AGIM GASHI AH DASHURI E VJETRA DASHURI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI AH DASHURI E VJETRA DASHURI

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 20, 2015 3:10 pm



AGIM GASHI

AH DASHURI E VJETRA DASHURI


Më ftove ti mikja e vjeter
Të takohemi atje n´Gërmi, 
Pas dyzet vitesh të na përtrihet,
Ajo e madhja dashuri.


Mora rrugen me krroqen time, 
Nuk ishte ma ajo Tauk Bahqe, 
Por më dolen para syve 
T´kuqe, tuat, ato faqe.


E kalova edhe liqenin
Jam ulë te lisi i Dshurisë, 
Ku kalonim ditë e netë, 
N´kohë t`bekueme të rinisë.


Ti më erdhe e lehtë si pupla, 
Mi mbylle mbrapa sytë e mi, 
Dhe fillove të më puthësh 
Plot me afshë e dashuri.


Sa më lute, “pashë rininë tonë”, 
Mos i hap ata dy sy,
Lejo të lutem, ta shijoj ëndrren, 
Që e kishim në rini.


Me sy mbyllur unë fillova
Ta ledhatoj në duart e saj, 
Putha buzët, putha sytë
Me lotë faqet po i laj.


Dashta me ja prek unë flokun
Kësaj arushe, krejt dredha, dredha, 
Ata flokë si krah shqiponje
Kur ja merrte e Arbërit era.


I kerkova e smund i gjeta
Kaçurrelat që i kishte n´ball, 
Kur ja pash shaminë arabe
Zemër e shpirt flak më jan kallë.


Hiqe moj atë shami
Se nuk është tradita e jote, 
Flokët tua si purpuri, 
N´qiell flutronin n´vite e mote.


Ahhh, fshani thellë, si me u mbytë qielli
-Nuk është traditë, këtë e di, 
Na vrau t´gjallë, e po vret t´vdekur, 
Ky atdhe me plot varfëri.


Vjen armiku shekullor
Na dhuro bukë, me mabjtë fëminë, 
Të dyshimta libra fetare, 
Thotë mbulohuni, në ball shaminë.


Hapen qindra t´mjera shoqata
Thonin janë humanitare, 
Aty punojnë për përfitime
Politikanë e bashkësi fetare.


Shqiptarë t´mjerë e me damkë
Vetë bandita, ndihmojnë mafinë, 
Për përfitime personale
Tradhtuen varret e Dardaninë.


II
Mos më fol moj e dashura ime
Këto gjana mirë i di, 
Më mirë e vdekur, se sa je gjallë,
Kur u mbulove me shami.


Ke tradhtue nënën tënde
Ke tradhëtu t´madhen dashuri, 
Ku të mbeti e ku e humbe,
Që e kishe për Nënë Arbëri?


Hiqe moj e mira ime
Hiqe t´huajen, atë shami, 
Veje një shami shqiptre
Si shqiponjë me flokë mbi sy.


Hiqe moj pash kaqurrelat
Ta shof flokun, ta shof ballin, 
Edhe eja n´prehrin tim
Rinisë së shkuar t´ja heqim mallin.


III
Engjëllusha plot kaçurrela
Hoqi, shporri atë shami, 
Rreze drite i ranë atdheut
Kaploi hijeshia atë Gërmi.


N´varr buzqeshi Skënderbeu
N´varrë u ngjall Ibrahim Rugova, 
Filloi këngën Adem Jashari
Edhe dëshmoret, mbarë Kosova.


Vjen nga unë ajo freskore
Me ledhatoj, më mori n´gji
I lumi ai që nuk tradhëton
Atdheun tonë dhe këtë shqiptari.


Ska ma mirë se shqip me folë, 
Edhe shqip gjithkund me këndue, 
Shqip me u puth e shqip përqafje
Shqip në jetë me u dashurue.


O ndëgjoni djem e vasha, 
Me dashuru shqip, flurton mbi re,
Se këtë gjuhë e këto tradita
Vetë Zoti i lshoi mbi dhe.



Tjerat gjuhë janë dytsore
Shqipja është n´toka arbnore, 
Kush tradhton e kush se flet
E mallkon Zoti për mot e jetë.


Dashurohuni shqip, arbnorqe, 
Duajeni popullin dhe atdheun, 
Hiqjani vashava ato „ferexhe“, 
T´zbukurohet përsi mëmëdheu.


III
Më doli gjumi, unë nënë shtrat, 
Pluhur goja më ishte mbushë, 
Mallkova jetën dhe politiken
Kaploi tradhëtia male e fushë.


Qaj e qaj për fatin tim
I njejt´ si fati i Arbnisë, 
Na tradhtuen e na poshtruen, 
Fara e keqe e tradhëtisë!


20.08.15
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi