rrahesh me shkop gome, 
Në kufijt e tokës, t´Zotit,
Ja ndrrove pamjen jetës, motit...!


Ti biri im, biri i njerzimit, 
Me shokët t´u në brigje, detra, 
Pse u trishtu sot Zoti ynë,
Pa mëshirë që po merr jetra?

Ku është Ai, pse nuk duket?
Të shpëton engjuj e fëmi, 
Ku ka mbetë mshira njerzore,
Përse kjo botë në amulli?

T´ra i paftyri me shkop gome
Në kufijt e kriminelëve, 
Por ti mendjen në fund detrash, 
Te t´fundosurve, çupzave e djelëve.

Shamëni e shamëni sa të doni, 
Me zemër jam n´kufi t´Serbisë, 
Me birin tim, bir sirianin, 
E njejta vuajtje si e popullit tim.

Biri im o biri i botës së shkretë,
Nga loti dhe vuajtja jote, dorë nuk hjek,
Me mure turpesh, kohë qelbanike, 
Nuk janë ëndërra, krime laike.

Këtu në dhomë më vine kufinjët
Psherëtijnë vitet e vuajtjeve n´histoi, 
E kishim ne Mollën e Kuqe, biri im, 
Toplica mundet me ta pas lakmi.

Në emrin e shpirtrave të fikur
Në emrin tim dhe vuajtjeve të mia, 
Lus Zotin ti ndalon luftërat, 
Se prap Ty të do atdheu, të do Siria!

11.09.2015
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi