AGIM GASHI - GOLGOTA SHQIPTARE NDER SHEKUJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI - GOLGOTA SHQIPTARE NDER SHEKUJ

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 29, 2015 6:02 pm

AGIM GASHI


GOLGOTA SHQIPTARE NDER SHEKUJ

Fotografi tmerri që flasin më shumë se një shekull

Kur në vitin 1990 pas daljes nga burgu, vazhduan represaljet e policisë serbe mbi mua dhe familjen time, u detyrova ta lë Kosovën time. Pas qëndrimit disa mujor në Slloveni, kalova në Kroaci për ta vazhduar aktivitetin tim politik dhe muzikor. Kontaktet me njeriun shqiptar që ishte i bollshëm sidomos në Zagreb, dhe duke iu falenderuar çunave nga të cilët çdo ditë më dhuronin rrespekt dhe dashuri shqiptare, rashë në kontakt me një ish oficier rus që jetonte në Zagreb. Atë ditë më erdhën dy të rinjë në banesën time në fashatin Botinec e që ishte periferi e Zagrebit. Më treguan se e njofin një njeri që kishte fotografi të vjetra të masakrave të ushtrisë serbe bërë në Kosovë gjat luftrave ballkanike. Poashtu kisha fatin që të banoja sebashku me prof. Dr. Shaban  Hashanin i cili ishte historian me përvojë të madhe. Biseduam dhe u dakorduam që sëbashku me çunat të lajmërojmë edhe prof. Dr. Zekiria Canen i cili ato ditë qëndronte në Zagreb, e që të gjithë sëbashku të shkojmë tek ish oficieri rus në një lagje të Zagrebit. U ngjitëm me ashensor në një nga katet e asaj ndërtese të lartë dhe kur u afruam tek apartmani i tij, para na doli një plak i kërrusur që na priti me një dashamirësi të jashtëzakonshme. Duke pirë kafet që na i solli nusja e djalit të tij ai e filloi bisedën: “Quhem Nikolla Kizem, na tha, dhe dikur moti isha këshilltar i ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe për teritorin e Kosovës. Me vete mbaja një fotoaparat me detyrë që të bëja foto dhe ta lajmëroj Qeverinë ruse të asaj kohe për ngjarjet në Ballkan. Bëra shumë foto të ndryshme nga të cilat një pjesë i ruajta në albumin tim”. Pas një pauze të shkurtër, u ngrit dhe nga vitrina e tij nxori një album me shumë foto të vjetra. Ai ishte album që tregonte se sa gjaku i shqiptarit u derdh gjatë asaj kohe dhe në ato masakra serbe. E pagëzuam “Albumi i gjakut shqiptar”!
Derisa shiqonim albumin e rusit Kizem, rrënqethjet na e përshkonin trupin. Asnjëri nuk bënim vërr me gojë. Atmosferë e zymtë mbretëronte në banesën e rusit. Edhe më të zymtë u bëmë atëherë kur ai na e tregoi çmimin për çdo foto. Me ato para që kisha unë, mund ti blenim vetë katër foto. Çmimi ishte shumë i madh, por fotot kishin një vlerë për ne sa smundeshim ta paramendonim. Zgjodhëm katër foto, i pagova dhe dolëm me shpresë se do të gjenim para që të marrim akoma foto që dëshmojnë kjartë gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar. Asnjëherë më më për mungesër mungesë parash nuk munda ta vizitoj pronarin e „Albumit të gjakut“!

Banda e Miliq Kërstes me shqiptarë të zënë rob, të vrarë e të plagosur. Pas fotografimit të gjithë likuidohen.

Menjëherë shkova  tek një fotograf dhe bëra nga dyqind kopje për çdo foto. Ia vura detyrë vedit që këto foto tua dërgoj të gjithë kryetarëve të shteteve të botës në mënyrë që ta ken të kjartë se çka hoqëm nën robërinë serbe. Letrën e parë me ato foto ia dërgova Franjo Tuxhmanit. E dyta ishte për Alia Izetbegoviqin.
Vlenë të theksohet se këto foto ia dhashë edhe gazetës “Dielli” që dilte aso kohe në Zagreb. Për çudi askund nuk figuronte emri im. Që të ishte çudia edhe më e madhe, aty shkruante se këto fotografi i paska zbuluar “Dielli”! Më vonë kishte raste kur disa persona të pa ndërgjegjëshëm jo që i publikonin këto fotografi, por i ngritnin “nam” vedit duke u krekosur se këto fotografi i  “kanë blerë tek Nikolla Kizemi në Zagreb”, duke e marrë historiatin ashtu siq ua kisha treguar. Në anën tjetër kishte edhe aso njerz që posa i shiqonin këto foto më akuzonin se gjoja i kam marrë nga UDB-ja për të provokuar. Nga sulmet që më bëhen nga disa marksist-leninist për shkak të bindjeve politike shkojnë aq larg sa mendja e njeriut është vështirë që ti përthekoj, duke mu kërcnuar edhe me likuidim.  Këto akuza vinë mu nga ata njerz që dikur ishin në sherbime direkte apo edhe indirekte me strukturat e sistemit të atëhershëm por edhe UDB-në. Njerzit e tillë akoma janë aktiv.
Pas ardhjes sime në Gjermani, këto foto ua kam dërguar edhe shumë udhëheqësve shtetrorë të Evropës, si dhe Presidentit të Amerikës z. Bill Clinton. Bashkë me fotot shfrytzoja rastin që në ato aftësitë e mia tua shkruaj edhe nga një letër duke ua treguar të vërtetën mbi gjenocidin që kryente Serbia ndaj këtij populli liridashës. Letrën e Presidentit Clinton do tua paraqes ashtu siq e kam shkruar atëherë.
Origjinalet e këtyre fotografive i ruaj me një gjelozi të madhe. Kam menduar që një ditë do i dhuroj në Institutin e Historisë në Prishtinë.


Hazir Kuka i prerë në fyt. Gjëra të tilla serbët bënë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë



Ushtria franceze bën varrimin e viktimave të gjenocidit më 1917. Katolik e mysliman varrosen sëbashku sepse para se të ishin fetar, ata ishin shqiptarë.




Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998




Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998

DAS ALBANISCHE GOLGOTHA WÄHREND DER GESCHICHTE

Autor: Agim Gashi

Während das albanische Volk in Kosova wedwr die Möglichkeit hat,die Opfer des serbischen Massakers beizusetzen oder sie zu beweinen, schauen sich fast alle mit Gleichgültigk3eit den albanischen Holocaust an. Diese Beweise benötigen keinen Kommentar.
Kosova verblutet dem Jahre 1878. Die Metzger Serbienes wählten nie Mittel um das albanische Wesen zu vernichten. Mit den blutsaugendsten Methoden wie in der mittelalterlichen Inquisition, dauert noch heutzutage die slawische Barbarei an. Dieses Volk und dieser Boden ist von den serbischen Stiefeln ermüdet.
Die Garasaninus, Cubrilovics, Milics und Pecanacs sind durch die Milosevics, die Sesels,Arkans und Draskovics ersetzt wordwn. Die Schlange, die auf lateinisch serpe bedeutet, wechselt nur die Haut, aber nicht ihr Handwerk. Die Wetlt schaut dasjenige vom Jahre 1878, 1912, 1920, 1945, 1990, 1992,1997.
Der Blutsauger von Balkan, Milosevic, sendet Europa jeden Tag die entsetzlichsten Szenen, während das älteste Volk Europas,keine Möglichkeit hat ihre Opfer beizusetzennoch sie zu beweinen.Wie soll das Volk sie beweinen können, da um den Hals herum die serbische Schlange schlängelt.
Alle bleiben tatenlos und schaunen sich den albanischen Holokaust an.
Hunderte, Tausende von Kindern, Frauen und ältere Menschen in den Bergen, viele hunderte zerstörte Dörfer, Hunderte und Tausender Tote und Verwundete. Wiviel sollten noch getötet werden, um uns zu einigen?
In der Fortsetzung veröffentlichen wir einige Photos vergangener Massaker, welche von einem russischen Offizier, namens Nikolla Kizem mit Aufenthalt in Zagreb, der als Berater in der Gendarmerie und dem Militär des Königreichs Jugoslawiens gedient hat, gekauft sin. Die Originalpfotos befinden sich beim Autor dieses Schreibens.   



Kadri Raka me plumb në zemër. Pastaj i lidhur me shokën e tij për një dyrek në qoshin e shtëpisë, ku qëndroi një javë. Gjatë gjithë asaj kohe duhej që familjarët e tij ta shikonin me orë të tëra. Këtë mund ta bën vetë dora sllavo-karpatiane.

Ndersa sipas variantit te nje kacanikasi: Ky eshte  Shaqir Kuka nga fshati Kukaj afer Kaçanikut. Ishte ushtar ne ushtrine serbe dhe pasi dezerton ai rrinte i fshehur. Ishte njeri i zoti, 2 m i gjate. Nje nate e zane ne shtepine e tij sepse ishte percjellur nga hafijet (spiunet). E qesin para xhamise tek nje shelne dhe te Ura e Konakut dhe ne menyre publike e pushkatojne ne prani te familjes dhe farefisit. Pas ketij akti makaber ata e lidhin me shoken e tij per dyreku tek shtepia e tij dhe ashtu e lene per nje jave te tere.

Artikulli i botuar në „Rilindja“ më 25.08.1998 



Letra të tilla u dergova shumë presidentëve të botes me fotot e tmerrit nga Golgota shqiptare!

LETER E HAPUR ZOTIT PRESIDENTIT TE SHB-ve BILL CLINTONIT

SHUME I NDERUAR ZOTI PRESIDENT!


Faqja e fundit e letrës dërguar z. Bill Clinton
Jam një rapsod popullor shqiptar, dhe sipas traditës sonë, nuk është vonë për urime, andaj më lejoni që me gjithë zemër t´ua uroj fitorën e Juaj për President të SHBA-ve.
U urojmë edhe hapjen e muzeut të Hollakastës në vendin Tuaj të madh, liridashës dhe demokratik. Ndaj, si shqiptar në fillim të kësaj letre po e marr një thënje të Mary Edith Durhanit, ku si antropologe, piktore e historiane, qëndroi me vite të tëra në Ballkan, e ku para 70 vitesh tha: “Për popullin shqiptar fundi ende nuk ka ardhur”. Dhe ne mbijetuam edhe ato 70 vite të tmerrshme të robrimit, përjetuam Golgotën e parë botrore, Holokaustën gjithashtu të pare, për të mbetur nën thundrrën slave atëherë dhe sot. 
Po mos të Ju nderonim shumë, nuk do të shkruanim, por, me anë të kësaj letre nuk do të mundemi t´ua shkruajmë të gjitha ato tmerre që përjetoi populli ynë shqiptar: nënshtrime, tradhëti, mizori…që me gjakëftohtësi dhe me brutalitetin e pa pare njerzor ushtroi serboslllavia për ta futë nën thundrrën e saj këtë skaj të Ballkanit, i cili edhe në kohët më të herëshme, por edhe sot është një vatër lufte dhe vend i pa shpresë e I mjerimit. Po të vinit ke ne, do ta gjeni një popull të mjerë që lufton për vatrën e tij, por, që ka shpresë se një ditë nën mbikqyrjen e Juasj do ti gëzoj të drejtat e tija legjitime, sepse këto tmerre, gënjeshtra e intriga që u gatuan dhe gatuhen me shekuj ndaj popullit shqiptar u bënë monotone dhe janë të thjeshta e vetëm slave.

Shumicës I është e njohur se populli shqiptar është populli më I madh I Ballkanit, por që vdekshmëria e foshnjeve tek shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera etnike është më e madhja në Evropë. Shkenctari françez Ami Boue vërtetoi se më 1838 numri i popullsisë serbe në Ballkan ishte 900.000 (nëntëqind mijë), ndërsa numri I populates shqiptare 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Pra popullata shqiptare atëherë ishte më e madhe se e grekëve, por dy herë më e madhe se e serbëve.. Këto të dhëna tregojnë fare kjartë se sa I tmerrshëm ishte gjenocidi ndaj shqiptarëve që u zhvilluan me metoda më barbare e që shekulli XX dhe XXI nuk duhet dhe nuk është dashtë ti lejoj. Edhe e sotmja, si e kaluarja, është kaq e mjeruar sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dhe ne shqiptarët u Urojmë nga zemra që mu në shtetin e Juaj demokratik u hap një nuze I Holokaustës çnjerzore që u zhvillua ndaj popullit izraelit. Një frigë të madhe për një muze të tillë e pati edhe humanisti dhe publicisti izraelit Leo Freundlich kur para se të filloj Lufta e pare Botrore, në të Hënen e Kërshëndellave të vitit 1913 në Vien ua dha mediumeve botrore librin dokumentar, “Akti i gjykuar”, dokumentin për “Golgotën shqiptare”, i cili bën fjalë për holokastin I cili ndodhi para 80 vitesh. Kjo hollokaustë për fat të keq ndodhë edhe sot ndaj popullit shqiptar të Kosovës, si dhe ndaj muslimanëve të Bosnës, ku aktori është po ai I para 80 viteve. Andaj holokaustën e pare te Evropës e  filluan dhe e planifikuan serbët më 1912-13, dhe ku Leo Freundlich shkruan: „Për më pak se gjysmë viti ushtria serbe dhe bandat serbo-çetnike u egërsuan dhe kjo soldateskë çnjerzore bëri krime të pa para. Disa dhjetra mijëra njerz të pambrojtur u vranë, grate u dhunuan, pleqët e fëmijët u masakruan ndërsa mijëra fshatra me zjarrë u bënë rrafsh me tokë- e Evropa s´bëzan”.
Këto ishin zhdukje kolektive Zoti President, por që fatkeqësisht janë edhe sot; gjërsa aktori I hollokaustës izraelite bnuk egziston më, ai I hollokaustës shqiptare vepron edhe sot, dhe para gjithë botës së shekullit XXI I kërcnohet edhe shtetit të Juaj demokratik e liridashës. Deri kur do ta lejon bota këtë tmerr?
Kur më 22 qershor të vitit 1912, ushtria serbe hyri në Prishtinë ajo më nuk u tërhoq kurrë, dhe, filloi pastrimin etnik të këtyre trojeve, gjë që ne jemi të bindur se poulli amerikan nuk e dashti kurre një robrim të popullit shqiptar. Nuk e don populli I Juaj as sot kur Ju po e udhëheqni, dhe një pastrim i sotëm etnik, nuk është asgjë tjetër pos realizim i Elaboratit të shovenistit të përbetuar serb Vaso Çubrilloviqit dhe I “nobelistit” Ivo Andriqit, që synonin pastrimin etnik të tërë Ballkanit dhe formimit të një shteti të madh serb. Serbia të drejtën për vetëvendosje nuk ia pranoi asnjë populli të Ballkanit e sidomos shqiptarëve, ku me hyrjen e ushtrisë së saj më 1912-13 në trojet shqiptare, e deri sot,  zhduki nga faqja e dheut mbi 2 milion shqiptarë, duke vazhduar të zhdukë dhe shpërngulë nëpër fushat e Anadollit edhe 5 milion të tjerë, siq po synon të zhduki edhe 6 milion shqiptarë të sotëm..A nuk është kjo një hollokaustë e re? Dhe, përse sot bota hesht? Përse bota I ka armët e saja? Për ti përdorë vetëm kundër Irakut, apo vetëm për Somalinë?!!!! Pse nuk u shkrep ende asnjë plumb I botës paqëdashëse edhe në Ballkan? Mos vallë po pritni që të zhduket nga faqja e dheut popullata e Ballkanit dhe pastaj bota ta bën tërë Ballkanin Muze të Hollokaustit të shek. XXI?
Vallë, pse Ballkani e ka tretmanin si të ishte pjesë e teritorit të Hënës apo të ndonjë planeti tjetër? Ne shqiptarët dhe popujt tjerë të vegjël të Ballkanit mendojmë se edhe Ballkani është pjesë e Evropës dhe e Botës, ku në këtë teritor pos Ilirëve dhe Grekëve nuk jetonin popuj të tjerë. Atëherë kishim teritorin tonë, por ja që erdhën sllavët për të na vrarë, plaqkitë, dhe për të na e marrë plang e votër. E këta sllavë nuk ndryshuan kurrë në sjelljet e tyre barbare, dhe sot e gjithë ditën po këta sllavë merren me gënjeshtra, komlote e tradhëtira. Na e vodhën me dhunë çdo të drejtë kombëtare, lirinë, shtypin, radion e TV-në, na përzunë nga puna duke na vrarë e burgosin sot e gjithë ditën. 
Sot, qindra e mijëra shqiptarë lëshuan trojet e tyre etnike për tu strehuara në Evropë, sepse janë të vetëdijshëm se janë para një hollokauste të re. Këtu dua të shprehem me një fjalë të vjetër shqiptare që kur malsoret e maleve shqiptare bisedonin me të huajin për rrethanat e Ballkanit, gjithëherë gjithëherë thonin: „Leri sllavët të lirë e do të shohësh a do të ketë vend për njeri tjetër. Këtë mbajeni mend mirë“!-shpreheshin ata. Andaj Zoti President, a e dini se sa afër sot në Ballkan rrinë shkëndija me barotin, sepse shqiptarët dhe serbët nuk kanë qenë e as nuk do të jenë kurrë vllëzër. Dhe kjo për Ballkanin është një tragjedi sepse shqiptarët kurrë nuk do të pajtohen me një robërim të tillë. Ne ishim të robëruar që nga vdekja e Skënderbeut, por të nënshtruar kurrë!
E ndoshta një ditë nga vendet e Evropës dhe të Amerikës do të hudhen miliona shqiptar në tokat e tyre etnike për një të drejtë legjitime. Ne mendojmë se e kemi edhe përkrahjen e Juaj dhe të popullit amerikan, por një gjë të tillë do ta bëjmë vetëm atëherë kur do të jenë shterrë kanalet e rrugëve të diplomacisë demokratike, sepse ne shqiptarët duam të bisedojmë edhe me armikun tonë, por të barabart e tolerancë, sepse jemi një popull që armikut si falim asgjë, por për këtë arsye mikut i falim çdo gjë. Luftën nuk e dëshirojmë sepse jemi të vetëdijshëm se bota e civilizuar din ti zgjedhë qështjet me kulturë njerzore, por çdo të bënit ju me një armik siq është i yni (dhe i gjithë botës). Të luftosh me trimin është trimëri, me barbarin është çmenduri, por barbarin duhet ta luftoj e tërë bota për humanitet. Sot bota demokratike duhet të jetë më energjike në çrrënjosjen e dhunimeve, helmimeve, vrasjeve masive, çnjerzimeve dhe çdo gjëje që është jashtë kulturës njerzore, e që po ndodhin para syve të Juaj dhe të botës.
Neve shqiptarëve na i helmuan edhe fëmijët në shkolla, ku ushtria dhe policia serbosllave hodhi helmin nëpër mësonjëtoret tona, për të mbetur 7000 fëmijë pa familje të reja e trashëgimtar. A mos vallë që fëmijët e Ballkanit janë të gjykuar të jetojnë në këtë gjendje? Këtë barbarizëm të ushtrisë serbosllavo-malazeze, bota dhe Ju zoti President duhet ta ndalni, sepse keni forcën por e keni edhe arsyen. Pa zgjedhjen e drejtë të qështjes shqiptare ne jemi të bindur se nuk do të zgjidhet as kriza ballkanike.
Ju përshëndes Zoti President, duke Ju dëshiruar Juve dhe popullit të Juaj lumturi, prosperitet dhe jetë të gjatë. Ndërsa Muzeu i Hollokaustës le të jetë mësimi i fundit për botën e civilizuar. Kësaj bote i takon edhe populli liridashës shqiptar.

Agim Gashi
rapsod popullor shqiptar
28 prill 1993,        
Gjermani
   
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi